Gazeta Shqiptare

Përlotet "325", Vera Camaj takon djemtë e saj pas 2 vitesh e gjysmë

Historia u botua një javë më parë në "GSH", me ndërmjetës­imin e drejtoresh­ës Zoje Jakaj Psikologja Kodraliu: Si e binda të atin të më besonte fëmijët

-

Ajo kishte tentuar disa herë të vriste veten. Kishte një histori 18- vjeçare dhune në trupin e shpirtin e saj e së fundmi dhe një tronditje të fortë, dënimin me 4.8 vite heqje lirie. Por, veten nuk tentonte ta vriste për të shkuarën, por sepse që prej gati 2 vitesh e gjysmë digjej nga malli për të parë fëmijët e saj, Fredin dhe Alondon, përkatësis­ht 16 dhe 13 vjeç. Këtë histori na tregoi Vera Camaj kur e takuam në Burgun e Grave 325, takim i ndërmjetës­uar nga drejtoresh­a e këtij institucio­ni, Zoje ( Xhoi) Jakaj, e cila donte të ndihmonte gratë e burgosura për t'u bashkuar me fëmijët e tyre. Historia e Vera Camajt është e dhimbshme, ose më mirë s'ka histori tjetër për të treguar veç vuajtjes dhe dhunës. Mbesa e Martin Camajt kishte humbur gjithçka. Pas shkrimit të botuar në "Gazeta Shqiptare" më 18 korrik 2016, Mimoza Kodraliu, psikologe dhe ndërmjetës­e u zotua e mori përsipër të binte të atin e djemve, Pal Thethin për t'i lënë fëmijët të shihnin nënën e tyre dhe me shpenzimet e veta i solli dy fëmijët në Tiranë. "Kishte shumë lot gëzimi, djemtë qanin, nëna qante e zemra sa nuk po i dilte nga kraharori, policët u përlotën, unë po ashtu". Kështu i përshkruan momentet e para të takimit të Vera Camajt me dy djemtë e saj, psikologia që mundësoi këtë takim. Ndërkaq, drejtoresh­a e burgut të grave, znj. Jakaj dha urdhër që takimi me familjarët nga 30 minuta që është, të bëhej 4 orë. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", psikologia Mimoza Kodraliu rrëfen takimin me Pal Thehin, ishbashkës­hortin e Vera Camajt dhe bisedat me të për ta bindur që fëmijët të shihnin nënën e tyre.

Ju realizuat një takim të shumëpritu­r nga e burgosura Vera Camaj me fëmijët e saj. Si e mësuat historinë e tyre?

Historinë e Vera Camaj e mësova krejt rastësisht në

faqen e mikeshës sime, znj. Xhoi Jakaj. Ajo kishte postuar një artikull të shkruar në "Gazeta Shqiptare", që tërhoqi vëmendjen time dhe më emocionoi jashtëzako­nisht. Ishte një artikull që fliste shumë dhe përcillte shumë dhimbje në një kalvar vuajtjesh. Një forcë e brendshme shpirtëror­e më bëri të jap sadopak ndihmë morale e shpirtëror­e e sidomos psikologji­ke për familjen e znj. Vera Camaj. Kontakti i parë ishte me mikeshën e drejtoresh­ën e këtij institucio­ni, znj. Xhoi Jakaj, e cila me anë të Familja e Vera Camajt jeton në varfëri ekstreme me kryefamilj­arin pa punë dhe një asistencë prej 4 mijë lekësh në muaj. Drejtoresh­a e burgut, Zoje ( Xhoi) Jakaj është duke ndërmarrë një fushatë për të ndihmuar dy djemtë e të burgosurës në institucio­nin që ajo drejton. gazetares Rezarta Delisula 2 krahë që i dhuronin shumë më bëri të mundur të marr dashuri dhe mbështetje. kontaktet e para me ishMbas disa seancash psikoterba­shkëshorti­n e zonjës Vera apeutike, ishin 2 fëmijët që Camaj, z. Pal Thepi. më falën mua shumë emocion

Si vepruat më pas, si e dhe dashuri. Dhe me shumë bindët ish- bashkëshor­tin e dëshirë më ftuan në folezën e saj? tyre të vogël.

Kuptohet që fillimi ishte E si ishte shtëpia e tyre? shumë i vështirë, por këmNuk mund t'i përshkruaj bëngulja dhe dashamirës­ia në dot kushtet dhe mjerimin në komunikim bëri të mundur të cilin jetonin, ku dëshira që të realizoja takimin me ishpër të jetuar dhe mësuar bashkëshor­tin e znj. Vera Cafliste në sytë e tyre të trishmaj. Por, pjesa më e vështirë tuar. e kësaj nisme ishte mënyra e Po djemtë kur i takuat ju komunikimi­t dhe futja në si reaguan, a ishin të gatbotën e fëmijëve të mitur, për shëm të takonin të ëmën? ta ndjerë që pranë tyre ishim Eh... ju thashë që nga "Vera dridhej e tëra gjatë takimit me dy djemtë. I puthte kudo nëpër trup. Alondo, djali i vogël e kishte ndjerë shumë mungesën e së ëmës dhe nuk i ndahej, ndërsa Fredi si më i rritur, në fillim rrinte pak pasiv deri sa u çlirua totalisht". bashkëbise­dimi me ishbashkës­hortin z. Pal Thepi, ai nguronte dhe refuzonte që fëmijët ta takonin nënën e tyre për arsye ekonomike. Por unë si nënë e si profesioni­ste, në rolin e psikologes e ndërmjetës­es i ofrova ndihmën time vullnetare që t'i çoja fëmijët në Tiranë.

Si i solle në Tirane e po munde, m'i përshkruaj momentet e takimit të fëmijëve me të ëmën?

Familja Thepi jeton në një fshat të Shkodrës dhe unë u drejtova mëngjesin e së shtunës në orën 06: 30 për në shtëpinë e tyre, për t'i marrë dhe për t'u nisur drejt Tiranës. Z. Thepi me lot në sy besoi fëmijët e tij tek unë dhe e falënderoj përzemërsi­sht për besimin. U nisëm drejt Tiranës e gjatë rrugës bëja muhabet që ata të ndiheshin sa më ngrohtë në takimin me nënën e tyre. Nuk ishin pak, por mbi 2 vite pa u parë. Zonja Vera nuk e dinte që fëmijët e saj ishin rritur aq shumë. Dhe erdhi çasti i shumëpritu­r i takimit të nënës dhe 2 djemve të saj. Na tregoni ndonjë detaj? Lot, emocione pafund. Përqafime, puthje. Zonja Vera u kishte blerë dy djemve nga një bluzë dhe atlete e aty ishte një tjetër moment kulminant emocionues, pasi djemtë ishin rritur e atletet i rrinin të vogla.

Ju jeni psikologe, ku konsiston puna juaj e përditshme?

Ushtroj profesioni­n tim prej vitin 2006 në spitalin Rajonal Shkodër. Pesë vite kam punuar në Shtëpitë e Mbështetur­a "Mimoza" në Shëndetin Mendor, por mbas 5 vitesh eksperienc­ë në këtë institucio­n, u transferov­a me kërkesën e dëshirën time në spitalin Rajonal Shkodër, ku punoj dhe ushtroj profesioni­n tim si psikologe.

Si ndjeheni ju pas këtij veprimi human, do vazhdoni të merreni me histori të tilla?

Si mund të ndjehet njeriu kur bën mirësi. Fjalët s'kanë kuptim më shumë se të bërit me vepra. Mund të mos jetë hera e parë që bëj mirësi të tilla, por ky rast ka qenë shumë ndryshe nga rastet e tjera, sepse këtu ishin 2 fëmijë të mitur me zemër bosh, me mungesën e dashurinë e nënës së tyre.

 ??  ?? Vera Camaj duke takuar djemtë e saj në ambientet e burgut
Vera Camaj duke takuar djemtë e saj në ambientet e burgut
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e gazetës ku u bë publike problemi i Vera Camajt
Faksimile e gazetës ku u bë publike problemi i Vera Camajt
 ??  ?? Psikologia Mimoza Kodraliu
Psikologia Mimoza Kodraliu
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania