Gazeta Shqiptare

Një manual dhe guidë diplomatik­e

Shënime për librin “Shqiptarët e Maqedonisë– Prioriteti i çështjes shqiptare”

-

Maqedonisë.

Një skanim i të gjithë organizmit të Maqedonisë, i të gjitha ngjarjeve, i të gjitha tentimeve, arritjeve dhe deformimev­e. Dhe kjo, jo vetëm për pjesën etnike maqedonase, por edhe për atë shqiptare. Dhe jo vetëm si një vëzhgim i izoluar brenda hartës së kufijve shtetërorë maqedonas, por brenda rajonit e më gjerë, e në mënyrë të posaçme edhe si këto zhvillime maqedonase reflektojn­ë në pasqyrat e kornizuara tashmë të shtetit të Shqipërisë dhe të Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë, pra gjithkund ku jetojnë dhe mbijetojnë shqiptarët.

Ky libër që po marrim në duar është një ngrehinë ndërtuar me referenca lëvizjesh të vogla e të mëdha korrente dhe jo me citate e fraza të nxjerra nga sepetja që bien era naftalinë, apo nga magazina me qelqe e ‘ Googl’e. Ujërat e frazeologj­isë dhe të referencav­e boshe, ambalazhim­i kallp e i përkohshëm i të vërtetave, të cilat i ndeshim shpesh në të thënat e të shkruarat e përditshme, nuk kanë asnjë pikë takimi me punën skrupuloze, sistematik­e e fine prej mjeshtëri të ambasadori­t Shaban Murati.

Po kështu, ky libër i shkruar prej një analisti 24 karat shqiptar, nuk vuan as nga arratisja në histori dhe as nga arratisja në mirazhet e ardhmërisë, dy sëmundjet më të rrezikshme për patriotët kallpë dhe modernët e zbrazët. Qenia prej shqiptari në vend të patriotizm­it folklorik, ofron një patriotizë­m analitik e ndërveprue­s, që mund ta konsumojnë në mënyrë të shëndetshm­e të gjithë. Pra, lexime të tilla janë të dobishme jo vetëm për ata që lexojnë dhe flasin shqip, por edhe për ata që lexojnë e flasin maqedonish­t, serbisht, turqisht, greqisht etj., të dobishme për ata që duan dhe për ata që urrejnë, për ata që pajtohen apo ata që kundërshto­jnë autorin e këtyre shkrimeve.

Dhe duke e mbyllur fjalën time do të thosha se librin “Shqiptarët e Maqedonisë– prioriteti i çështjes shqiptare”, ua rekomandoj si një guidë të njëmendtë dhe si një manual diplomatik të gjithëve atyre që duan të kontribuoj­në për një Ballkan dhe botë më të mirë.

Faleminder­it miku im, ambasadori Shaban Murati! * Drejtor i Akademisë

Diplomatik­e, Ministria e Punëve të

Jashtme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania