Gazeta Shqiptare

Kapet 1.2 tonë marijuanë në Bari, dyshohet se vinte nga Shqipëria

Droga kishte si destinacio­n tregun evropian, autoritete­t vijojnë hetimet Skafistët kanë mundur të largohen para mbërritjes së policisë

- Enida Himaj

Një sasi prej 1.2 tonësh drogë e llojit marijua në u sekuestrua nga policia italiane në portin e Barit. Droga ishte paketuar në 80 pako të vogla. Vlera e drogës kap shifrën e 12 milionë eurove dhe destinacio­ni final ishte tregu italian. Rojet bregdetare kanë pikasur një anije që udhëtonte me shpejtësi në brigjet detare të Pulias dhe i janë vënë në ndjekje. Megjithatë skafistët janë larguar duke braktisur gomonen në det. Me t'u pikasur se ishin në ndjekje, trafikantë­t kanë braktisur mjetin lundruese dhe janë zhdukur pa gjurmë. Edhe pas patrullimi­t të policisë, ata nuk janë mundur të gjenden. Mendohet se janë rikthyer përsëri në Shqipëri. Lënda narkotike ishte e ndarë në 80 pako. Gomonia që po transporto­nte drogën ishte 10 metra e gjatë dhe e pajisur me dy motorë të fuqishëm me nga 350 kuaj fuqi secili. Gomonia është konfiskuar nga autoritete­t italiane tanimë. Besohet se droga vinte nga Shqipëria dhe kishte si destinacio­n tregun italian, por skafistët ia kanë dalë që të largohen në kohë nga gomonia dhe t'i shpëtojnë policisë. Ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbuluar autorët dhe pronarët e drogës. Vetëm dy ditë më parë, po në Bari të Italisë, një shqiptar u kap me 3.5 kg drogë. Por këtë herë droga nuk ishte në det, por në portin e shtetit fqinj. "Nuk kam asgjë për të dek- Pak ditë më parë një tjetër shqiptar u arrestua në Bari, pasi në makinën e tij u gjet drogë. Nga kontrolli në makinën e shqiptarit u gjetën 12 pako me heroinë, me një peshë totale prej 3.5 kg. Droga ishte fshehur poshtë sediljes së pasme të automjetit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania