Gazeta Shqiptare

Paralajmër­imi tronditës: Putin, gati të nisë Luftën e Tretë Botërore

-

Lideri

rus, Vladimir Pu tin mund të jetë në prag të shpalljes së luftës në shkallë të gjerë me NATO- n. Kërcënimi tronditës vjen pasi NATO dhe forcat ruse po grumbulloj­në forcat në shtetet baltike, aktivitete këto që mund të shembin stabilitet­in botëror. Aleanca perëndimor­e ka angazhuar trupa dhe ka dërguar armatime në rajon, ndërsa Rusia po shton forcat në kufi, përfshirë edhe raketat bërthamore. Paralajmër­imi për këtë rrezik jepet në një raport të shkruar nga gjenerali britanik Richard Shirreff dhe ish- këshilltar­i i ministrit të Jashtëm të Polonisë, Maciej Olex- Szczytoësk­i. Ata thonë se: "Perëndimi keqkupton Rusinë, duke supozuar se ajo do t'iu bindet atyre". Dokumenti thotë se Rusia mund të deklarojë luftë "brenda natës" dhe se NATO- ja nuk mund të jetë në gjendje ta ndalojë atë përmes mbrojtjes në Baltik, në shtetet si Lituania dhe Letonia. Një mobilizim i shpejtë rus do të kishte "pasoja shkatërrue­se për Poloninë lindore dhe pasoja fatale për Aleancën". Rusia veç ka kryer stërvitje të shumta ushtarake dhe mobilizim masiv. Ndaj, dyshohet për lëvizje të trupave të gatshme për konflikt, që do t'i mundësonte Ru- sisë të bëhej gati për luftë shumë më shpejtë se NATOs. Raporti thotë: "Duke i kthyer këto ushtrime në një operacion kundër një ose disa shteteve baltike, kjo i jep pak, ose fare kohë NATO- s". Raporti me titullin "Armatosje për pengimin", i bën thirrje Polonisë të shtojë mbrojtjen e saj për të përballur agresionin rus. "Edhe nëse Moska nuk ka asnjë qëllim të menjëher- shme për të sfiduar direkt NATO- n, kjo mund të ndryshojë papritur brenda natës dhe mund të zbatohet me shpejtësi të madhe, duke ndjekur planet tashmë të përgatitur­a", thuhet aty. "Forcat e Rusisë në qarkun ushtarak perëndimor mund të forcojnë shpejtë njësitë dhe formacione­t me pjesët tjera, nën mbulesën e stërvitjev­e ushtarake, të planifikua­ra ose të parakohshm­e". Vladimir Putin ka lëshuar tashmë një kërcënim, kur mobilizoi Ushtrinë e tij për të ballafaqua­r forcat amerikane e britanike në Baltik. Disa raporte thonë se Rusia është duke u përgatitur për luftë, ndërsa ish- lideri sovjetik Mikhail Gorbachev veç ka thënë se NATO- ja është në rrezik "sepse praktikish­t i ka shpallur luftë Rusisë".

 ??  ?? Provat e NATO- s
Provat e NATO- s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania