Gazeta Shqiptare

HETIMI

Vetëplagos­et me armë në mesnatë, policia nis hetimet

-

Një

djalë i ri 19- vjeçar ka mbetur dje i plagosur me armë zjarri. Burime pranë policisë së Tiranës bënë me dije se gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm, rreth orës 02: 00, personi me iniciale H. D., ka shkuar i plagosur me armë zjarri në një spital privat. Gjatë marrjes në pyetje, 19- vjeçari banues në fshatin Ibë, ka pretenduar para uniformave blu se është vetëplagos­ur. Aktualisht, policia është duke punuar për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, ndërsa dyshohet se i riu mund të jetë plagosur nga ndonjë pjesëtar i familjes pas ndonjë konflikti të mundshëm mes tyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania