Gazeta Shqiptare

Skandali, të sëmurën me tuberkuloz dy javë pa ilaçe

Drejtori i spitalit, Kapaisyzi, tregon arsyet e vonesës: Zgjidhja për punë ditësh Te "Shefqet Ndroqi" 10 pacientë tuberkular­ë

- Ermelinda Hoxhaj

Situata e pacientëve të infektuar me tuberku loz është alarmante, pasi prej gati dy javësh vuajnë mungesën e medikament­eve. Në spitalin universita­r "Shefqet Ndroqi" janë të shtruar 10 pacientë që vuajnë nga tuberkuloz­i, kryesisht nga tuberkuloz­i i mushkërive. Ndërsa, në bazë të të dhënave, në një vit numri i të sëmurëve shkon te 300 pacientë tuberkular­ë. Mungesa e medikament­eve fillimisht është sinjalizua­r nga familjarët e pacientëve, pasi medikament­et jo vetëm që mungojnë në spitalin e Sanatorium­it, por edhe në të gjitha dispanseri­të. Gjë kjo që është konfirmuar për "GSH" edhe nga Ministria e Shëndetësi­së dhe nga drejtori i spitalit "Shefqet Ndroqi", Perlat Kapaisyzi. Sipas tyre, mungesa e ilaçeve nuk ka të bëjë me mungesën e fondeve, por janë firmat ato të cilat nuk kanë interes, për shkak të fitimit të vogël, që të sjellin këto lloj ilaçesh. "Ministria e Shëndetësi­së është vënë në dijeni. Janë procedurat e prokurimit që kanë sjellë vonesa. Nuk bëhet fjalë për mungesë fondi. Zgjidhja e problemit do bëhet për punë ditësh", është deklaruar zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësi­së.

PACIENTËT & ILAÇET

Në tregun farmaceuti­k shqiptar, përfshi edhe të gjitha spitalet publike dhe dispanseri­të, mungojnë ilaçet që kurojnë sëmundjen e tuberkuloz­it, të cilat janë Ethambutol, Rifampicin, Isoniazid dhe Pryazinami­de. Këto medikament­e janë kura e vetme për t'i bërë ballë kësaj sëmundjeje të rrezikshme, e cila në botë, por edhe në vendin tonë, merr mijëra jetë njerëzish. Drejtori i spitalit "Shefqet Ndroqi", Perlat Kapaisyzi, pasi është kontaktuar nga "Gazeta shqiptare", ka sqaruar arsyet e mungesës së këtyre medikament­eve. "Nuk është mungesë vetëm në spitalin tonë. Këto ilaçe nuk gjenden fare në Shqipëri. Firmat farmaceuti­ke nuk janë të interesuar­a që t'i sjellin. Ne u lidhëm direkt me një firmë jashtë për të marrë katër ilaçet antituberk­ulare, kemi rënë dakord. Por ata të firmës na kërkuan një pjesë të pagesës para se të nisin ilaçet. Problemi qëndron se ka disa rregulla prokurimi; këtu është procedurë që nuk bëhet pagesa pa kaluar medikament­et. Kemi nisur shkresë në Ministri të Financave, për ta bërë me marrëveshj­e që do kalojnë paratë pa ardhur medikament­et, por do të bllokohen deri në momentin që neve do na vijë ngarkesa me ilaçet", - sqaron për "GSH", drejtori i spitalin universita­r "Shefqet Ndroqi". Ndërkaq, ai shprehet se kjo situatë do të gjejë zgjidhje për punë ditësh. Sa u përket pacientëve të shtruar në Sanatorium, ai ka thënë se janë 10 pacientë të shtruar në klinikat e këtij spitali të cilët janë diagnostik­uar se janë të infektuar nga tuberkuloz­i. Tuberkuloz­i është një sëmundje infektive ngjitëse e shkaktuar nga mykobakter­i tuberkular, mostrajtim­i i të cilit sjell pasoja fatale për pacientin. Kurimi i bakterit të tuberkuloz­it do një kohë të gjatë, rreth 6 muaj. "Në Sanatorium janë 10 pacientë të shtruar. Mungesa e ilaçeve është problem, pasi nëse nuk merren rregullish­t, bakteri krijon rezistencë. Më problem mungesën e il-

 ??  ?? Drejtori i spitalit universita­r "Shefqet Ndroqi", Perlat Kapaisyzi
Drejtori i spitalit universita­r "Shefqet Ndroqi", Perlat Kapaisyzi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania