Gazeta Shqiptare

Plagoset me çifte një person në Vlorë, braktiset para spitalit të Tepelenës

-

GJIROKASTË­R - Një person i plagosur me çifte është braktisur pasditen e djeshme para dyerve të spitalit të Tepelenës. Sipas burime nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastr­ës, persona ende të panjohur kanë lënë të plagosurin V. M. para spitalit dhe më pas janë larguar. Pas dhënies së ndihmës së parë mjekësore, Danina është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjirokastr­ës, ku është futur menjëherë në sallën e operimit. Mjekët e këtij spitali pohuan se i plagosuri është në gjendje kritike për jetën. Sipas bluve, dyshohet që ngjarja ka ndodhur në malet e Kurveleshi­t, në zonën e Vlorës, në kufi me Tepelenën. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje si dhe vënien në pranga të autorit të krimit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania