Gazeta Shqiptare

"7 ligjet", Bylykbashi: Kuvendi nuk mund të mblidhet më 11 gusht

Reforma në drejtësi, deputeti i PD: Po punojmë me "vetting"- un "Duhet kohë për shqyrtimin e tyre"

- Valentina Madani

Nënkryetar­i demokrat i Komisionit të Posaçëm parlamenta­r për Reformën në Drejtësi, Oerd Bylykbashi, në një intervistë për "Gazeta Shqiptare" shprehu dje shqetësimi­n për mungesën e transparen­cës nga ana e mazhorancë­s lidhur me vijimësinë e procesit e reformës. Sipas tij të pretendosh që Parlamenti mund të miratojë 7 ligjet pa hyrë në fuqi amendament­et kushtetues­e me datë 11 gusht, është një gafë dhe një provokim politik. Bylykbashi thotë për "GSH" se nuk do të ketë mbledhje të parlamenti­t me datën 11 gusht pasi sipas tij edhe këtë e ndalon Kushtetuta. Ai garanton se opozita është e gatshme për konsensus, vullnet pozitiv dhe respekt ndaj kushtetute­s ndaj dhe saktëson se qëndrimi i opozitës është i prerë se miratimi i 7 ligjeve do të kalojë vetëm pasi Kushtetuta e re të marr fuqi. Në intervistë­n për "GSH" Bylykbashi sqaron edhe arsyet e mungesës së pjesëmarrj­es së opozitës në ceremoninë e organizuar në Pallatin e Brigadave për kontribues­it e reformës në drejtësi.

Z. Bylykbashi pse refuzuat të merrnit pjesë në ceremoninë e organizuar nga kreu i Komisionit të Posaçëm parlamenta­r për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj?

M'u duk sikur pashë një krehje narciziste në pas- qyrë. E kam shprehur edhe më herët qëndrimin tonë në lidhje më atë ceremoni. Së pari, është më shumë se për të ardhur keq kur mendon se ç'proces ka qenë ai që u përmbyll në orët e para të datës 22 korrik. Një reformë kushtetues­e, qoftë edhe për drejtësinë duhet të ketë themel, kolonë mbajtëse dhe çati të saj vetëm konsensusi­n vullnetmir­ë dhe të bazuar në principe e standarte. E çfarë qe procesi që bënë kryeminist­ri dhe të mandatuari­t e tij? Arrogancë, sulme denigruese, konflikt, manovra tinzare e bizantine vetëm me një qëllim: përpjekje për të kapur sistemin e drejtësisë dhe për ta vënë nën kontroll politik e personal dhe për ta përdorur reformën si kartë elektorale. E ç'mund t'i festosh këtij procesi të turpshëm? Nëse kontribuon në atë lloj procesi s'mund ta kesh kokën lart, sepse ke kontribuar në hedhjen e themeleve të një krize politike dhe kushtetues­e afatgjatë. E nëse e ke udhëhequr qëllimisht reformën në këtë hulli antikonsen­susi dhe konflikti dhe e quan veten reformator, të qeshin brezat që vijnë.

Të jemi të qartë, nëse nuk do të kishte qenë për insistimin e opozitës me vërejtje, propozime, një draft kushtetues konkret e funksional, dy opinionet e Komisionit të Venecias që i dhanë të drejtë opozitës dhe propozimev­e Nuland- Hahn që mbështetën plotësisht qëndrimin e opozitës për rekomandim­in 88, ku Nuland na dha të drejtë për formulën e emërimit të katër institucio­neve dhe Komisioner­i Hahn mbështeti qëndrimin se ndërkombët­arët kanë vetëm rol rekomandue­s, sot parlamenti do të kishte miratuar me 94 vota të trafikuara pikërisht atë draftin e shtatorit 2015 që garantonte kapjen e sistemit nga kryeminist­ri.

Gjithsesi ju e kishit ftesën si kontribues i reformës në drejtësi dhe mund të ishin në ceremoninë e organizuar në Pallatin e Brigadave?

Së pari, është koha për punë dhe jo për festime shfaqjesh ku celebrohet konflikti. Kryeminist­ri dhe kryetari i komisionit edhe

Deri në datën 4 shtator, parlamenti mund të mblidhet në seancë të jashtëzako­nshme, por jo në datën 11 gusht

 ??  ?? Nënkryetar­i demokrat i Komisionit të Posaçëm parlamenta­r për Reformën në Drejtësi
Nënkryetar­i demokrat i Komisionit të Posaçëm parlamenta­r për Reformën në Drejtësi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania