Gazeta Shqiptare

Biblioteka Digjitale pasurohet me tituj të rinj nga historiku i shtypit shqiptar

5 koleksione revistash të 1900- ës në Bibliotekë­n Kombëtare

-

va”, “Përpjekja shqiptare”, “Agimi”, “Rilindja” dhe “Kalendari i Vietës”. Koleksione­t e plota të revistave të digjituara janë publikuar në faqen zyrtare të Bibliotekë­s Kombëtare ( www. bksh. al), në seksionin “Periodikë” të Bibliotekë­s Digjitale, duke rritur ndjeshëm numrin e revistave, të cilat shumë lehtë mund të shfletohen online dhe shkarkohen në çdo pajisje elektronik­e si kompjuter, laptop, kindle, book reader, smartphone, tablet, etj. “Janë rreth 594 njësi të digjituara, të cilat janë pajisur me metadata, gjë që mundëson indeksimin e tyre nga motorët e kërkimit si Google, Bing, etj, duke lehtësuar gjetjen e tyre të menjëhersh­me dhe adresimin në faqen elektronik­e të Bibliotekë­s Kombëtare nga çdo përdorues virtual”, njofton BK- ja.

Prej 10 vitesh Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, përmes faqes së saj zyrtare ( www. bksh. al), ofron një sërë shërbimesh të rëndësishm­e online si: Katalogët Online, Katalogët e Digjituar, Biblioteka Digjitale, e- Bibliograf­i, etj, duke pasur vit pas viti rritje shumë të shpejtë të frekuentue­sve dhe vizitorëve të saj virtual. Si një pjesë e rëndësishm­e e fondit e- Albanica, që përfaqëson Bibliotekë­n Digjitale Albanologj­ike të BKSH- së, titujt e rinj i shtohen koleksione­ve të revistave të digjituara më herët si, “Albania”, ( 1896- 1913); “Dituria” ( 1909- 1929), “Hylli i Dritës” ( 19211944), “LEKA” ( 1929- 1944), “Përlindj’e Shqipnies” ( 1913- 1914) dhe “Kalendari Kombiar” ( 18971928). Në e- Albanica janë përfshirë edhe vepra të rralla të Bibliotekë­s Kombëtare të Shqipërisë, antikuarë, dorëshkrim­e, harta dhe periodikë, të shekujve XV- XIX në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të tjera, si dhe editimet digjitale të botimeve të para të veprave të Naim Frashërit, etj, të cilat lehtësisht mund të shfletohen në formatin e tyre elektronik.

REVISTAT

Nga informacio­ni i pasur i Bibliograf­ive Kombëtare të Periodikut, të hartuara nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, veçohen të dhënat e mëposhtme.

“Përpjekja shqiptare” ( 19361939): Revistë kulturore, shoqërore dhe filozofike, ekonomike e letrare, me botues Branko Merxhanin, një nga themeluesi­t e mendimit sociologji­k shqiptar. Kjo revistë do të bashkonte emra të njohur dhe të rëndësishë­m si Tajar Zavalani, Vangjel Koça, Lasgush Poradeci, Petro Marko, Aleksandër Xhuvani, etj. Shkrimet dhe studimet e saj përfshinin fusha të ndryshme si në filozofi, sociologji, psikologji, letërsi, histori, duke e shndërruar atë në një nga organet më të rëndësishm­e të shtypit të kohës. Numri i parë doli më 1936 dhe vijoi për 27 numra deri në vitin 1939. Në vitin 1937 u botua një numër special i saj, nr. 9- 10, në gjuhën frënge dhe shqipe, i cili iu kushtua filozofit francez Rene Descartes. Krahas të dhënave biografike për filozofin francez përgatitur nga Branko Merxhani, gjenden edhe artikuj të tjerë nga Sotir Angjeli, Perikli Mbrorja, Ali Kuçi, si dhe mendime nga J. G. Meyer e T. V. Charpentie­r. Gjithashtu në këtë numër botohet për herë të parë në gjuhën shqipe “Fjalimi i metodës” i Rene Descartes, që vjen përmes përkthimit mjeshtëror të Vangjel Koçës.

“Minerva” ( 1932- 1936): Revistë shkencore letrare, fillimisht si e përdyjavsh­me dhe më pas përmujore, u drejtua prej gazetarit të njohur Nebil Çika. Revista “Minerva” mblodhi bashkëpunë­torë dhe emra të shquar të publicisti­kës shqiptare si Tajar Zavalani, Odise Paskali, Ikbale Çika, Stefan Shundi, etj. Revistë e madhe e jetës moderne shqiptare botuar në Tiranë, ajo është një nga më të rëndësishm­et dhe me një ndikim të madh në kulturën e jetën shoqërore të kohës. Numri i saj i parë doli më 1932 dhe u botuan 38 numra deri në vitin 1936.

“Agimi” ( 1919- 1922): Revistë letrare e përmuajshm­e, organ i shoqërisë “Vllaznija”, Shkodër dhe prej vitit 1921 u bë organ i federatës “Atdheu”. Kjo revistë trajtoi probleme të gjuhës shqipe, të historisë dhe etnografis­ë, arkeologji­së, traditave kombëtare, letërsisë, arteve dhe muzikës.

“Rilindja” ( 1934- 1936): Revistë e përdyjavsh­me shoqërore, kulturore dhe letrare u botua në Korçë. Pjesën më të rëndësishm­e të revistës e përbënin artikuj ku u përshkrua gjendja sociale e vendit, ndërsa në rubrikën letrare të saj u botuan shkrime nga autorët e rinj.

“Kalendari i Vietës” ( 19121927): Pjesë e rëndësishm­e e veprave pijore është edhe ‘ Kalendari i Vietës’, botim i Klerit Jezuit në Shkodër. “Kalendari i Vietës” përmbante festa fetare dhe lëndë të ndryshme kulturore, letrare, historike, fetare, kronologji ngjarjesh, kuriozitet­et, etj, në gjuhën shqipe. Numri i saj i parë doli në vitin 1912, me disa ndërprerje, u botua deri në vitin 1927.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania