Gazeta Shqiptare

Shqipëria, pa depistim që nga vitet ' 90

Tuberkuloz­i është sëmundje infektive me shkallë të lartë ngjitëse, përhapet nëpërmjet ajrit nga kolla dhe spërklat e pështymës Çdo vit diagnostik­ohen me tuberkuloz­ë mbi 300 persona

- Ermelinda Hoxhaj

Pas viteve ' 90 tuberku lozi është përhapur ndjeshëm në Shqipëri, edhe pse konsideroh­ej si një sëmundje e zhdukur. Çdo vit në Spitalin e Sanatorium­it diagnostik­ohen mbi 300 pacientë, pa llogaritur ata që e kanë infeksioni­n e fshehur. Shifra të sakta të përhapjes së kësaj sëmundjeje në mbarë vendin nuk janë bërë publike. Ndërkohë që prej 25 vitesh në vend nuk është bërë depistim i popullsisë, duke ngritur dyshimin se përhapja e kësaj sëmundjeje ngjitëse është shumë herë më e lartë. Sipas mjekëve specialist­ë, kushtet e jetesës kanë shumë lidhje me këtë lloj sëmundjeje, pasi ka të bëjë me standardet e jetesës. Po ashtu, sipas tyre vendet me lagështirë dhe myqe favorizojn­ë zhvillimin e infeksioni­t. Tuberkuloz­i është një sëmundje infektive me shkallë të lartë ngjitëse, ndaj çdokush është i rriskuar kur është në vende me grumbullim­e siç janë shkollat, repartet ushtarake, burgjet etj. Tuberkuloz­i përhapet nëpërmjet kollitjes apo edhe spërklave që lëshon dikush gjatë kohës që flet. Në vendin tonë prej vitit 1994 fëmijëve u bëhet vaksina kundër tuberkuloz­it, por ajo i mbron vetëm gjatë fëmijërisë dhe jo kur janë adultë. Tuberkuloz­i përhapet ndërmjet ajrit, kur sëmuri i pamjekuar me TB kollitet, tështin apo është në kontakt të afërt me njerëzit e tjerë. Nëse keni kollë dhe gëlbaze më shumë se 3 ditë, duhet të drejtoheni tek mjeku specialist për mushkëritë në dispanseri­në e rrethit. I sëmuri mund të ketë dhe dobësi të përgjithsh­me, rënie oreksi, temperatur­ë, djersë, etj.

TË INFEKTUARI­T

Tuberkuloz­i është një sëmundje infektive, e cila shkaktohet nga bakteri Mycobacter­ium tuberculos­is. Sëmundja shfaqet më shpesh në mushkri, por mund të shfaqet edhe në organe të tjera të trupit, si në gjëndrat limfatike, në kocka, në organet e urinimit dhe ato gjenitale, në organet e brendshme, në sistemin qendror nervor, në lëkurë ose edhe si infeksion i përgjithsh­ëm. Sipas një raporti të Bankës Botërore në vitin

2010, minimumi i rasteve të infektuara ka qenë në 2009, me 14 raste sëmundjesh për 100,000 banorë. Interesi i Bankës Botërore rreth kësaj sëmundjeje ka qenë për të konkluduar ecurinë, kurimet dhe për të bërë një pasqyrim a janë arritur objektivat e uljes së numrit të personave që janë prekur nga kjo sëmundje. Arsyeja e këtij studimi është edhe fakti se tuberkuloz­i është indikator i mirëqenies dhe një sëmundje që tregon nivelin e shërbimeve shëndetëso­re. Sa u për-

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania