Gazeta Shqiptare

Arrestohet çifti nga Tirana, kapet me 10 doza kokainë në makinë

Droga shitej në ish- Bllok, në banesën e Garipit u gjetën 70 doza të tjera

-

Një

çift nga Tirana kanë përfunduar në prangat e policisë, pasi janë kapur me kokainë në makinë. Burime zyrtare të policisë së kryeqyteti­t bënë me dije se të arrestuari­t janë 28- vjeçari Endri Garipi, si dhe 17vjeçarja me iniciale Xh. P., të dy banues në Tiranë. Gjatë kontrollit që efektivët e policisë kanë zhvilluar në makinën me të cilën ata ishin duke udhëtuar, por edhe në banesën e Garipit, janë gjetur dhe sekuestrua­r 70 doza të lëndës së dyshuar Kokainë. Burime pranë hetuesve të çështjes sqaruan më tej se lëndën narkotike të arrestuari­t e shisnin në disa zona të ndry-

KONTROLLI

Në cilësinë e provës materiale, policia e Tiranës sekuestroi 70 doza të lëndës narkotike kokainë. Sipas uniformave blu, 10 doza u gjetën në makinën tip "BMW" me të cilën udhëtonin dy të rinjtë, ndërsa 60 dozat e tjera u gjetën në banesën e 28- vjeçarit.

shme të Tiranës, kryesisht në zonën e ish- Bllokut, "Ali Demi", Rruga e Elbasanit.

ARRESTIMI

Dy personat e sipërpërme­ndur u prangosën mëngjesin e djeshëm nga Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Sipas policisë, arrestimi i këtyre personave u bë pasi mbrëmjen e së premtes, rreth orës 21: 30 minuta, te rreth- rrotullimi i një qendre tregtare, policia ushtroi kontroll në automje-

tin me të cilin ishin duke udhëtuar. Makina tip "BMW" me targa AA 181 LP drejtohej nga 28- vjeçari Garipi. Zyrtarisht, policia tha se gjatë kontrollit iu gjetën dhe bllokuan 5.6 gr lëndë narkotike e llojit kokainë, e ndarë në 10 doza. Pas vënies në pranga të çiftit nga Tirana, policia ushtroi kontroll edhe në banesën e të riut, ku u gjetën dhe sekuestrua­n edhe një sasi prej 36.6 gr kokainë e ndarë në 60 doza. "Të arrestuarv­e gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip "BMW", me targa AA181LP, iu gjetën 10 doza të dyshuara si lëndë narkotike e llojit kokainë. Ndërsa, nga kontrolli i banesës së shtetasit Endri Garipi, i'u gjetën dhe sekuestrua­n 60 doza, të dyshuar lëndë narkotike, e llojit kokainë", thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së Tiranës. Përveç sasisë së lëndës narkotike, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale edhe makinën tip "BMW", katër telefona celularë, dy karta SIM, një shumë monetare prej 520 eurosh dhe 257.200 lekë të reja si dhe një peshore elektronik­e. Ndërkohë, burimet e sipërpërme­ndura pohuan më tej se në momentin që policia do të ushtronte kontrollin në makinën e tyre, dy të rinjtë kanë bërë rezistencë. Gjatë marrjes në pyetje, asnjëri prej tyre nuk ka treguar se nga e siguronin lëndën narkotike, apo se kush ishin bashkëpunë­torët e tjerë të tyre. Aktualisht, çifti i arrestuar akuzohet për veprën penale të "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, në bashkëpuni­m".

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania