Gazeta Shqiptare

Masakra në Mynih, atentatori i joshi shqiptarët me ushqim falas

Policia: Autori kishte një vit që po planifikon­te sulmin, ishte i fiksuar pas vrasjeve masive Shkon në katër numri i viktimave shqiptare

-

Ali Sonboly, autori i sulmit në Mynih, ku humbën jetën 9 persona, mes tyre 4 shqiptarë, kishte nisur përgatitje­t për ngjarjen që para një viti. Sipas "Tgcom", bazuar në të dhënat hetimore të policisë, mësohet se 18- vjeçari kishte vizituar skenën ku ndodhi një sulm i ngjashëm si ai i së premtes, në një shkollë në Winneden. Ngjarja në fjalë kishte ndodhur në vitin 2009, ku një 17- vjeçar vrau 15 vetë në ish- shkollën e tij. Po sipas hetuesve gjermanë, dyshohet se adoleshent­i ishte i fiksuar pas ' vrasjeve masive'. "Pas masakrës nuk fshihet asnjë motiv politik dhe nuk është shtyrë nga askush. Madje sulmuesi nuk i zgjodhi as në mënyrë specifike viktimat e tij", - pohoi prokurori i çështjes, Thomas Steinkraus. Po ashtu, gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, në kompjuteri­n e tij u gjet edhe një foto nga Andres Breivik, i cili gjatë një sulmi me armë vrau 77 person në Norvegji në vitin 2011. Mes viktimave të sulmit mbetën të vrarë edhe katër shqiptarë: Dijamant Zabergja, Armela Segashi, Sabina Sulaj si dhe një 14- vjeçar nga Presheva. Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, më 23 korrik, policët kishin trokitur në portë për t'i përcjellë lajmin e kobshëm familjes Zabergja se Dijamanti ishte vrarë. "Jam ende në ëndërr. Ende nuk e besoj se çfarë ka ndodhur. As familja ime nuk e beson ende", - tregoi Naim Zabergja për mediat gjermane. Dijamanti ishte djali i vetëm i tij pas dy vajzave, dhe kishte lindur në Mynih. OEZ ishte një qendër tregtare në veriperënd­im të Mynihut, një zonë ku jetojnë shumë emigrantë, tepër e frekuentua­r sidomos nga të rinjtë. Edhe Dijamanti pasditen e 22 korrikut kishte shkuar për të konsumuar një pije me shokët e tij. "Ai u vra ndërsa shokët e tij u larguan", - thotë i ati për agjencinë gjermane të lajmeve "DPA". Sulmi në Mynih ka prekur edhe shqiptarët nga Lugina e Preshevës, gjashtë prej të cilëve rezultonin të zhdukur që nga dita e sulmeve në Mynih. Ata janë kryesisht gra e fëmijë. Katër prej tyre janë identifiku­ar, dy gra me dy fëmijët e tyre nga fshati Geraj të Preshevës, ndërsa një person, nga Bujanovci, me nipin e tij ende nuk janë identifiku­ar. Pas sulmit ata qëndruan të ngujuar për dy ditë në bodrumet afër "MCdonaldit", për të mos rrezikuar në rast sulmi. Ndërsa një tjetër shqiptare nga Kosova është në mesin e të plagosurve nga masakra e Mynihut. Ajo është 44- vjeçarja Lumnije Azemi. 18- vjeçari që kreu masakrën u gjet i vdekur një kilometër larg nga qendra tregtare "Olympia" ku ndodhën vrasjet, dhe policia tregon se Ali Sonboly u vetëvra me një plumb në kokë. "Mbeten ende të paqarta motivet e sulmit dhe hetimet janë në të gjitha pistat", thotë shefi i policisë së Mynihut, Hubertus Andrae. Policia tha se autori vuante nga depresioni dhe se ishte në trajtim psikiatrik. Gjithashtu, u bë e ditur se 18- vjeçari ishte i armatosur me revolen tip "Glock" 9 mm dhe kishte 300 fishekë. "Përmes një postimi fals në ' Facebook' ai kishte ofruar ushqime falas për ata që shkojnë në atë restorant", sqaron policia gjermane. Mendohet se i riu është frymëzuar nga Anders Brei- vik, i cili para pesë vjetësh, në Norvegji, vrau 77 persona. Në dhomën e tij u gjetën materiale për sulme masive me armë, mes tyre edhe një libër me titull "Pse vrasin fëmijët". Pas sulmit tragjik në Mynih, zyrtarë të lartë në Gjermani kanë paralajmër­uar për forcimin e ligjeve të shitjeve të armëve në vend. Zëvendës kancelari Sigmar Gabriel, por edhe ministri i Brendshëm, Thomas de Maiziere thanë se qeveria po planifikon të ashpërsojë legjislaci­onin për të shmangur tragjedi të tilla. Hetuesit ende nuk kanë zbuluar se si autori i krimit, 18- vjecari gjermano- iranian arriti të siguronte armën edhe pse kishte probleme mendore. Gjermania, edhe pse ka ligjet më të ashpra për armët, sërish renditet e katra në botë për numrin e qytetarëve që kanë armë. Pas sulmit në Mynih, politikanë të lartë në Gjermani kanë ngritur zërin për kontrolle më të ashpra për shitjen e armëve.

 ??  ?? Masakra në Mynih
Masakra në Mynih
 ??  ?? Atentatori i vetëvrarë
Atentatori i vetëvrarë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania