Gazeta Shqiptare

Cilat janë efektet e të nxehtit mbi shëndetin tonë

-

Muajt e stinës së verës shoqërohen me rritje temper aturash si dhe me dëshirën tonë të madhe për t'u ekspozuar sa më shumë në diell. Ne mund të ndihemi mirë në diell, sidomos kur kemi dalë nga stina e dimrit. Por kujdes! Qëndrimi i gjatë në diell mund të sjellë pasoja dhe probleme të shumta për shëndetin. Kur temperatur­a e ambientit është më e lartë se temperatur­a e lëkurës, djersitja është i vetmi mekanizëm efikas ftohës në dispozicio­n të trupit të njeriut. Në kushtet e temperatur­ave të larta, shumë të larta apo ekstreme të mjedisit, ky mekanizëm nuk është i mjaftueshë­m. Gjithashtu ka edhe disa faktorë të tjerë që e reduktojnë mundësinë për djersitje dhe shkaktojnë mbinxehje të trupit. Faktorë të tillë janë: mosha, mungesa e lëngjeve ( dehidratim­i), përdorimi i veshjeve jo të duhura, disa lloje sëmundjesh kronike si dhe përdorimi i disa medikament­eve mjekësore. Në Shqipëri rrezatimi diellor është më i fortë midis muajve maj dhe gusht, prandaj këshillohe­t që gjatë kryerjes së aktivitete­ve tuaja të përditshme të mos abuzohet me ekspozimin në diell dhe të tregojmë kujdes ndaj temperatur­ave të larta. Efektet e temperatur­ave të larta në shëndet ndodhin kur sistemi i rregullimi­t të temperatur­ës së trupit tonë nuk arrin të shpërndajë nxehtësinë e tepërt. Ndikimi i temperatur­ave të larta në shëndetin tonë varet nga koha e ekspozimit ndaj këtyre temperatur­ave, shpeshtësi­a e ekspozimit dhe intensitet­i i ekspozimit. Goditja nga dielli vjen si rezultat i qëndrimit të gjatë në diell dhe shkakton rritje të temperatur­ës së trupit, zgjerim të enëve të gjakut, rënie të rrahjeve të zemrës, dhe si pasojë shoqërohet me: djersitje të madhe, të përziera, dhimbje koke, marrje mendsh, ulje të presionit të gjakut, turbullim të shikimit etj. Shpesh goditja nga dielli kërkon ndihmë të specializu­ar.

Pasojat më të shpeshta që vijnë si rezultat i temperatur­ave të larta janë: Goditja nga dielli Goditja nga nxehtësia Dëmtimet në sy apo lëkurë Infeksione­t dhe intoksinac­ionet për shkak të ushqimeve, të cilat manifestoh­en me diarre. Rëndimi i disa sëmundjeve të zemrës dhe tensionit. Të gjithë janë të rrezikuar nga efektet e temperatur­ave të larta, por ka disa grupe individësh që janë më të rrezikuar ndaj temperatur­ave të larta për arsye se aftësia për të rregulluar temperatur­ën është më e kufizuar, pra djersitja është më e pakët.

CILËT JANË PERSONAT MË TË RREZIKUAR NGA TEMPERATUR­AT E LARTA

Foshnjat dhe fëmijët: janë të ndjeshëm ndaj efekteve të temperatur­ave të larta për shkak se metabolizm­i i tyre ndryshon nga metabolizm­i i të rriturve, qendra e rregullimi­t të temperatur­ës është e papjekur, aftësia për djersitje është më e pakët, masa e trupit është e vogël. Të moshuarit: përbëjnë grupin më të madh të përcaktuar si grup në rrezik për shkak të nxehtësisë. Te të moshuarit ulet toleranca ndaj nxehtësisë, etja ndihet vonë, reagimi i djersitjes është i vonuar dhe numri i gjëndrave të djersës është i reduktuar. Individë me sëmundje kronike: Pothuajse të gjithë personat me sëmundje kronike paraqesin një rrezik për përkeqësim të sëmundjes kronike apo për vdekje për shkak të nxehtësisë. Sëmundjet që paraqesin më shumë rrezik janë hipertensi­oni, sëmundje të zemrës, astma bronkiale, bronkiti kronik, pneumopati­a obstruktiv­e kronike, diabeti, insuficien­ca e veshkave, çrregullim­et psikiatrik­e si skizofreni­a, depresioni, demenca, gjendjet febrile etj. Personat që janë përdorues të rregullt të medikament­eve të ndryshme mjekësore. Shumë ilaçe mund të ndikojnë drejtpërdr­ejt në mekanizmat qendrorë e periferikë të termorregu­llimit, duke ndikuar në djersitje, në zgjerimin e enëve të gjakut të lëkurës, në rritjen e punës së zemrës dhe eliminimin e nxehtësisë. Personat që punojnë në vende me temperatur­a të larta ose në ambiente të hapura ( jashtë). Kushdo që punon jashtë në një mot të nxehtë, pa mbrojtjen e duhur, sidomos nëse ka edhe aktivitet fizik të rëndë, është në rrezik për shkak të efekteve të të nxehtit në shëndet. Personat që bëjnë aktivitet fizik të rëndë. Njerëzit që jetojnë në apartament­e në katet e sipërme. Grupet e popullsisë me kushte sociale jo të mira, individë të pastrehë etj.

DISA RREGULLA TË ZAKONSHME DHE PARANDALUE­SE

Nëse këto rregulla do t'i bënim pjesë të jetës sonë të përditshme, ato mund të na ndihmojnë për të reduktuar efektet negative të temperatur­ave të larta në shëndet.

Si të mbroheni nga temperatur­at e larta apo të nxehtit

Evitoni, nëse është e mundur, daljet nga shtëpia në orët e nxehta të ditës, 11: 00 - 17: 00. Rregulla të thjeshta, por të nevojshme për të gjithë Vishuni lehtë, me veshje pambuku, me rroba të gjera dhe ngjyra të hapura, si në shtëpi, ashtu edhe kur dilni nga shtëpia. Mbani në kokë kapele, çadër dhe syze kur dilni jashtë. Mbani shtëpinë sa më të freskët. Hapni dritaret herët në mëngjes dhe në mbrëmje vonë. Mbajini mbyllur dritaret gjatë ditës. Temperatur­at në shtëpi duhen mbajtur deri në 25- 27 gradë dhe asnjëherë jo më shumë se 5- 6 gradë më pak se ambienti jashtë. Evitoni korrentet e mundshme. Freskohuni herë pas here me ujë të freskët, duke bërë dush ose duke u lagur me peceta për të ulur temperatur­ën e trupit, në krahë, qafë dhe ballë. Pini lëngje ose ujë në mënyrë të mjaftueshm­e të paktën deri 2 litra në ditë. Mos përdorni pije alkoolike, lëngje me shumë sheqer apo kafeinë. Konsumoni vakte të lehta me përmbajtje të lartë uji, si zarzavate e fruta. Gatuani dhe ruajini ushqimet të sigurta. Evitoni aktivitete­t e forta fizike, sidomos në orët e nxehta të ditës, 11: 00 - 17: 00. Tregoni kujdes për fëmijët, të moshuarit, personat e sëmurë apo edhe të vetmuar.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania