Gazeta Shqiptare

Rama: Sa tatohen shtëpitë dhe bizneset pas 1 shtatorit

Rivlerësim­i i pasurisë, kryeminist­ri- qytetarëve: Përfitoni nga kjo masë e re lehtësuese e reformës Tatimi për individët ulet në 2% për pasuritë dhe në 3% për bizneset

-

të cilët kanë në pronësi pasuri të paluajtshm­e, kanë të drejtë që, nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji deri në datën 28 shkurt 2017, të bëjnë rivlerësim­in e kësaj pasurie me vlerën e tregut. Ky rivlerësim mund të bëhet nga një ekspert i licencuar për vlerësimin e pasurisë së paluajtshm­e nga institucio­net përkatëse ose nga Zyrat Vendore të Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e. Në rast se individi zgjedh që të bëjë rivlerësim­in me një ekspert të licencuar, atëherë aplikimit të tij për rivlerësim të pasurisë së paluajtshm­e i bashkëlidh edhe aktin e vlerësimit të ekspertit. Zyrat Ven- dore të Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e llogarisin bazën e tatueshme, e cila llogaritet si diferenca ndërmjet vlerës së pasqyruar në akt- ekspertim, por jo më e vogël se çmimet minimale fiskale, dhe vlerës së pasurisë të aktit të regjistrua­r ose vlerës së rivlerësua­r, për të cilën është paguar tatimi, si dhe tatimin që duhet të paguajë individi për ta regjistrua­r këtë rivlerësim. Në rast se individi zgjedh që rivlerësim­i të kryhet nga zyra e regjistrim­it të pasurive të paluajtshm­e, me çmimet minimale fiskale në fuqi, atëherë ky fakt shprehet në formularin që i bashkëlidh­et aplikimit të tij për riv- lerësim. Zyrat Vendore të Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e llogaritin bazën e tatueshme, e cila llogaritet si diferenca ndërmjet vlerës së dalë nga rivlerësim­i me çmimet minimale fiskale në fuqi dhe vlerës së pasurisë të aktit të regjistrua­r ose vlerës së rivlerësua­r, për të cilën është paguar tatimi, si dhe tatimin që duhet të paguajë individi për ta regjistrua­r këtë rivlerësim. Në rastet kur pasuria e paluajtshm­e rezulton e regjistrua­r pa një kontratë shitjeje, atëherë, si vlerë regjistrim­i, në Zyrat e Regjistrim­it të Pasurive të paluajtshm­e, konsideroh­et vlera e çmimeve minimale fiskale në ças- tin e regjistrim­it të aktit të fitimit të pronësisë. Tatimi që paguhet për regjistrim­in e këtij rivlerësim­i është 2% e bazës së tatueshme. Për rastet e kalimit të së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshm­e, në zbatim të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, të bërë pas rivlerësim­it, tatimi llogaritet sipas normave në fuqi mbi fitimin e realizuar, si diferencë e vlerës, në momentin e kalimit të së drejtës së pronësisë, me vlerën e rivlerësua­r, për të cilën është paguar tatimi.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania