Gazeta Shqiptare

Zjarr në Burgun e Shënkollit, vdes 25- vjeçari

Plagosen edhe 7 të tjerë. MD: Shkak, shpërthimi i bombolës së gazit. Reagon ISHTI: S'është ky shkaku Fatmir Sula ishte dënuar me 10 vite heqje lirie për tentativë vrasjeje

- Agron Lisi

Një zjarr i rënë pas diten e djeshme në ambientet e burgut të sigurisë së lartë të Shënkollit në Lezhë ka shkaktuar vdekjen e një 25- vjeçari, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë me 10 vite heqje lirie për tentativë vrasje, ndërsa janë plagosur disa të tjerë. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Lezhës, Ministria e Drejtësisë si dhe Drejtoria e Përgjithsh­me e Burgjeve, dje bënë me dije se nga zjarri i rënë në një qeli të sektorit të sigurisë së zakonshme të këtij burgu ka humbur jetën shtetasi Fatmir Sula me origjinë nga Kruja. Pas ngjarjes, 7 të plagosur janë dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku dhe kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Mjekë të këtij spitali pohuan se të plagosurit kanë pësuar asfiksi dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa, disa të burgosur të tjerë kanë marrë ndihmë mjekësore në ambientet e institucio­nit të vuajtjes së dënimit. Ndërkohë, pas ngjarjes burimet në lidhje me shkakun e rënies së zjarrit kanë qenë kontradikt­ore. Burime zyrtare nga Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithsh­me e Burgjeve deklaruan se zjarri ka qenë aksidental dhe është shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi gjatë gatimit në ambientet e paraburgim­it. Nga ana tjetër, Inspektora­ti Shtetëror Teknik dhe Industrial në një reagim zyrtar rreth kësaj ngjarjeje ka hedhur poshtë faktin se zjarri në Burgun e Shënkollit u shkaktua nga shpërthimi i një bombole gazi. Sipas ISHTI, pas verifikime­ve të bëra, rezultoi se bombola e gazit që përdoret në kuzhinën e burgut ka rezultuar e paprekur nga flakët dhe se ajo është e instaluar jashtë godinës së institucio­nit të vuajtjes së dënimit. Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe i afërmi i një të burgosuri. Në linjë telefonike për "News 24", ai tha se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Ai u shpreh se në momentin kur ka rënë zjarri, një punonjës policie ka mbyllur dyert me kyç dhe është larguar me vrap, duke i lënë brenda të burgosurit që po asfiksohes­hin.

NGJARJA

Sipas burimeve nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Burgjeve, zjarri në Burgun e Shënkollit në Lezhë ka rënë rreth orës 15: 33 dhe vik- tima Fatmir Sula është gjetur i asfiksuar në banjën e dhomës. Sipas burimeve policore, zjarri është shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi në një qeli ku ndodheshin 3 të burgosur, ku njëri prej tyre ka humbur jetën për shkak të asfiksisë, ndërsa 2 të tjerë janë shpëtuar falë ndërhyrjes së efektivëve të Burgut të Shënkollit. Megjithëse gardianët e brendshëm dhe ata të jashtëm kanë konstatuar praninë e flakëve ( sipas burimeve nga brenda burgut) ata nuk kanë njoftuar zjarrfikës­it në kohë, gjë e cila solli vonesën e tyre me 40 minuta. Ngjarja në Burgun e Shënkollit ka alarmuar policinë, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Mësohet se grupi hetimor ka sekuestrua­r kamerat e sigurisë së burgut, ndërsa janë marrë në pyetje edhe shokët e dhomës së viktimës, Flamur Sulës. Këta të fundit kanë pohuar se ngjarja ndodhi aksidental­isht dhe se shpërthimi zjarrit ka qenë i menjëhersh­ëm. Një tjetër version në lidhje me rënien e zjarrit në Burgun e Shënkollit u dha dje nga nëna e një të burgosuri. Dila Qaku ka telefonuar në redaksinë e "News 24", ndërsa tha se, "më ka telefonuar djali, i cili ishte shumë i frikësuar. Ai më tha se të burgosurit po djegin njëri- tjetrin". Sipas të moshuarës, i biri i ka treguar se në burg ka pasur një konflikt mes të dënuarve dhe se policia nuk ka ndërhyrë e për pasojë konflikti ka agravuar deri në përplasje fizike. Gjithashtu, ajo pohoi se djali i saj 34- vjeçar vuan nga sëmundja e tokës ( epilepsia) dhe ndjehet e frikësuar për jetën e tij.

 ??  ?? Burgu i Shënkollit në momentin e rënies së zjarrit
Burgu i Shënkollit në momentin e rënies së zjarrit
 ??  ?? Policia duke transportu­ar një nga të plagosurit në spital
Policia duke transportu­ar një nga të plagosurit në spital

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania