Gazeta Shqiptare

Basha: Bujaria e Ramës për pensionist­ët është 1 bukë e 100 gramë djathë në muaj

-

Kreu

i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha e cilësoi dje një tallje të rëndë me pensionist­ët vendimin e qeverisë për të indeksuar pensionet me 1.6 për qind. Përmes një statusi në “Facebook”, kreu demokrat deklaroi se me vendimin e Këshillit të Ministrave, 635.000 pensionist­ë në vend arrijnë të marrin vetëm një bukë e 100 gramë djathë. Sipas tij, asnjë vendim i tillë qesharak nuk e shpëton Edi Ramën nga pensioni politik. “Edi Rama po fryn me pompë vendimin për inde- ksimin me 1.6 për qind të pensioneve, që në të vërtetë është një tallje e rëndë. Një tallje me 635.000 pensionist­ë, sepse sipas llogarisë për ata në zonat urbane, Edi Rama ka shtuar diku 2300 lekë të vjetra në muaj, ndërsa për ata në fshat 1300 lekë në muaj. Pra një bukë e 100 gramë djathë në muaj është bujaria e Edi Ramës, ndërkohë që çmimet sipas INSTAT- it qeveritar janë rritur me 4.8% për arsimin me 16.3% për frutat dhe 7.1% për zarzavatet”, - shprehet Basha. Sipas tij, ky indeksim është një turp i qeverise në ikje, një masë e pritur me përbuzje. “Çfarë të paguajnë më parë pensionist­ët me këtë rritje?! Çmimin e rritur të energjisë elektrike, të urbanit, apo të barnave skarco të Beqjes? Asnjë vendim i tillë qesharak nuk e shpëton Edi Ramën nga pensioni i afërt politik”, thekson kreu i opozitës, Lulzim Basha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania