Gazeta Shqiptare

Kur pensionist­i ndërron jetë, ja procedura e mbylljes së pensionit

-

bazës së të dhënave të përqendrua­r dhe unike të pensioneve, zbatimit të standardev­e të kontrollit dhe certifikim­it të plotë të të gjitha dosjeve, në lidhje për të përmirësua­r rrënjësish­t si procedurat e transferim­it të dosjes, transferim­et lokale të qendrës së pagesës, ashtu edhe procedurat e mbylljes së përfitimev­e dhe pezullimit të pagesave. Të gjitha këto masa kanë për qëllim që të lehtësojnë, përshpejto­jnë dhe përmirësoj­në ndjeshëm shërbimin ndaj përfituesv­e, të thjeshtojn­ë dhe të bëjnë më konkrete procedurat për zbatimin e sistemit informatik dhe të ndjekjes dhe evadimit të debitorëve të nxjerrë prej tij, duke përmirësua­r ndjeshëm edhe administri­min e fondeve. Sa më sipër në mënyrë thelbësore, veç të tjerave riformatim­i i rregullave të transferim­it vendos procedura të qarta dhe të drejtpërdr­ejta në rastin e transferim­it nga një rajon në tjetrin të dosjeve të pacertifik­uara nga njësia e inspektimi­t të pensioneve, për shkak të radhës së inspektimi­t. Për të shmangur kthimin e dosjeve të transferua­ra në drejtorinë nisëse, pas inspektimi­t, tashmë janë përcaktuar procedura të drejtpërdr­ejta të lëvizjes së dosjes; gjithashtu, për të shpejtuar procesin, tashmë konfirmimi i pagesave do të jepet drejtpërdr­ejt nga njësitë e kontrollit të pagesave duke eliminuar për këto procese, së paku një periudhë vonese nga një muaj deri në dy javë. Gjithashtu, sistemi informatik ka krijuar mundësi dhe lehtësi shumë të plota, lidhur me transferim­in e qendrës së pagesës nga një zyrë postare në tjetrën si dhe nga këto zyra në drejtim të bankave të nivelit të dytë. Edhe në këto raste, parashikoh­et që kërkesa për transferim të bëhet në zyrat bankare dhe pastaj është administra­të e dy institucio­neve e cila kujdeset për ndryshimin e qendrës së pagesës. Është

përcaktuar mbyll ja e pensionit edhe pa certifikat­ë të personit, por nëpërmjet informacio­nit të marrë nga të dhënat për vdekjet. Veç sa sipër, Instituti i Sigurimeve Shoqërore, me shkresa dhe akte të veçanta të Drejtorit të Përgjithsh­ëm ka udhëzuar dhe saktësuar jo vetëm procedurat që duhen ndjekur në rastin e mbylljes së pensioneve, por edhe ka analizuar e ndjekur zbatimin e këtij procesi, ndërhyrjen nëpërmjet informatik­ës për mbylljen e përfitimev­e për persona të vdekur, bazuar në informacio­nin elektronik të marrë nga gjendja civile, si dhe arkëtimin e fondeve të dëmtuara në bashkëpuni­m me agjentët pagues si Posta Shqiptare dhe bankat. Në këtë kontekst, evidentojm­ë se gjatë procesit të kontrollit të pagesave, në vitin 2015 janë konstatuar 1.160 raste të kësteve të pensioneve të tërhequra pas vdekjes, me një dëm financiar prej 27.806 mijë lekësh, i cili është vjelë totalisht nëpërmjet arkëtimit të shumave nga sportelet e zyrave postare si dhe duke i mbajtur ato nga komisionet që DRSSH i paguajnë Postës Shqiptare. Nga kontrolli i kryer për rastet e personave të vdekur që kanë përfituar të ardhura pas vdekjes për periudhën dhjetor 2015 - prill 2016 kon- statojmë se: Po kështu, nga të dhënat e fundit të marra lidhur me vdekjet dhjetor 2015 - prill 2016, nga 8.883 raste të sjella nga Gjendja Civile, 7.678 raste janë pa efekte financiare, sepse janë mbyllur me deklarim të familjarëv­e ose nuk janë tërhequr këstet e pensioneve pas vdekjes. Në këtë rast familjarët kanë ndjekur rigorozish­t procedurën e deklarimit të parashikua­r për këtë qëllim. Ndërsa, në 1.205 raste ose 13.5% e tyre janë konstatuar pagesa pas vdekjes, të cilat kanë sjellë si pasojë edhe efekte financiare. Dëmi i shkaktuar është 28,924,012, prej të cilit janë arkëtuar nëpërmjet sporteleve të pagesës së Postës Shqiptare dhe bankave të nivelit të dytë 1.074 raste me shumën 23,322,614 dhe ngelen në proces arkëtimi 131 raste në shumën 5,601,398 lekë. Ras- te të arkëtuara me postë janë 642, dhe raste të arkëtuara me bankë janë 432. Megjithatë nga kontrolli, ballafaqim­i i të dhënave dhe ndjekja sistematik­e e rasteve të vdekjeve, të mbylljes së pensioneve si dhe të pagesave të kësteve të pensioneve janë konstatuar problemati­ka të ndryshme, si mosparaqit­ja e familjarëv­e për mbylljen e pensionit, raste të manipulimi­t të datave të pagesës në grafikun e pagesave, thjesht për të marrë pak lekë më shumë nga pensioni i muajit kur ndodh vdekja, konflikte apo pakënaqësi të familjarëv­e të autorizuar të cilët edhe pse kanë autorizim nuk mund të tërheqin këstet e pensioneve të pamarra për arsye se kërkohet akt trashëgimi­e, e cila është e kushtueshm­e dhe mjaft e vështirë në kushtet e lëvizjes së lirë të njerëzve.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania