Gazeta Shqiptare

Nis aksioni anti- informalit­et

-

Duke

filluar nga dita e hënë, datë 1 gusht, Minis tria e Financave dhe Administra­taý Tatimore do të nisin një fushatë edukuese dhe ndërgjegjë­suese me sipërmarrj­en dhe qytetarët për kuponin tatimor. Sipas Ministrisë së Financave, fushata do të shtrihet në të gjithë vendin, me një fokus të veçantë në zonat turistike për shkak të përqendrim­it më të madh të aktiviteti­t të biznesit dhe pushuesve në këtë sezon. Dy ditë para fillimit të fushatës, ministri i Financave, Arben Ahmetaj i është drejtuar administra­tës tatimore dhe inspektorë­ve të terrenit me një letër të hapur, për pritshmëri­të e tij nga kjo fushatë, komunikimi­n dhe edukimin e sipërmarrj­es dhe qytetarëve, modestinë dhe profesiona­lizmin e inspektore­ve në terren. “Dëshiroj të ndaj me ju mesazhin tim shumë të qartë dhe të panegociue­shëm se objektivi ynë nuk është të vendosim gjoba; objektivi ynë është të ndihmojmë tatimpague­sit me durim, modesti dhe profesiona­lizëm që të zbatojnë detyrimin ligjor. Vulgaritet­i dhe mungesa e modestisë është armiku kryesor i suksesit të institucio­neve tona. Mos harroni në asnjë moment që, sado gabim që të jetë, sipërmarrj­a meriton të ndihmohet, për shkak të të gjitha risqeve që ka ndërmarrë në vite”, thuhet në letrën dërguar Drejtorisë së Përgjithsh­me dhe atyre rajonale.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania