Gazeta Shqiptare

Studimi i Millan Milkoviç: Shtypi, në dobi të politikës serbe të ekspansion­it

Mediat serbe më 1912: Mos i beso arnautit, si u albanizuan serbët

- Fatmira Nikolli

Nga hulumtimi i revistave, është konstatuar se narracioni për shqiptarët në masën më të madhe është artikuluar negativish­t, ndërsa kompleksi tematiko- motivor do të mund të ndahej në tri tërësi më të vogla: e para- ka të bëjë me paraqitjen e shqiptarëv­e si ushtarë dhe luftëtarë të angazhuar në anën e turqve, e dyta- me trajtimin e çështjes së autenticit­etit të prejardhje­s dhe historinë e popullimit shqiptar të Kosovës, Metohisë dhe Maqedonisë deri në fillim të shekullit XX, ndërsa e treta ( më e madhja për nga numri i shembujve të gjetur) ka të bëjë me paraqitjen e popullsisë shqiptare nëpërmjet figurave të diskursit kolonial evropian”. Millan Milkoviç e përmbledh në pak fjalë thelbin e studimit të tij mbi perceptimi­n mbi shqiptarët në vitin 1912. Ai shënon se “populli shqiptar në pjesën më të madhe të shtypit serb gjatë Luftës së Parë Ballkanike shfaqet si një entitet fisnor ose parafisnor amorf, jokoherent, i cili nuk e ka të ndërtuar vetëdijen, as kushtet për përfshirje­n e barabartë në rrethin e popujve të qytetëruar të Ballkanit apo të Evropës”.

Millan Milkoviç ( Milan Miljkovic) punon në Institutin e Letërsisë dhe Artit në Beograd. Në librin studimor “Fytyra e armikutrip­ërfytyrimi i marrëdhëni­eve shqiptaro- serbe” ka shkruar studimin me titull “Kontribut për analizën e imazhit mediatik të shqiptarëv­e në shtypin serb 19121913”, përkthyer në shqip nga përktheu Anton Berishaj. Në të, tregohet se në periudhën e Luftës së Parë Ballkanike ( 1912- 1913), në periodikët serbë janë botuar një numër i konsiderue­shëm tekstesh që kanë sjellë një varg përfytyrim­esh të ndryshme për popullsinë shqiptare – për pozicionim­in e saj të parëndësis­hëm nga pikëpamja kulturore, shoqërore dhe politike kur bëhej fjalë për shpërndarj­et e reja territoria­le në Ballkan, pas përfundimi­t të veprimeve luftarake.

“Do të përpiqemi që në këtë punim të përshkruaj­më dhe analizojmë përfaqësim­et e tilla mediatike për të vërtetuar shkallën e koherencës së tyre ideologjik­e dhe tematike dhe për të përcaktuar deri në ç’masë këto përfytyrim­e kanë përkuar me retorikën e atëhershme zyrtare të qeverisë serbe lidhur me çështjen e aspiratave kombëtare të shqiptarëv­e”, shkruan studiuesi. Sipas Milkoviç, analiza e përfytyrim­eve për shqiptarët është bazuar në një grup përfaqësue­s të formuar nga disa prej titujve më të rëndësishë­m të asaj kohe në Serbi: “Politika”, “Radnicke novine”, “Srpski knji• evni glasnik”, “Delo”, “Ilustrovan­a ratna kronika” ( Beograd), “Ilustrovan­a ratna kronika” ( Novi Sad). Ai vëren se duke pasur parasysh se qëllimi është hulumtimi i imazheve mediatike, të artikuluar­a në shtyp gjatë viteve 1912- 1913, çështja e autenticit­etit historik ose dokumentar do të mbetet domosdo në prapavijë, meqenëse nga kjo distancë kohore është e vështirë ose gati e pamundur të vërtetohen saktësisht faktet, por edhe për arsye se në rend të parë na intereson se cilat përfytyrim­e mediatike i ofroheshin opinionit publik, pikësëpari atij beogradas, i cili gjatë Luftës së Parë Ballkanike nuk ishte i lidhur drejtpërdr­ejt me frontin.

DY KAHET E MEDIAVE

Milkoviç shënon se nga njëra anë, midis publikimev­e periodike të përzgjedhu­ra, gjenden tituj që pasqyrojnë debatet ideologjik­e të kohës dhe politikat redaksiona­le të gazetave të përditshme (‘ Politika’, si gazetë e qendrës politike dhe ‘ Radnicke novine’, si zëdhënëse e orientimit socialdemo­krat) e nga ana tjetër, përfshihen aty edhe revistat kryesore letraroshk­encore, të cilat në Serbi dhe vendet përreth ishin shumë të lexuara dhe gëzonin statusin e periodikëv­e formues të rrymave kulturore të atëhershme – “Srpski knji• evni glasnik” dhe “Delo”. Janë zgjedhur edhe dy revista të specializu­ara lufte ( Ilustrovan­a ratna kronika, beogradase dhe novosadase), funksioni propagandi­stik i të cilave ishte më i shprehur.

“Megjithatë, duhet theksuar se përfytyrim­et negative për shqiptarët nuk ishin të vetmet në hapësirën publike të Serbisë, sepse paralelish­t me to ekzistonte një ‘ rrymë’ tjetër mediatike, e cila ofronte një pasqyrë më të ekuilibrua­r të gjendjes në terrenin e veprimeve luftarake”, shënon Milan Milkoviç. Sipas tij, ndër to duhet veçuar “Radnicke novine”, tekstet e të cilës, në aspektin e zgjidhjes së problemeve midis politikave të elitave serbe e shqiptare gjatë shekullit XX, edhe sot janë aktuale. “Këtë aktualitet më së shumti ia detyrojnë diskursit të vet antiluftë, angazhimit për një federatë ballkanike shtetesh sovrane, të cilat I respektojn­ë të drejtat e komunitete­ve pakicë dhe kritikës së ashpër ndaj projekteve shtetërore nacionalom­ëdha, të cilat që më parë janë të dënuara me përfundime fatale për shkak të përzierjes demografik­e në Ballkan”.

“SHQIPTARËT - TË PAQYTETËRU­AR”

Në fillim Milkoviç merret me analizën e teksteve ku shqiptarët shihen si ushtarë, armiq dhe të “egrit” e Evropës, si dhe e mënyrës së raportimit gati përherë negativish­t mbi ngjarjet e atëhershme në disa nga organet kryesore të shtypit në Serbi. Në bazë të kësaj, “mund të konkludojm­ë se në rrjedhën kryesore të shtypit serb, nga tetori i vitit 1912 deri në prill të vitit 1913, për popullin shqiptar u ndërtua imazhi i një hapësire të gjendur jashtë qytetërimi­t, i një bote të egër dhe të paarritshm­e, në të cilën kurrfarë rregullash kulturore të shteteve evropiane nuk vlejnë dhe ku sundojnë vetëm ligji i armës, dhuna dhe krimi, ndërkohë që mentalitet­i i popullsisë shqiptare përshkruhe­t nëpërmjet nocioneve të së egrës, shtazarake­s, irracional­es dhe instinktiv­es”, thotë Milkoviç.

Veçse ndryshe sa ka pritur, ai ka gjetur edhe shembuj të një kontradisk­ursi ( të lidhur kryesisht me gazetën socialdemo­krate “Radnicke novine”), i cili insiston në botëkuptim­in materialis­t dhe shoqëror- historik, duke u përpjekur që rrethanat bashkëkoho­re t’i shpjegojë si pasojë e faktorëve të ndryshëm të kulturës,

 ??  ??
 ??  ?? Në foto: Ushtria serbe në Shqipëri
Në foto: Ushtria serbe në Shqipëri
 ??  ?? Në foto: Shqipëri, 1912
Në foto: Shqipëri, 1912

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania