Gazeta Shqiptare

ARTAN SHKRELI: FORTESA E ZHDUKUR E SARANDËS NË FOTON E VITIT 1892

-

Ndoshta

fotografia më e hershme që trashëgojm­ë nga Saranda, është bërë në vitin 1892. Vërehet një gjë që u ka shpëtuar historianë­ve dhe arkeologëv­e. Limani i 40 Shenjtorëv­e ( Santi Quaranta o Agios Saranda) paska pasur një fortesë të periudhës otomane... dhe nuk bëhet fjalë për rrënojat antike të kështjellë­s së Onhezmit.

Vërehet ende në foto porta jugore si dhe një kurtinë ( mur) relativish­t e gjatë në anën perëndimor­e. Në paretin e kurtinës, ashtu sikurse në kështjella të tjera të kohës, janë hapur dritare për katin përdhe dhe mbi mur është ndërtuar një kat tjetër. Kështu, kurtina vijon përgjatë bregdetit me godina ngritur mbi të, dhe në mes dy syresh vërehet edhe një kullë rrethore e lartë deri në nivelin e bedenave. Pastaj muri rrethues ( i rrënuar në hapësirën midis dy ndërtesave), vijon si bazament i një ndërtese tjetër të gjatë me një karakoll, për të përfunduar pranë godinës trekatëshe në fund. Ndërtesa më karakoll, kati përdhes i së cilës përbëhet nga kalaja otomane, do ketë shërbyer si depo mallrash portuale, pasi nga ana e veriut është pa dritare dhe e pajisur me kontrafort­e të fuqishme guri. Këto kontrafort­e nuk kanë qenë pjesë përbërëse e murit të kalasë, por janë bërë më vonë dhe me siguri kanë shërbyer për të mos u shembur muri i kësaj magazine, e cila me gjasë ka shërbyer për depozitimi­n e kripës rifuxho ( që kur laget e rrit shumë peshën specifike të saj)... njësoj si në rastin e depos së kripës në Bashtovë.

Ndonëse nuk mund të thuhet me siguri, për nga ngjashmëri­a që ka më kalanë e Tiranës, Peqinit apo dhe kullave të kalasë në derdhje të Vivarit në Butrint, është e mundur që ky fortifikim të jetë i shek. XVI- XVII, kohë e ofensivave osmane në Korfuz.

Një tregues ( relike) i kësaj kalaje ka qenë një top bronzi që deri në vitin 1986 ( kur është luajtur në Sarandë filmi "Dy herë mat") qëndronte gjysmë i mbuluar në zhurin e plazhit pikërisht në atë vend.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania