Gazeta Shqiptare

“Sherri” mes policëve të “Shqiponjës” dhe kunatit të Saimir Tahirit nisi për kontrollin e një makine

Policia: Akuzat e PD, të pavërteta. S’ka polic të shkarkuar

-

Incidenti

mes efek tivëve të repartit “Shqiponja” dhe kunatit të ministrit Saimir Tahiri ka nisur për kontrollin që policia do t’i ushtronte një automjeti që kishte ndaluar në lokalin e tij. Ky fakt bëhet me dije pranë burimeve të policisë së kryeqyteti­t. Të njëjtat burime sqaruan më tej se njoftimi për kontrollin që duhet t’i bëhej kësaj makine ishte raportuar në sallën operative nga ku ishin lajmëruar menjëherë forcat “Shqiponja”. Këta të fundit kanë qenë gjatë gjithë kohës në ndjekje të automjetit në fjalë, ku dyshohej se pronari i mjetit ishte i pajisur me një armë. Po sipas tyre, makina ka ndaluar në afërsi të sheshit “Shqiponja”, në lokalin e Alban Berishës, i cili është kunati i ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit. Mësohet se ka qenë Berisha, ai që nuk ka lejuar që “klientit” të tij t’i ushtrohej kon- trolli duke kundërshtu­ar kështu forcat e policisë dhe duke përdorur ndaj tyre fjalor banal. Menjëherë pas kësaj, forcat “Shqiponja”, duke mos qenë në dijeni të faktit se Berisha ishte kunati i Tahirit, i kanë vënë atij prangat dhe i kanë thënë se do ta shoqëronin në Drejtorinë e Policisë. Vetëm pak minuta më vonë, aty ka shkuar këshilltar­i dhe shoferi i ministrit Tahirit dhe u kanë thënë efektivëve të policisë që t’i hiqnin atij pran- gat. Burimet e sipërpërme­ndura treguan më tej se ka qenë pikërisht këshilltar­i i ministrit që i ka thënë policisë se do ta zgjidhte ai këtë punë. Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë dhe pikërisht atë ditë, ministri Saimir Tahiri ka urdhëruar pezullimin nga detyra të 6 efektivëve të “Shqiponjës”, urdhër ky i cili është zbatuar nga kreu i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj. Fillimisht lajmi u bë publik nga ish- kryeminist­ri Sali Ber- isha. Ndërkaq, ditën e djeshme, me anë të një njoftimi zyrtar nga ana e Policisë së Shtetit u raportua se, “deklarata e PD lidhur me shkarkimin e punonjësve të policisë është tërësisht e pavërtetë”. Në reagim thuhet se nuk është shkarkuar asnjë punonjës policie. “Siç parashikon kuadri ligjor, për të dyja rastet është kryer procedura ligjore e verifikimi­t të përgjegjës­ive, procedurë standard që ndodh sa herë që një qytetar ka ankesë për veprimet e policisë”, thuhet në reagim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania