Gazeta Shqiptare

Nusja spërkat me benzinë vjehrrën e kunatën, tenton t'u vërë flakën

Shoqërohet 28- vjeçarja. Angjelina Palushi: Prej 10 ditësh kishim konflikte Shkak, kthimi në shtëpinë e prindërve i vajzës së divorcuar

- Mirsad Rakaj

Kthimi në shtëpi i ku natës së divorcuar ka trazuar keqazi një 28vjeçare nga Shkodra. Ela Palushi ka nisur të debatojë me vjehrrën e saj 75- vjeçare dhe vajzën 40- vjeçare të kësaj të fundit. Debatet mes tri femrave në banesën e shtetasit L. P. kanë arritur kulmin në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Mësohet se në sherr e sipër, nusja 28- vjeçare ka tentuar të djegë me benzinë të moshuarën Angjelina Palushi dhe kunatën Nora Palushi. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Shkodrës bënë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Stajkë. Mësohet se 10 ditë më parë, vajza e familjes Palushi është kthyer në shtëpinë e nënës së saj ( babai i ka vdekur), pasi ishte ndarë nga burri. Kthimi i kunatës në banesë ka irrituar nusen, e cila nuk ka qenë "Është e vërtetë se gjatë ditëve të fundit, unë dhe vajza kemi pasur konflikte me nusen, por nuk është e vërtetë se nusja tentoi të na digjte", - ka thënë e moshuara Angjelina Palushi.

dakord dhe ka kërkuar që kunata të shkonte ku të donte

dhe jo të qëndronte në një strehë me të. Rebelimi i nuses ka hasur në kundërshti­min e vjehrrës dhe vajzës së shtëpisë, të cilat kanë debatuar ashpër me të. Debatet përgjatë dhjetë ditëve kanë shënuar kulmin rreth orës 00: 20, kur Ela Palushi ka spërkatur me benzinë vjehrrën, Angjelinën dhe kunatën e saj, Norën. Ulërimat e këtyre të fundit janë dëgjuar nga fqinjët, të cilët menjëherë kanë sinjalizua­r policinë. Blutë kanë shkuar shpejt në vendngjarj­e dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të konfliktit në familjen Palushi. Ndërkohë, në lidhje me këtë ngjarje është shoqëruar 28vjeçarja. Lajmi se nusja ka tentuar të djegë të gjalla vjehrrën dhe nusen ka tronditur banorët e zonës. Ndërkaq, 75- vjeçarja Angjelina Palushi dje e ka mohuar një gjë të tillë. E pyetur nga "Gazeta Shqiptare", 75vjeçarja pohoi se kanë debatuar me nusen, por nuk është e vërtetë se Ela ka tentuar që t'i djegë me benzinë. "Është e vërtetë se gjatë ditëve të fundit, unë dhe vajza kemi pasur konflikte me nusen. Pas mesnate, unë isha te dhoma e gjumit kur dëgjova nusen e djalit që po grindej me vajzën time. Shkova dhe unë për të qetësuar gjakrat, por debatet vazhduan. Me sa duket, fqinjët kanë dëgjuar zhurmë dhe kanë njoftuar policinë. Nuk është e vërtetë se nusja tentoi të na digjte", - ka thënë Angjelina Palushi. Ndërkaq, e moshuara ka pohuar se djali i saj ishte punëtor ndërtimi ( shtronte pllaka), ndërsa nusja e tij ishte e papunë, shtëpiake.

 ??  ??
 ??  ?? Banesa në fshatin Stajkë ku ndodhi ngjarja
Banesa në fshatin Stajkë ku ndodhi ngjarja
 ??  ?? 75- vjeçarja Angjelina Palushi duke folur për “GSH”
75- vjeçarja Angjelina Palushi duke folur për “GSH”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania