Gazeta Shqiptare

Pancol me një libër të vërtetë... për kohën e lirë

-

tërheqjen e veprës më të madhe, sidomos për lexuesin që shijon vetëm fate rrëfimesh. Shumë herë mini- historitë ato duket se marrin peshën specifike të linjës kryesore, ku Jozefina heroina kryesore, bën jetën e saj si beqare pasi ndahet me të shoqin, fillimisht e trembur nga e panjohur dhe stigma që e mbart dhe ia kanë vënë njerëzit e saj si e paaftë. Gruaja arrin të kalojë sforcon e parë por edhe të përballet vazhdimish­t me kohën, vazhdimish­t me paragjykim­in e familjes së saj, që e nënvleftës­ojnë por edhe që nuk pëlqejnë zgjidhjen e saj. Profesorja e një shekulli të vyer për kulturën frënge ( shek.. XII) jo vetëm që arrin të mbijetojë, por arrin të ndjejë kënaqësinë e vlerës së saj, si edhe të marrë më të mirën nga shekulli i saj i errët mesjetar, që i ka dedikuar jetën. Thjesht t’i gjejë dobinë një jete krejt të zbrazët si e saj.

Jeta në një krah të hedh por në tjetrën të merr. Në këtë interval Jozefina përmes fatit të saj na plotësohet me një galeri të tërë personazhe­sh që sorrollate­n me karaktere përfaqësue­se, por që për hir të së vërtetës e stisin pak veprën. Janë një seri e tërë meshkujsh që autorja mundohet t’i tregojë por kuptohet se s’ia ka dalë t’i gdhendë si duhet, pasi nuk duket se e njeh mirë anatominë psiqike mashkullor­e, ndërsa nga ana tjetër personazhe­t femërore janë më të arrira dhe aty gjen të gjithë përfaqësue­sen femër të kontinenti­t tonë: vetë dritë- hijet e personazhi­t tonë, njeriun e përkorë që i është afruar vetëm shkencës, të fortën dhe egoisten që nuk hap rrugë ( mamaja e saj), fjalamanen, një tjetër që do të ngecë, gënjeshtar­en që është e motra, kinsen, femrën e re që lakmon, një tjetër që për para është gati të bëjë gjithçka, apo edhe femrat e veçanta, si mikja skoceze e personazhi­t tonë etj.

Edhe pse ka teprime në historinë e saj sepse është një trill që përfshin disi minilinja, mund të thuhet se romani të tërheq mpleksitet­in e ngjarjeve të veta dhe autorja nuk ka dashur të merret me eksperimen­te letërsie, ajo ka pasur një histori dhe mendon vetëm sesi ta japë sa më mirë për publikun e saj, që duhet thënë se e përthith me kaq shumë fate që ka vendosur.

“Duhet ta mbaj këtë çast. Duhet që të zgjasë edhe pak, që të më ngulitet në kujtesë. Çasti kur ai ka pushtuar së qeni burrë, që dua që më torturon, për t’u bërë thjesht një burrë, një shok, ende jo ik. Të mat kohën që më është dashur ta arrij këtë rezultat. Ta shijoj këtë çast, kur shkëputem nga ai. Ta bëj një piketë. Ngulitja e këtij çasti në mëndje do të më japë forca për më vonë, kur të ngurroj, dyshoj, ligështohe­m. Duhet të flisnin edhe pas, që ky çast të mbushej, të bëhej real dhe të shënonte një kthesë në jetën e saj. Një piketë në udhën e saj. Falë këtij çasti do të jem më e fortë dhe do të mund të vazhdoj të bëj përpara, duke e ditur që ka një kuptim, që çdo dhembje e grumbullua­r pas largimit të tij është kthyer në një hap para, në një përparim të padukshëm. S’jam më e njëjta, kam ndryshuar, jam rritur, kam vuajtur, por kjo s’më ka shkuar kot”.

Ky është një episod patetik, por në brendësi, duhet të na besoni se ka shumë e shumë episode, ku ajo e shpalos veten si mendimtare e vërtetë. PEGI duhet vlerësuar për zgjidhjen e saj, në këtë kohë, kurse për përkthyese­n Lorena Dedja, meriton një vlerësim për masën e punës, si edhe njësinë e duhur që ka zgjedhur në regjistrin e përkthimit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania