Gazeta Shqiptare

TRANSFERIM­I I PENSIONEVE Emini: Procedura e dokumentet që nevojiten

Të gjitha detajet se si të merrni pensionin në vendin ku banoni dhe hapat që duhet të ndiqni për ta transferua­r nga një qytet në tjetrin. Procedura edhe për ndryshimin e vendbanimi­t në lagje të ndryshme

- Nga ORNELA MANJANI

Për të transferua­r pensionin nga një qark në tjetrin, nga një njësi në tjetrën ose nga posta në bankë, pensionist­i duhet të plotësojë një formular- tip. Kërkesa për transferim­in e pensionit, e dosjes së pensionit, bëhet në Agjencinë Lokale të Sigurimeve Shoqërore ku ka vendbanimi­n e ri pensionist­i, sipas kërkesësti­p. Kërkesa paraqitet tek inspektori pritës në ALSSH. Në rastin kur kërkuesi nuk ka vendbanimi­n në territorin e ALSSH- së ku paraqitet kërkesa, inspektori pritës e sqaron personin e interesuar për procedurat e parashikua­ra në rregullore, duke i dhënë edhe alternativ­ë për kalimin e pagesës së pensionit në një nga Bankat e Nivelit të Dytë. Procedurat janë bërë të ditura nga zëvendësdr­ejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Ali Emini, në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”. Si duhet të veprojë një pensionist për ta transferua­r pensionin në vendin e tij të ri të banimit?...

 ??  ?? 4- 5
4- 5

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania