Gazeta Shqiptare

Veliaj: Brenda 2016- ës, do investojmë në 50 lagje

Përfundon rikonstruk­sioni i infrastruk­turës në bllokun e banimit te "Bërryli" "Kënd lojërash për fëmijë edhe në këtë zonë"

-

Brenda fundit të vitit 2016, Bashkia e Ti ranës do të ndërhyjë 50 lagje. Ky ka qenë premtimi i kryebashki­akut Erion Veliaj, gjatë inspektimi­t të përfundimi­t të punimeve në zonën e "Bërrylit". Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruk­sionin e plotë të infrastruk­turës rrugore në këtë bllok pallatesh, duke sjellë një standard të ri në rrugë, trotuare, kanalizime dhe ndriçim. "Ky është një kontribut vetëm i Bashkisë së Tiranës, çka do të thotë që ku ka vullnet, ka një rrugëzgjid­hje. Tani është në dorën tonë që t'i mirëmbajmë, të denoncojmë kur dikush dëmton trotuaret, çan asfaltin, kur dikush fillon e ngul kangjella apo saldon shufra hekuri për të na krijuar mure dhe barriera me njëri- tjetrin", tha Veliaj. Ai premtoi që edhe në këtë zonë do të ketë një kënd lojërash për fëmijët.

RIKONSTRUK­SIONI

Blloku i banimit në afërsi të zonës së "Bërrylit" në njësinë administra­tive nr. 3 ka marrë një pamje krejt të re. Përfundimi i punimeve është inspektuar nga kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, i cili tha se edhe pse me fonde të pakta, bashkia po angazhohet për të garantuar standarde më të mira jetese për çdo banor të Tiranës.

Falë ndërhyrjes në njësinë nr. 3, është bërë i mundur asfaltimi i rrugëve, riparimi i plotë i rrjetit të ujësjellës­kanalizime­ve, janë krijuar trotuaret dhe janë shtruar me pllaka, janë liruar hapësirat e zëna publike, janë shtuar hapësirat e gjelbra, ndërkohë që është vendosur edhe sistemi i ndriçimit dhe sinjalisti­kës. "Falënderoj "Duke filluar nga muaji shtator do të fillojmë me regjistrim­in e administra­torëve të pallateve. Aty ku pallati e ka zgjedhur një administra­tor, do ta pranojmë atë zgjedhje, kurse aty ku nuk bien dakord banorët, do e caktojë bashkia, në mënyrë që çdo problem të zgjidhet me konsensus e mirëkuptim brenda këtij territori", theksoi Veliaj.

banorët për mirëkuptim­in dhe respektin që kanë treguar për punonjësit e bashkisë, teksa kemi kryer këtë investim. Ju e dini fare mirë që bashkia nuk është në gjendjen më të mirë financiare, por si çdo familje, kandiset me atë që ka, kursen dhe mundohet që me pak investime të kenë duk gjërat në familje. Edhe Tirana është si familja jonë e madhe, pavarësish­t vështirësi­ve, kemi filluar të ndërhyjmë lagje më lagje", tha Veliaj. "Ndaj - shtoi ai - është e rëndësishm­e që çdo qytetar të kontribuoj­ë edhe për mirëmbajtj­en e këtij investimi". Ndër të tjera, Veliaj premtoi se edhe në këtë zonë të saporikons­truktuar do të ndërtohet një kënd lojërash për fëmijët dhe se bashkia brenda këtij vitit synon të investojë në 50 lagje të kryeqyteti­t. "Ne planifikoj­më që deri në fund të vitit, të ndërhyjmë në 50 lagje. Unë besoj se duke ndërhyrë në kaq shumë lagje, kemi kaluar nga investimet që bëheshin vetëm në bulevardin kryesor dhe në qendër të Tiranës, në nivel kapilar në çdo lagje, por kërkoj që t'i ruajmë e t'i gëzojmë bashkë", deklaroi Veliaj.

 ??  ??
 ??  ?? Erion Veliaj gjatë inspektimi­t të përfundimi­t të punimeve te “Brryli”
Erion Veliaj gjatë inspektimi­t të përfundimi­t të punimeve te “Brryli”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania