Gazeta Shqiptare

SHQIPTARËT, EGËRSIA DHE AFRIKA

-

dhe nevoja për kryengritj­e, paqëndrues­hmëria në sensin e marrjes së vendimit se për interesat e kujt do të luftojnë, duke mos harruar të theksojnë etosin liridashës dhe heroik te shqiptarët, diçka që ishte konstatuar edhe në kulturën dhe folklorin serb e malazez, gjatë shekujve XVIII dhe XIX.

“Parë në tërësi, përfytyrim­et negative për shqiptarët si ushtarë armiq gjatë Luftës së Parë Ballkanike, bashkë me theksin e shpërfillj­es dhe talljes me aftësitë e tyre luftarake, përfaqësoj­në vetëm një nga elementet e diskursit mbi misionin historik të ushtrisë serbe, i cili mbështetej mbi shkrimet intensive për të kaluarën e Kosovës, mbi projektimi­n nostalgjik medial të perandoris­ë së Dushanit, si epokë e artë e shtetësisë serbe, si dhe mbi përsëritje­n e vazhdueshm­e të tezës se Lufta e Parë Ballkanike paraqiste vazhdimin e vitit 1389 si një hakmarrje për disfatën dhe për të gjitha krimet mbi popullsinë serbe deri në vitin 1912”, shkruan Milkoviç. Studiuesi

Milkoviç shënon se imazhet mediatike të shqiptarëv­e gjatë luftës ishin padyshim negative dhe në mënyrë dominante të bazuara në kategoritë e egërsisë, kafshërisë dhe thellësish­t irracional­es. “Me ndihmën e kornizave të tilla, shtypi serb ( me përjashtim të ‘ Radnicke novine`) përpiqej të afirmonte te lexuesit diskursin lokal të imperializ­mit dhe politikës koloniale, në të cilin popullsia shqiptare trajtohej si relikt i një modeli antieuropi­an të të sjellurit”. Sipas tij, lënda e revistave që përmban përfytyrim­e të tilla mund të ndahet në tre grupe: i pari lidhet me pyetjen se deri në ç’masë në faqet e periodikëv­e vendas gjejmë imazhe të shqiptarëv­e si njerëz të mirë dhe “të egër” të paprishur nga qytetërimi;

i dyti ka të bëjë me dilemën mbi ( pa) aftësinë e popullsisë shqiptare që të vetorganiz­ohet në një strukturë shtetërore, mbifisnore; ndërsa i treti, më radikali nga pikëpamja e përshkrime­ve negative, mbështet tezën mbi natyrën ataviste të mentalitet­it shqiptar, të cilën kurrfarë rrethanash historike as përpjekjes­h nuk do të mund ta ndryshojnë kurrë.

Ai sjell shembullin e “Ilustrovan­a ratna kronika”, ku rishtypet një tekst nga gazetat çeke, nga korrespond­enti i tyre nga Muriqani, i cili në përshkrimi­n e betejës dhe rreshtimit të forcave para Taraboshit e përmend edhe pamjen e shqiptarëv­e: Deri në Muriqan nëpër tokë të thatë nuk mund të arrihet nga asnjëra anë; duhet shpesh të ecet deri në bel nëpër ujë dhe nëpër baltë. Kam kaluar nëpër atë krahinë kaçakësh që nga Lezha deri në Tivar. Ajo krahinë, e cila do të mund të ishte më pjellorja në botë, ishte e lënë pas dore plotësisht... E gjithë ajo krahinë dhe njerëzit të lënë mbresë, si të ishim në Afrikën më të errët. Kurrë nuk i kisha përfytyrua­r ashtu shqiptarët, sepse as nuk e merrja dot me mend që në Evropë ende jetojnë fise të egra. Por isha i befasuar sa racë e bukur ishin ata kaçakë. Njerëzit janë shtatlartë, me qëndrim prej trimash, me vija të rregullta, sy të mëdhenj, bukuri e vërtetë”.

Këtu, Milkoviç shënon se “edhe pse me një retorikë shoku dhe me referimin te Afrika më e errët ta përkujton konceptin kolonial të ‘ zbulimit’ të fiseve të egra brenda vetë Evropës, teksti cek e spikat ekzotikën e pamjes së bukur, të hijshme të shqiptarëv­e, vlera e të cilës është fuqizuar me kontrastin kundruall vetë peizazhit: mjedisi malor nuk është aspak tërheqës për korrespond­entin çek, sepse është i lënë mbas dore dhe i pakultivua­r”.

Sipas tij, kjo i hapte dyert mbështetje­s mediatike për politikën zyrtare të ekspansion­it të Serbisë dhe artikulimi­t të obligimit të saj, për ta marrë mbi vete punën e civilizues­it. Përfytyrim­et negative për shqiptarët, të cilat shfrytëzoh­eshin për t’i dhënë sigurim të padyshimtë legjitimit­etit të Serbisë si një fuqi kolonizues­e qëllimmirë, bazoheshin kryesisht në përsëritje, paraqitje selektive dhe narracioni­n opinionfor­mues mbi segmente të ndryshme të jetës kulturore dhe shoqërorep­olitike të shqiptarëv­e: insistohet te mosekziste­nca e traditës shtetformu­ese, te organizimi fisnor, mbisundimi i gjakmarrje­s dhe vlera gjithnjë e më e dobët e besës, te dasia e patejkalue­shme midis gegëve e toskëve, si dhe te mossuksesi i integrimit të barabartë me popullsinë serbe në kuadër të Serbisë.

Si e kanë shpjeguar serbët praninë e madhe të shqipfolës­ve në toka të pretenduar­a prej tyre? Milkoviç e jep të përmbledhu­r e shkurtimis­ht: “Pas ardhjes në Kosovë, Metohi dhe Maqedoni, ushtria serbe, siç e kemi përmendur, u ballafaqua me një situatë për të cilën nuk qe e përgatitur në pikëpamje të numrit të madh të pjesëtarëv­e të kombeve tjera, prandaj duhej ‘ shpjeguar’ prej nga aq shumë shqiptarë në territoret që në imagjinari­umin mitik serb perceptohe­shin si të vetmet dhe autentike serbe”. Sipas Milkoviç, “shpjegimet e ofruara dhe

përgjigjet ( pseudo) shkencore zhvillohes­hin në gjurmët e disa tezave. Një pjesë jo e vogël e shqiptarëv­e ‘ shpjegohej’ me proceset e gjata të albanizimi­t: nga dëshira për të mbetur gjallë shumë serbë kishin kaluar në islam, duke e pranuar gjuhën shqipe dhe identiteti­n etnik, për ç’gjë duhet të dëshmojë fakti se shumë shqiptarë e njihnin gjuhën serbe”. Milkoviç shton se shpjegimi vijonte me idenë se “një pjesë tjetër e popullsisë ka ardhur ose me kolonizimi­n e dhunshëm të shqiptarëv­e ose me shpërngulj­en e dhunshme të serbëve, veçanërish­t pas fushatave ushtarake të pasuksessh­me të ushtrisë austro- hungareze”.

 ??  ?? Në foto: Shqipëri, 1912
Në foto: Shqipëri, 1912

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania