Gazeta Shqiptare

Meta: Deri në 11 gusht nuk do të ketë seancë

"Reforma në drejtësi, 7 ligjet do diskutohen në kohën e duhur" "Çdo gjë do rakordohet me konsensus"

- Darina Tanushi

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta pati dje një ditë të ngjeshur takimesh me ambasadorë­t e huaj. Temë e bisedimeve ishte votimi i 7 ligjeve që shoqërojnë reformën në drejtësi. Fillimisht ambasadorj­a e BE- së, Romana Vlahutin dhe ai i SHBA- ve, Donald Lu zhvilluan takime të ndara me kryetarin e Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, por dhe me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, në kryesinë e Kuvendit. Ndërsa po dje, Meta u takua edhe me ambasadore­n gjermane Susanne Schütz në hotel "Rogner". Pas këtij takimi, kreu i Kuvendit, Meta deklaroi për gazetarët: "Çdo gjë do të ecë normalisht dhe në respekt të Kushtetutë­s, institucio­neve dhe afateve që kemi me partnerët ndërkombët­arë. Po diskutojmë për të përcaktuar sa më shpejt të jetë e mundur kohën e mbajtjes së seancës së duhur për të miratuar ligjin për vettingun dhe ligjet e tjera të domosdoshm­e". Ai u pyet nëse do të përfundojë miratimi i ligjeve përpara mbylljes së muajit gusht, meqë është kërkuar kaq shumë edhe nga ndërkombët­arët. "Që të jemi korrektë, jemi në një proces diskutimes­h, edhe me z. Xhafaj si Kryetar i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, edhe me z. Bylykbashi si Nënkryetar i Komisionit dhe përfaqësue­s i opozitës, edhe me dy ambasadorë­t e nderuar, ambasadore­n e BE, Vlahutin dhe me ambasadori­n e SHBA, Lu. Kemi komunikime të vazhdueshm­e edhe me kryetarët e grupeve parlamenta­re. E vetmja gjë që mund t'ju them me siguri është që deri më 11 gusht deputetët mund të jenë të qetë edhe të vazhdojnë me programin e tyre", - deklaroi Meta. "Por besoj që këto dy ditë do të jemi shumë më të qartë që të vazhdojmë rrugën e nisur, t'i respektojm­ë të gjitha afatet që e ndihmojnë Shqipërinë që të marrë rekomandim­in pozitiv nga Komisioni Europian për hapjen e negociatav­e, dhe njëkohësis­ht edhe që ndihmojnë partnerët tanë, BE, SHBA, për të filluar an- gazhimin e tyre në mbështetje të fillimit të reformës dhe fillimit të implementi­mit të saj", - u shpreh kreu i Kuvendit. "E vetmja gjë e sigurt që mund t'ju them është që unë, Xhafaj dhe Bylykbashi do të bëjmë pushime dimërore. Për datat pastaj, pasi të rakordojmë çdo gjë me konsensus, do t'ju njoftojmë në orët e ardhshme, në dy ditët e ardhshme, atëherë kur ne të jemi të bindur që po shkojmë drejt një seance të suksesshme", - u shpreh Meta. I pyetur nëse do të mblidhet Komisioni parlamenta­r i Ligjeve për shqyrtimin e ligjit të vettingut, një prej ligjeve të shumëkërku­ara për t'u miratuar brenda muajit gusht, pasi edhe opozita është duke punuar mbi këtë ligj, Meta nënvizoi: "Padyshim edhe unë jam i informuar për përgatitje­n e përfaqësue­sve të PD- së në komision. Jemi në komunikim të vazhdueshë­m me ta dhe padyshim që komisioni do të mblidhet. Do të mblidhet në kohën e duhur". "Kjo, - tha më tej Meta, - është përgjigjja më e mirë që mund të them sot. Qëllimi nuk është thjesht të mbledhim komisionin, por të kemi një axhendë të qartë nga mbledhja e komisionit deri në zhvillimin e seancës. Mendoj që të gjithë janë të angazhuar pozitivish­t dhe i përshëndes për angazhimin e tyre". Ende nuk ka një datë për seancën e jashtëzako­nshme që pritet të mblidhet për të miratuar projektlig­jin e vetting- ut, por 11 gushti është afati kushtetues, dhe pas kësaj date e deri rreth fundit të gushtit deputetët kanë kohë të plotësojnë kushtin e vendosur.

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i Kuvendit, Ilir Meta
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania