Gazeta Shqiptare

PD, akuza në këshillin bashkiak: Punonjësit e bashkisë, jo efiçientë

-

DURRES - LSI i jep fund bojkotit dhe kthehet në Këshillin Bashkiak të Durrësit. Kjo pas refuzimit në grup që bëri në mbledhjen e muajit që shkoi. Kësaj here ( mbledhjen e zhvilluar pasditen e së mërkurës), LSI- ja ishte në konsensus me projektven­dimet e paraqitura nga bashkia. Ndërkohë që, debatet midis mazhorancë­s së majtë dhe opozitës së djathtë janë bërë për ndarjen e zonave që janë jashtë Bashkisë së Durrësit. Armand Teliti i PD- së deklaroi se ka përfunduar koha kur ish- njësitë vendore jashtë Bashkisë së Durrësit thirreshin në ishkomuna e bashki dhe se tani janë pjesë e pandarë e një bashkie të madhe. Ndërsa, kryebashki­aku Vangjush Dako tha se vitin e ardhshëm do të kategorizo­hen zonat jashtë qytetit të Durrësit që bëjnë pjesë në bashkinë e madhe. PD- ja ka miratuar së bashku me PS- në dhe LSI- në 9 prej 10 pikave të rendit të ditës. Debate janë zhvilluar për zënien e hapësirave publike në shëtitoren "Taulantia" në Durrës dhe për blerjen e një roboti për pastrimin e pishinës me vlerë 4.5 milionë lekë. Ndërkaq, PD- ja kundërshto­i miratimin e fondit prej 135 milionë lekësh të shpronësim­it për ndërtimin e sheshit para portit detar. Gjithashtu, Teliti hodhi akuza për mosefiçenc­ë të punës e të shërbimeve ndaj qytetarëve të punonjësve të bashkisë. "I bëj thirrje bashkisë të rishikojë administra­tën e fryrë. Pjesa më e madhe e buxhetit të bashkisë shkon për pagat e punonjësve, të cilët më shumë nuk janë sesa janë në punë. Ndërkaq, denoncoj edhe pagat e kryepleqve të fshatrave, të cilët janë zgjedhur në mënyrë manipulati­ve", - tha Armand Teliti. Nga ana tjetër, Dako deklaroi se të gjithë kryepleqtë e fshatrave janë miratuar me vendim të këshillit bashkiak. Në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak të Durrësit, të gjithë këshilltar­ët i thanë ' OK' vendosjes së emrit Juxhin Guza ( volejbolli­stit të talentuar që u vra 5 vjet më parë) një rruge në Durrës. kl. ha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania