Gazeta Shqiptare

Përplasen automjetet, humb jetën 70- vjeçarja e plagosen 5 të tjerë

-

MILOT - Një i vdekur dhe pesë të tjerë të plagosur është bilanci i një aksidenti automobili­stik të ndodhur mëngjesin e djeshëm në hyrje të Rrugës së Kombit. Burime nga policia pohuan se rreth orës 06: 40, në afërsi të tregut të Milotit, një automjet me targa shqiptare u përplas me një makinë me targa të Kosovës. Mësohet se makina tip "Nisan" me targa AA 316 IV, që drejtohej nga shtetasi me inicialet D. F. është karambolua­r me automjetin tip "Opel" me targa të Kosovës 07689AN, i cili drejtohej nga shtetasi kosovar me inicialet A. C.. Sipas burimeve të mësipërme, si pasojë e përplasjes së fortë mbeti e vdekur pasagjerja e mjetit "Nissan", 70- vjeçarja G. F., ndërkohë që pesë të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spital. Ndërkohë, policia ka mbërritur shpejt në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania