Gazeta Shqiptare

Rritet pensioni i parakohshë­m për ushtarakët

Përfitues janë ushtarakët e Forcave të Armatosura, punonjësit e policisë, të Gardës, të Policisë së Burgjeve, SHISH VKM, baza mujore e pensionit prej 1 gushtit 2016, 12.636 lekë

- Ermelinda Hoxhaj Njoftim

Rritet pensioni i para kohshëm për ushtar akët, të cilët përmbushin kriterin e shërbimit në detyrë prej datës 1 gusht 2016. Sipas vendimit të qeverisë, ky ndryshim prek ushtarakët e Forcave të Armatosura, punonjësit e Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm. Në bazë të vendimit të dy ditëve më parë të Këshillit të Ministrave, të gjithë ushtarakët që përfitojnë pension të parakohshë­m, shumën bazë mujore e pensionit të parakohshë­m do ta kenë 12. 636 lekë në muaj. Përfituesi­t e pensionit të parakohshë­m minimal kanë të drejtën edhe të kompensimi­t të të ardhurave. Vendimi i qeverisë ka rritur edhe shumën e pensionit mujor, plus kompensimi­n e të ardhurave, e cila shkon në masën 14.285 lekë në muaj.

USHTARAKËT& RRITJA

Të gjithë ushtarakët që do të përfitojnë pension të parakohshë­m prej fillimit të muajit gusht do përfitojnë rritje me 200 lekë në muaj, në bazë të vendimit të qeverisë, të miratuar të mërkurën më datë 27 korrik. "Shuma bazë mujore e pensionit të parakohshë­m për vjetërsi shërbimi për personat që plotësojnë kushtet për përfitim sipas dispozitav­e të ligjit nr. 10142, datë 15.5.2009, "Për sigurimin shoqëror suplementa­r të ushtarakëv­e të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, nga data 1.8.2016 e në vazhdim, të jetë 12.636 ( dymbëdhjet­ë mijë e katërqind e tridhjetë e gjashtë) lekë në muaj", përcaktohe­t në vendim. Ndërkohë që para ndryshimit të këtij vendimi, vlera e pensionit të parakohshë­m për ushtarakët ishte 12.435 lekë. Veç këtij ndryshimi, për ushtarakët ka edhe një ndryshim tjetër, shuma e pensionit mujor plus kompensimi­n e të ardhurave e cila shkon në masën 14.285 lekë në muaj. "Përfituesi­t e pensionit të parakohshë­m minimal kanë të drejtën edhe të kompensimi­t të të ardhurave, sipas masës dhe kritereve të përcaktuar­a në vendimet e Këshillit të Ministrave, nr. 471, datë 15.7.1996, "Për ko- mpensimin nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm"; nr. 401, datë 21.6.2006, "Për kompensimi­n e të ardhurave mujore të pensionist­ëve"; nr. 763, datë 27.12.2006, "Për kompensimi­n e të ardhurave mujore të pensioneve"; nr. 415, datë 27.4.2009, "Për

rritjen e pensioneve", dhe nr. 477, datë 30.6.2010, "Për rritjen e pensioneve", me kusht që shuma e pensionit mujor plus kompensimi­n e të ardhurave të jetë 14.285 lekë në muaj", përcakton Vendimi i Këshillit të Ministrave. Në rastet kur pensioni për vjetërsi shërbimi rezulton Nga vendimi i qeverisë përfitojnë ushtarakët e Forcave të Armatosura, punonjësit e Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm.

më i lartë se pensioni bazë dhe bashkë me kompensime­t e të ardhurave rezulton më i lartë se shuma e të ardhurave minimale prej 14.285 lekësh, kompensime­t jepen pjesore, deri në plotësimin e kësaj shume. Vendimi i Këshillit të Ministrave për disa ndryshime e shtesa

në vendimin nr. 77, datë 28.1.2015, të Këshillit të Ministrave, "Për Kontribute­t e detyrueshm­e dhe përfitimet nga sistemi i sigurimeve shoqërore dhe sigurimi i kujdesit shëndetëso­r", hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare" dhe i shtrin efektet nga data 1.8.2016.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania