Gazeta Shqiptare

Pronarët, miratohet kompensimi për 74 përfitues

Fondi 52 milionë lekë, paguhen kësti i parë, i dytë, i tretë, i katërt dhe i pestë ATP publikon 7 dokumentet që duhen dorëzuar për të marrë paratë

- Ornela Manjani

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka përfund uar procesin e shqyrtimit të 74 kërkesave të pronarëve pasuria e të cilëve është prekur nga ndërtimet informale. Pronarët përfitojnë kompensimi­n e saj deri në masën 70% të shumës së përgjithsh­me në të holla dhe marrin pesë këste të pagesës. Fondi në total është rreth 52 milionë lekë. “Në përfundim të këtij procesi, për 74 kërkesa të depozituar­a në Agjencinë e Trajtimit të Pronave është shpërndarë kësti i parë, i dytë, i tretë, i katërt dhe i pestë ( në total 70% të vlerës totale të miratuar me VKMtë përkatëse), në shumën e përgjithsh­me prej 52 013 727,97 lekë”,- thuhet në njoftimin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Pranimi i kërkesave Procesi i regjistrim­it apo pranimit të kërkesave për kompensim fillon 5 ditë pas datës së njoftimit publik. Me urdhër të drejtorit të përgjithsh­ëm të ATP- së ngrihet grupi i punës për pran- imin dhe shqyrtimin e kërkesave, me objekt shpërblimi­n e pronarëve të pasurive të paluajtshm­e, pronë private që preken nga ndërtimet informale dhe shpërndarj­en e fondit përkatës. Grupi i punës, brenda 60 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës për kompensimi­n e pronës, kryen verifikime­t e duhura. Drejtori i përgjithsh­ëm i ATP- së, brenda 30 ditëve nga data e përfundimi­t të procesit të verifikimi­t nga grupi i punës, nxjerr vendimin me emrat e subjekteve që përfitojnë nga kompensimi dhe urdhëron publikimin e listës së subjekteve që kompensohe­n. Gjithashtu, ai njofton edhe aplikantët që nuk përfshihen në listën e subjekteve që kompensohe­n, duke përcaktuar arsyet e mospërfshi­rjes.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania