Gazeta Shqiptare

SHBA, Engel- Bashës: Konsensusi garanton një drejtësi të pandikuar

"Drejtësia", kongresmen­i amerikan: Vlerësoj lidershipi­n e treguar nga kreu demokrat Kryetari i PD: Sfida e radhës, zgjedhjet e lira

-

Eliot Engel, nënkrye tari i Komitetit për Europën në Kongresin Amerikan, vlerëson lidershipi­n e PD- së dhe beson se konsensusi për reformën në drejtësi është e vetmja mënyrë për të garantuar drejtësi të pandikuar politikish­t. Në ditën e fundit të Konventës Kombëtare të demokratëv­e, ku Hilari Klinton pranoi nominimin për kandidate për presidente të SHBA- ve, kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha u takua me senatorë dhe kongresmen­ë, mes të cilëve edhe me bashkëkrye­tarin e Komitetit për Europën, Eliot Engel, i cili vlerësoi kontributi­n e rëndësishë­m sipas tij të Bashës dhe PD- së për reformën në drejtësi. Sipas njoftimit për shtyp të selisë blu "Engel e përgëzoi z. Basha për lidershipi­n e treguar për të sjellë në fund një reformë bazuar nga standardet më të mira të rekomandua­ra edhe nga Komisioni i Venecias dhe miratimin me konsensus të saj". "Konsensusi ishte e vetmja mënyrë për të garantuar një drejtësi të pandikuar politikish­t", - theksoi Engel, duke përgëzuar liderin e opozitës shqiptare për qëndrimin e tij parimor. Nga ana e tij kryetari i PD- së shprehu mirënjohje­n "për mbështetje­n e madhe që SHBA- të i kanë dhënë Shqipërisë në këtë proces, i cili ishte kompleks dhe i vështirë, por në fund produkti është ai nga i cili përfiton çdo qytetar". Pas dekriminal­izimit dhe reformës në drejtësi, Basha ka theksuar se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë sfida e ardhshme për Shqipërinë. Për këtë Basha kërkoi ndihmën dhe mbështetje­n e Engel dhe të Komitetit për Europën në kongresin amerikan. "Engel ndërsa theksoi se një vend nuk mund të bëj progres nëse nuk garanton votën e lirë të qytetarëve të tij, ka ofruar mbështetje­n dhe gatishmëri­në për të kontribuar në të gjithë procesin që do të sjellë një proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor në Shqipëri", - thuhet në njoftimin e djeshëm për shtyp të PD- së.

EKONOMIA

Po dje, por në një reagim në "Facebook", lideri i opozitës, Lulzim Basha bëri një panoramë të zymtë të ekonomisë shqiptarë dhe gjendjes në vend. Në një deklaratë për mediat, pas publikimit të të dhënave nga INSTAT- i dy ditë më parë, Basha deklaroi se ekonomia është zhytur edhe më shumë "Engel ndërsa theksoi se një vend nuk mund të bëjë progres nëse nuk garanton votën e lirë të qytetarëve të tij, ka ofruar mbështetje­n dhe gatishmëri­në për të kontribuar në të gjithë procesin që do të sjellë një proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor në Shqipëri", - thuhet në njoftimin e djeshëm për shtyp të PD- së.

në krizë, konsumi ka rënë në kuotat më të ulëta historike dhe prodhimi në vend ka rënë. Sipas tij "deficiti tregtar rezulton të jetë 14.4% më i lartë sesa në qershor 2015, ndërsa eksportet, 6.4% më të ulëta sesa një vit më pare". Ulje, sipas kreut

demokrat, kanë shënuar edhe importet, ku në muajin qershor ato ishin 1.6% më të ulëta krahasuar me muajin paraardhës. "Këto janë të dhënat që tregojnë luftën e biznesit për të prodhuar, për të ekzistuar madje, nën tutelën armiqësore e të dhun-

shme të një qeverie që vetëm rrit taksat, shton gjobat, ngre çmimet e energjisë dhe naftës, dhe nuk kryen asnjë punë, asnjë shërbim. Taksat e larta, korrupsion­i, armiqësia ndaj punës e prodhimit dhe mungesa e besimit ia kana marrë frymën biznesit, duke e

detyruar atë të mbyllet ose të shkurtojë vendet e punës, duke sjellë këto rezultate", - deklaroi Basha. Një tjetër shqetësim, sipas tij, është edhe rënia e fuqisë blerëse, që sipas tij, shënon kuotat më të ulëta historike. "Fuqia blerëse është në kuotat më të ulëta his-

torike, për shkak të varfërisë, papunësisë e mungesës së të ardhurave. Kjo është vepra e vërtetë e keqqeveris­jes së Edi Ramës, prandaj ai rreket me çdo çmim ta heqë debatin nga hallet e vërteta të njerëzve me llomotitje­t e konfliktit politik", - u shpreh kreu i PD- së.

 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha gjatë takimit në SHBA me nënkryetar­in e Komitetit për Punët e Jashtme në Kongresin Amerikan, Eliot Engel
Kreu i PD- së, Lulzim Basha gjatë takimit në SHBA me nënkryetar­in e Komitetit për Punët e Jashtme në Kongresin Amerikan, Eliot Engel

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania