Gazeta Shqiptare

PS, Braçe: Nuk i sulmoj ministrat e LSI por kërkoj zgjidhje për njerëzit

-

Deputeti

socialist, Erjon Braçe sqaroi dje kritikat e bëra sëfundmi prej tij ndaj dy ministrive të drejtuara nga LSI, asaj të Bujqësisë, që drejtohet nga Edmond Panariti dhe asaj të Transporte­ve, të Edmond Haxhinasto­s. "Unë nuk sulmoj kënd, madje as thjesht pse është ministër. Kërkoj zgjidhje për njerëzit e mi, ata që më kanë besuar një punë në shërbim të tyre. Në rastin e parë, problemin e shkaktuar nga mbyllja e tregjeve të gjësë së gjallë, posaçërish­t për të imtat, deshtë, delet, qingjat dhe derrin. Në rastin e dytë, problemin e shkaktuar me pro- cedurën e një kontrate të re koncesioni për rrugën Milot- Morinë. Nuk di si ta shpjegoj më mirë se pardje, çfarë problemi ekonomik për njerëzit, bizneset, pastaj maxhorancë­n ku unë bëj pjesë, është shkaktuar", - shkruan Braçe në "Facebook".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania