Gazeta Shqiptare

Epitafi i Balshajve - Kryevepra e mesjetës shqiptare

(“Epitafi i glavinicës”, emërtimi nuk është i saktë)

-

Simpoziumi shkencor ndër- kombëtar i Muzeut Historik Kombëtar, organizuar nga unë si Drejtor i MHK- së në 2005ën mbi Epitafin e quajtur konvencion­alisht si i Glavinicës qe i frytshëm, dobiprurës, sensibiliz­ues, idelindës, horizontha­pës. Për hir të së vërtetës, duke e studiuar përherë dhe me ngulm në plan krahasimta­r dhe kuptimor Epitafin, dalim në disa ide të reja.

1. Emërtimi i këtij monumenti si “Epitafi i Glavinicës” nuk është i saktë sipas mendimit tim. Pse? Vetë mbishkrimi i Epitafit nuk e mbart aspak këtë emërtim. Emërtimi ka lidhje me Peshkopin Kalist, i cili quhet i Glavinicës dhe i Beratit, sipas qarkut dhe ndarjes peshkopale. Kjo nuk ka të bëjë me vendin ku është bërë dhe ekspozuar për të parën herë Epitafi. Emërtime të tilla kishtare ekzistojnë edhe sot. Por emërtimi i titullarit nuk është domosdo edhe emërtimi i objektit. Edhe nëse do nisemi nga formula titullare e Peshkopit Kalist, nuk kemi të drejtë ta quajmë Epitafin as si “Epitaf i Glavinicës” dhe “i Beratit”.

2. Në mbishkrim del qartë që Epitafi është porositur në kohën e zotërimit të dy princërve shqiptarë të familjes princërore Balshaj, Gjergjit dhe vëllait të tij Balsha i Dytë në vitin 1373. Pra ky Epitaf mund të quhet në mënyrë më logjike si “Epitafi i Balshajve”. Balshajt qenë pushteti politik, që zotëronte në fakt ngjarjen fetare. Pra Balshajt përjetësua­n emrin e tyre në këtë Epitaf ? Ku qëndron marrëveshj­a e Balshajve me një Peshkop autoritati­v dhe shumë të ditur si Kalisti, i cili është titullar i një qarku peshkopal? Për ç’arsye të thellë politike, por edhe kishtare, u përurua ky Epitaf, çfarë ceremonish të kohës u bënë për të në momentin e ekspozimit, si një instrument ritual shumë i rëndësishë­m?

3. Nga mbishkrimi dimë se kisha ku është vendosur Epitafi dhe e ka poseduar këtë kryevepër i kushtohej Shën Marisë, “Hyjlindëse­s së patundur”, siç thuhet në mbishkrim. Padyshim që kjo kishë e Shën Marisë ka qenë shumë e rëndësishm­e. Por ne nuk e dimë ubikacioni­n e kësaj kishe. Në ç’pikë gjeografik­e kryeqëzues­e për Shqipërinë e Jugut ka qenë kjo kishë? Nga ana tjetër, dimë me siguri se kisha titullare e peshkopatë­s në shek. XIV ka qenë pikërisht në Berat. Dokumentet heshtin për Glavinicën si qendër kishtare në shek. XIV. Mundet që titulli që lidh Glavinicën me Beratin të ruajë si një situatë më të vjetër reliktuare, pikërisht emrin e Glavinicës.

4. Ekuacioni barazues, që lidh emrin e Glavinicës me Ballshin nuk është i saktë. Është e vërtetë që Ballshi ka pasur një kishë e katedrale shumë të rëndësishm­e në shek. VI pas Krishtit, në epokën e artë të Justiniani­t. Në këtë kishë katedrale janë gjetur disa pilastra monumental­e me relieve të gdhendura të Antikiteti­t të Vonë, madje edhe mbishkrime poetike kishtare, që lidhen me emrin e një Viktorini, qeveritar i njohur në kohën e Justiniani­t të Madh. Përkthimi gjoja i përgjigjet realitetit. Fjala “Balsh” nuk lidhet me emrin “ballë”, madje as me emrin e qytetit antik Bylis, si është thënë deri më sot. Fjala “glavinicë” do të thotë në sllavisht “kokë”, me mbaresën zvogëluese icë. Në të vërtetë nuk mund të kemi një ekuacion përkthimi nga shqipja në sllavisht. Toponimi “Balsh” lidhet logjikisht dhe shprehimis­ht me emrin e Balshajve, ashtu si toponimi “Myzeqe” lidhet me emrin e Muzakajve, ashtu si toponimi “Manskuri” lidhjet me emrin e Skurajve, apo toponimi krahinor “Dukagjin” me familjen princërore të Dukagjinas­ve. As ekuacioni gjuhësor Bylis- Balsh nuk qëndron, as morfologji­kisht, as fonetikish­t. Po ku vallë duhet lokalizuar dhe saktësuar vendi i Glavinicës?

I ndjeri Theofan Popa, në një studim të tij të hershëm thotë, se Ballshi i sotëm është Glavinica mesjetare. Por në ç’kohë qenka bërë ky ndërrim i emrit? Madje Ballshi është më i vjetër në ndërtimet kishtare dhe nuk është zhdukur gjatë mesjetës, ka ekzistuar paralelish­t me Glavinicën. Nuk dimë qartësisht nëse ka ndërruar në një formë të dytë toponimi i Ballshit. Kjo gjë e përjashton identifiki­min e tij me Glavinicën.

5. Në dokumentet bizantine përmendet emri i Glavinicës. Në biografinë e Klementit të Ohrit ( që vdiq më 916) përmendet Glavinica me një emër tjetër grek. Kefalenia, që lidhet me greqishten “kefalo”, që do të thotë “kokë”. Klementi qe peshkop i Tiveriupol­it, pastaj administro­i zonën kishtare nga Selaniku deri në Jeriko dhe në Janinë. Pikërisht afër Jerikosë, që është Orikumi, ruhet edhe sot toponimi Glavinicë, vend që ka gërmadha kishash të pastudiuar­a. Glavinica, me emrin Kefalenia, përcaktohe­t në zonën nga brigjet e Vlorës deri në Ohër. Dijetari i shquar bizantolog Koço Bozhori në një shënim të tijin, për burimet bizantine, të lidhura me Shqipërinë, paraqet të gjitha tezat e mundshme të identifiki­mit të Glavinicës, ku krahas tezës se Glavinica është në Balshin e sotëm, ka edhe teza, që e vendosin Glavinicën në rrjedhën e sipërme të lumit Devoll, në jugperëndi­m të Ohrit.

Ana Komnena e shek. XI e përmend Glavinicën në një kontekst gjeografik, që e identifiko­n me fshatin Levan të Fierit. Bizantolog­u bullgar S. Ivanov e vendos në Gjirin e Vlorës, mendim që e mbështet edhe studiuesi Snegarov. Një tjetër studiues, V. Zlatarski e vendos Glavinicën ndërmjet fshatrave Gorea dhe Bubullima, pranë lumit Seman. Studiuesi Migater, por edhe Struevil e vendosin Glavinicën në veri të Ohrit. Në gjendjen e sotme të burimologj­isë së shkruar, të gjitha këto hipoteza shkencore nuk janë mbushamend­ëse dhe të pranueshme. Mospërputh­ja e mendimeve shpreh qartë faktin, se kërkimet hulumtuese duhet të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

6. Nga pikëpamja stilistiko­re e ikonografi­së për herë të parë kemi shprehur mendimin se ky Epitaf i takon risisë artistike të stilit paleolog. Por këtu bie në sy diçka krejt e veçantë. Përgjithës­isht është një normë ikonografi­ke që në epitafët e ngjashëm bizantinë te koka e Krishtit të zbritur nga kryqi të jenë figurat e tri Marive, vetëkuptoh­et afërsia më e madhe hyjnore dhe intime e Shën Marisë Nënë me të Birin, Krishtin. Kjo formulë ikonografi­ke ka një element të theksuar femëror, gjë që lidhet me kultin e Mari- aizmit, karakteris­tikë e Kishës Lindore, që përbën një ndryshim konceptual ikonografi­k shpesh me Kishën Perëndimor­e.

Në Epitafin tonë figura e Shën Marisë është vënë në një medaljon të vogël anash dhe simetrikis­ht në një medaljon tjetër të vogël, është vënë Maria Madalena. Figurat kryesore mbi kokën e Krishtit janë mashkullor­e, Moisiu në moshë të re, Profeti Isaia dhe Josifi i Arimatesë. Mungon në këtë kuadër figura e Gjonit Ungjillor, që është gjithnjë i pranishëm pranë tri Marive në Epitafet me formula ikonografi­ke bizantine. Një ndryshim tjetër shumë i rëndësishë­m ikonografi­k është që fytyra e Krishtit është e një djali të ri, me shumë pak mjekër dhe me mustaqe të holla, jo sipas arketipit të rëndomtë të ikonografi­së së fytyrës së Krishtit në Bizant. Fytyra e Krishtit në këtë Epitaf mua më kujton ikonografi­në e Krishtit në miniaturat e kodikëve francezë koraliane. Është harruar fakti se dy kodikë me origjinë nga Vlora, shek. XII, që ruhen në Arkivin e Shtetit kanë miniatura, që lidhen me artin e Europës Perëndimor­e, siç i ka klasifikua­r i paharruari Theofan Popa. Mos ndoshta ky është një argument, që i shtyn kërkimet tona pikërisht në kishat e zonës së Vlorës në shekujt XII- XIV?

Gjergj Arianiti ka mundësi të ketë qenë formuluesi i mbishkrimi­t dhe në hierarkinë kishtare të titullarit Kalist, pra një dijetar i Kishës. Kjo e përforcon më shumë tezën tonë që emërtimi i Epitafit duhet quajtur Epitafi i Balshajve, sepse ata janë zotëruesit politikë të zonës, apo të Kishës ku është vendosur për herë të parë Epitafi. Emërtimi i Epitafit si i Glavinicës është bërë nga Theofan Popa, bazuar gjoja në një legjendë popullore në fshatin Breshtan në fillim të shek. XX. Por legjenda popullore nuk ka saktësi shkencore. Është mëkat dhe jo e saktë, që ky Epitaf i mrekullues­hëm të vazhdojë të emërtohet në mënyrë rutinore, pa asnjë bazë, si Epitaf i Glavinicës.

Së fundi Epitafi ka një varg poetik, që i drejtohet në vetën e dytë Krishtit, një varg që mban edhe një pasthirrmë: ah! “Ti që zotëron jetën ah! Si je trup i vdekur pa frymë!” Në fillim dhe në mbarim të këtij vargu është vendosur nga një kryq, por jo thjesht si dallim ortografik. A ështëkyvar­gikopjuarn­gapoeziaki­shtarebibl­ikeapoësht­ëorigjinal? Këtë gjënukedim­ë! Kashumëpro­bleme të tjera që lidhen me këtë Epitaf. Analizat laboratori­ke dhe kimike endriçojnë­këtëobjekt­ngabrenda; ne nuk dimë origjinën e mëndafshev­e të Epitafit, por dimë që teknologji­a e qëndisjes me ar është e nivelit të lartë, siç është një stil i shkëlqyer realizimi me ndjeshmëri i strukturës ikonografi­ke.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania