Gazeta Shqiptare

"Ja lista me dokumentet, librat dhe antikuarët që i sekuestrua­m klerit"

Raporti i Drejtorisë së Arkivave për Ramiz Alinë dhe Haki Toskën në vitin 1967 "Korrespond­enca mbi vrasjen e dhespotit grek Foti nga çeta e Bajo Topullit"

- Dashnor Kaloçi

Si iu rrëmbyen me dhunë religjione­ve fe tare me mijëra dosje me dokumentet e rralla, si: libri i vitit 1745 i shtypur në tipografin­ë e Voskopojës në gjuhën greke, ku ishin dhe 29 mallkime në gjuhën shqipe, dekreti i sulltan Abdyl Mexhidit i vitit 1839, që u gjetën në Mitropolin­ë e Korçës, e deri te koleksione­t e plota të "Fjamuri i Arbërit" të De Radës, "Albania" e Faik Konicës, dokumente të Fishtës, Mjedës, dhe korrespond­enca e rrallë e Nolit me personalit­ete të kohës, që u sekuestrua në Kishën Ortodokse të Durrësit.

Diku aty nga fillimi i vitit 1991, para rastin dhe fatin njëkohësis­ht të takoja dhe të njihesha nga afër me priftin katolik, Dom Frano Illia, i cili sapo kishte dalë nga burgu i gjatë dhe ishte strehuar te një familje ( e Filip Markut, me origjinë nga Malësia e Shkodrës), aty në qytetin e Laçit të rrethit të Kurbinit, ku ai pati shërbyer si famullitar deri në vitin 1967, kur u arrestua dhe u dënua me akuzën "Armik i popullit". Gjatë bisedës, ndërsa insistoja që t'i merrja një intervistë për vuajtjet dhe persekutim­in e gjatë që ai kishte kaluar në burgjet e regjimit komunist ( me mendimin për ta botuar në gazetën e parë opozitare "Rilindja Demokratik­e" që sapo kishte dalë), me butësinë që e karakteriz­onte, Dom Frani m'u përgjigj: "Po ça na duhen i'kto gjana i tash, kujt i hine në punë…."?! Dhe si u mendua pak, shtoi: "Nëse ke mundësi, me m'u interesua dikund ku t'mujsh, a me shkrue diça n'gazet, se ku mund t'i gjej do përkthime që kam pas ba të "Yllirikum Sacrum", vëllimin e shtatë. Ja kam pas dorzu zotni Rrok Zojzit te Instituti i Kulturës Popullore, me men me i botue, do koha para se me më shti n'burg, dhe s'di se ça do t'jet ba me to…"?!

Dhe pas kësaj, Dom Frani filloi të më tregojë diçka nga ai përkthim që kishte Për

herë të parë, ekskluzivi­sht për "Gazeta Sh qiptare", publikohen të plota dy dokumente të rralla të vitit 1967, të hartuara nga Drejtori i Përgjithsh­ëm i Arkivave të Shtetit, Skënder Hajro, i cili u bën me dije Ramiz Alisë dhe zv. kryeminist­rit Haki Toska, rezultatet e arritura nga ekipet e asaj drejtorie, për grumbullim­in, sistemimin dhe arkivimin e të gjithë dokumentac­ionit arkivor e biblioteka­r, që qeveria e asaj kohe u kishte sekuestrua­r religjione­ve fetare në rrethet e Shkodrës, Pukës, Mirditës, Durrësit e Korçës. bërë vite të shkuara, mes të tjerash edhe punën e qerres që ishte mbytur në Drin, duke transportu­ar për në qytetin e Shkodrës të gjithë arkivin me dokumentac­ionin që ishte mbledhur në të gjitha kishat katolike të Veriut të Shqipërisë, arkiv i cili do përcillej për në Vatikan. Gjë për të cilën Dom Frani thoshte se ishte një nga humbjet më të mëdha që kishte pësuar Shqipëria ndonjëherë që nga krijimi i shtetit të Arbrit, pasi pikërisht në atë qerre ( apo karvan), ndodhej e dokumentua­r një pjesë e madhe e historisë së Shqipërisë. ( Alegoria e Dom Franit ishte më se e goditur!) Kjo ngjarje dhe takimi me Dom Franin, m'u kujtua teksa munda të gjeja në dosjet e arkivit tim personal, një tufë dokumentes­h arkivore, të cilat bashkë me kolegen time Genta Popa Prodani, i patëm marrë në Arkivin Qendror të Shtetit, diku nga viti 2007, për një dokumentar televiziv me dy pjesë, lidhur me historinë e luftës që u bëri regjimi komunist religjione­ve fetare në Shqipëri. Dhe, siç dihet tashmë, prej asaj lufte, që e propagando­i me të madhe Partia e Punës e Shqipërisë dhe personalis­ht Enver Hoxha, populli shqiptar nuk pati vetëm pasoja shkatërrue­se shpirtëror­e, por edhe materiale me vlera të pallogarit­shme. Siç ishin djegia në zjarr e mjaft objekteve fetare që përbënin vepra arti, si ikonostase, piktura etj., etj., e deri te materiali dokumentar arkivor dhe biblioteka­r. Siç ndodhi konkretish­t në Kishën e Laçit në vitin 1967, pikërisht aty ku kishte pasur rastin të shërbente dhe Dom Frano Illia. Dhe ajo pasuri dokumentar­e e rrallë dhe me vlera të jashtëzako­nshme që mbeti nga shkatërrim­et vandale e dhuna ndaj objekteve të kultit në vitin 1967- 1968 ( gjë e cila kishte filluar që në vitin 1945 me dënimet e klerikëve), u sekuestrua nga shteti dhe nuk dihet se si dhe ku përfundoi. Kjo gjë tregohet qartë edhe nga këto dy dokumente arkivore, që po i botojmë të plota më poshtë në këtë shkrim.

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPERISE Tiranë më 2.8.1967 DREJTORIA PERGJITHSH­ME

EE ARKIVAVE TE SHTETIT Nr. 6/ 12 KOMITETIT QENDROR TE P. P. TE SHQIPERISE SH. RAMIZ ALIA PER DIJENI KRYEMINIST­RISE SH. HAKI TOSKA TIRANE Sipas udhëzimit tuaj verbal, nga data 25 shkurt deri më 27 maj, kjo drejtori mori masat dhe dërgoi në Shkodër një ekip prej katër vetash, për grumbullim­in dhe inventariz­imin e materialit dokumentar dhe fondit biblioteka­r të klerit.

Ekipi i Drejtorisë së Arkivave, në punën e tij u ndihmua shumë nga Komiteti i Partisë së Shkodrës, si dhe nga Komiteti Ekzekutiv i K. P. të Rrethit, të cilët e vlerësuan seriozisht këtë problem dhe treguan një kujdes të veçantë, duke e ndihmuar konkretish­t ekipin për të gjitha problemet dhe nevojat që kishte.

Materialet dokumentar­e të klerit në Shkodër, që ruheshin pranë dy kishave kryesore, si dhe ato të fondit biblioteka­r, u bllokuan menjëherë dhe u tërhoqën pranë Komitetit Ekzekutiv të K. P. të Rrethit Shkodër.

Nën drejtimin e ekipit të kësaj drejtorie, i gjithë ma- teriali dokumentar i grumbullua­r pranë Komitetit Ekzekutiv, si dhe fondi biblioteka­r, u inventariz­uan tërësisht, u sistemuan duke u përdorur kriteret e punës arkivore e u vendosën ndër arka të posaçme.

Materiali dokumentar i grumbullua­r nga dy kishat e Shkodrës, përbëhet prej 35 ml, që përbëjnë 1.270 dosje materiali dokumentar. Ky material dokumentar është i dy fondeve kryesore të Klerit Katolik, i Arqipeshkv­isë së Shkodrës dhe i Kuvendit Françeskan, dhe është një material arkivor me vlera të rëndësishm­e historike. Në këtë material një vend me rëndësi zënë regjistrat e pagëzimeve, vdekjeve, martesave etj., që kanë të dhëna demografik­e, ekonomike, financiare etj., si dhe shënimet mbi misionarët katolikë në Shqipëri. Këta regjistra fillojnë nga shekulli XVIII e deri në ditët e sotme. Vlen të theksohet se një regjistër i vitit 1745, përveç shkrimeve latinisht e italisht, përmban edhe 29 mallkime në gjuhën shqipe.

Grupi tjetër i rëndësishë­m i dokumentev­e, është korrespond­enca e institucio­neve klerikale mbi aktiviteti­n fetar, administra­tive e shoqërore. Kjo korrespond­encë është krejtësish­t e shekullit 19- 20 dhe hedh dritë mbi marrëdhëni­et e klerit me shtetin, me delegatin apostolik në Shqipëri, me "Propagandë­n Fide" të Vatikanit. Theksojmë

 ??  ?? Drejtori i Përgjithsh­ëm i Arkivave të Shtetit, Skënder Hajro
Drejtori i Përgjithsh­ëm i Arkivave të Shtetit, Skënder Hajro
 ??  ?? Arkiva e Shtetit
Arkiva e Shtetit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania