Gazeta Shqiptare

Policia Rrugore me "fytyrë" të re, Rama i bën lëvdata Tahirit

Krerë të Policisë së Shtetit përuruan dje ambientet në ish- Kinostudio "Gjuajnë me baltë ata që s'bënë shtet"

- Xhensila Kodra

Kryeqyteti tashmë do të jetë me ambiente të reja të Komisariat­it të Policisë Rrugore. Ceremonia për inaugurimi­n e këtyre ambienteve u bë mesditën e djeshme, ku të pranishëm ishin kryeminist­ri Edi Rama, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako, drejtori i Policisë së Tiranës Ervin Hodaj, si dhe drejtues të tjerë të lartë. Gjithashtu, pranë efektivëve të Policisë Rrugore ishte edhe Resmi Hasanpapaj, njëri prej kolegëve të tyre, i cili është aksidentua­r në krye të detyrës. Gjatë fjalës së tij, kryeminist­ri Rama e cilësoi investimin si pjesë e programit të Rilindjes së Policisë së Shtetit. Po ashtu, ai vlerësoi edhe punën e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, duke theksuar se akuzat e PD- së janë kompliment, pasi vijnë si rrjedhojë e shtetbërje­s që s'pranohet nga demokratët. Kurse, vetë ministri Tahiri tha se "kemi ndërtuar një godinë të re, për t'u shërbyer qytetarëve dhe për të pasur gjithë gamën e shërbimeve në këtë zyrë shërbimi". Ndërsa, kreu i Policisë së Tiranës tha se me Komisariat­in e Policisë Rrugore përmbyllet edhe projekti i transformi­mit të "Këtu ka qenë një godinë shumë e vjetër, e ndërtuar që në vitin 1981, pa u vënë dorë. Ndërkohë, nga një ndihmë nga shumë partnerë privatë kemi ndërtuar një godinë të re, për t'u shërbyer qytetarëve dhe për të pasur gjithë gamën e shërbimeve në këtë zyrë shërbimi", - tha ministri i Brendshëm. "Kjo godinë është tërësisht e re, jo e rikonstruk­tuar. Është vendosur gjithë administra­ta. Komisariat­i i shërbimit rrugor mbyll tablonë e të gjitha komisariat­eve të Tiranës për shërbimet ndaj qytetarëve. Në sportel merren të gjitha shërbimet", tha drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë, Ervin Hodaj.

të gjitha komisariat­eve dhe sporteleve të shërbimit të policisë në Tiranë.

INAUGURIMI

Godina e Komisariat­it të Policisë Rrugore, e cila ndodhet në zonën e ish- Kinostudio­s, është ndërtuar që në vitin 1981 dhe që prej asaj kohe nuk ishte investuar asnjëherë në të. Kushtet që kishte më parë ky komisari-

at bënin që shërbimet ndaj qytetarëve të ishin me kohë të zgjatura. Ndërkohë, me investimet e reja që tashmë janë bërë në të, mendohet që policia të mundë të përballojë një fluks të madh të qytetarëve. Sakaq, në ceremoni, Rama tha se më parë kishte njerëz të detyruar që të zinin radhë që në 04: 00 të mëngjesit, për të paguar gjo- bat e shkeljeve në qarkullimi­n rrugor. "Rreth 200 mijë njerëz në vit përballesh­in me një situatë që as në mesjetë nuk mund të gjente krahasim", - tha kryeminist­ri. Ndërsa sot, sipas tij, jemi në një situatë tërësisht të transformu­ar, me një pritje të denjë për të gjithë qytetarët. "120- 150 persona në ditë shërbehen në kushte optimale, falë një investimi të kryer në bashkëpuni­m me sipërmarrj­en, pa nxjerrë asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit, si pjesë e programit të Rilindjes së Policisë së Shtetit dhe transformi­mit të saj nga një trupë e tradhtuar, e braktisur, e lënë rrugëve duke shtyrë automjetet që ngecnin për mungesë karburanti, që nga ana tjetër grabitej masivisht, në një polici që çdo ditë e më shumë u ngjan trupave simotra në Europën ku jetojmë", - nënvizoi Rama. Më tej, ai shprehu respekt për skuadrën e ministrit të Brendshëm dhe për drejtuesit e Policisë së Shtetit. "Natyrisht që, kjo punë ka në krye ministrin e Brendshëm dhe sa herë më jepet rasti, e kam përsëritur dhe do e përsëris që puna e tij meriton çdo lëvdatë, pasi jo më kot meriton edhe gjylet e përditshme të baltës së SHQUP- it, që janë në fakt, kompliment­i më i mirë për punën e ministrit dhe të gjithë ekipit të Ministrisë së Brendshme dhe drejtuesve

të Policisë së Shtetit. Kompliment që vjen nga ata, të cilët vetëm shtet nuk njohin e vetëm shtet nuk ditën të bëjnë, dhe teksa shohin se si po bëhet shteti, asgjë tjetër

s'mund të bëjnë përveçse të mbushin topat e baltës dhe të gjuajnë, duke filluar nga Policia e Shtetit, që është modeli për t'u ndjekur nga të gjithë", - përfundoi Rama.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania