Gazeta Shqiptare

Ramadani: Mund ta përmbysim në Austri

Partizani u mund në Elbasan 1- 0 nga Salcburgu, por mesfushori beson te mrekullia Ferencvaro­shi, frymëzim për të kuqtë

-

ekip që ka miliona dhe buxhet super të fuqishëm dhe kemi dominuar. Humbja erdhi si rezultat i një episodi, por për mendimin tim ka të bëjë eksperienc­a. Të mos harrojmë se po flasim për një ekip që është kampion absolut i Austrisë dhe ka krijuar identiteti­n e tij edhe në Europë", thotë Ylberi. Mesfushori i ri, që në pjesën e dytë të kampionati­t më së shumti është aktivizuar në radhët e Partizanit B, ka besim se Partizani mund t'ia dalë të befasojë dhe në Austri. Të kuqtë ishin të eliminuar në Budapest me Ferencvaro­shin, por një gol i ktheu ata në lojë dhe më pas u kualifikua­n pas goditjeve të penalltive. "Për ndeshjen e kthimit kemi besim se mund t'ia dalim. Ndeshja e fituar në Hungari na ka bërë që të be- sojmë deri në fund. Mund të shënojmë dhe të tentojmë për më tepër. Asgjë nuk është e pamundur për skuadrën tonë, pasi kemi besim. Qëndrojmë me këm- bë në tokë dhe e dimë se janë shumë më lart, por nuk na stepin aspak austriakët. Kemi ndërtuar një ekip që tremb çdo kundërshta­r". Në fund dy fjalës, Ramadani tregon dhe momentin e mirë që po kalon dhe se konkurrenc­a nuk e tremb, por e shtyn që të japë më të mirën nga vetja. "Nuk i trembem konkurrenc­ës, pasi unë bëj punën dhe detyrën time. Do mundohem të jap maksimumin gjithmonë dhe në bazë të kësaj t'ia dal mbanë. Do jap maksimumin për Partizanin dhe do të jem gjithmonë i gatshëm për skuadrën dhe trajnerin kur të ketë nevojë. Skuadra është në formë dhe kemi bërë përgatitje­t e duhura për këtë takim. Do mundohemi të bëjmë maksimumin për këtë ndeshje dhe jam i sigurt se do ja dalim".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania