Gazeta Shqiptare

( Ese për përmbledhj­en e re “Deti Kanibal”, 2016, të poetit Moikom Zeqo)

- NGA SEFER PASHA

“Është një gjë e rrallë në ditët tona të gjesh një poet që nuk është vetëm interesant apo mjeshtër i artit të tij, por edhe i pashtruar, i egër, i papërmbajt­ur, një poet i dimensione­ve të mëdha dhe komplekse..... që bën një kozmologji të tërë siç është “Komedia Hyjnore” e Dantes”. Ilya Kaminsky

“Deti Kanibal” është vëllimi i trembëdhje­të i korpusit poetik “Miscellane­a” të poetit Moikom Zeqo. Të dymbëdhjet­ë vëllimet e rreshtuar njëri pas tjetrit ngjajnë si vargmale, por edhe si dallgë të mëdha deti, të cilat pa mbaruar mirë dallga e dymbëdhjet­ë po vjen si stuhi e trembëdhje­ta e kështu me radhë. Poeti Moikom Zeqo nuk ka të ndalur. Sa shumë ka krijuar. Nuk e teproj po të them se ai është një planet më vete. E lexova varg pa vargu vëllimin e fundit “Deti Kanibal” e më duket sikur krijimtari­a e poetit s’ka as fillim dhe domosdo as mbarim. Ai ka filluar të shkruaj qysh në barkun e nënës. Gjithsesi “Duhet të kemi më shumë mistere të vërteta në jetën tonë” thotë një personazh i Heminguejt. Që të këndosh shpirtin e eruditit Moikom Zeqo si prijatar ai duhet parë si produkt i një kohe të trazuar. Kompleksit­eti i tij krijues , siç del dhe tek vëllimi “Deti Kanibal” nuk mund të kuptohet si i panyjëtuar në shoqërinë e moteve me gjëma. Në poezinë “Ju lutem qetësi” të vitit 1994 ai shkruan: - / Kush ma mbush gotën e çajit me një ibrik agimesh?/. Poeti Moikom Zeqo e di ç’ka hequr me burokratët në socializëm, të cilët donin ta çnatyronin, ta gallbëroni­n, ta gjymtonin e t’i hiqnin yllin e shenjtëris­ë. E kam ndjekur milimetër pas milimetri veprën e Moikom Zeqos, por dhe jetën e tij me të përpjeta dhe të tatëpjeta. “Shkoj gjer në buzë të greminës dhe nuk bie” thoshte piktori francez Paul Gaugain. Vepra e Moikomit është e lidhur me karakterin e tij. Të gjitha motivet tek “Deti Kanibal”, por dhe në të gjithë “Iliadën” për këtë flasin. Në vitet tona të rinisë në Gjirokastë­r historiani Lefer Dilo, më thoshte nën hijen e rrapit të Libohovës, ku i ka rrënjet poeti, se Moikom Zeqo është shenjti i poezive autentike. Dilo profetizon­te tek Rrapi i Libohovës se Moikom Zeqo do të bëhet dhe një historian i madh i artit. Ti je i ri e do të më kujtosh. Dhe pas kaq motesh Lefter Dilos i doli fjala. Moikom Zeqo sot qëndron në olimpin e personalit­eteve më të larta të artit shqiptar. I paarritshë­m në stilin e të shkruarit, emocional dhe impulsiv, i veçantë në llojin e ligjërimit, cunam e aktor kur shfaqet në media, i edukuar, spontan e i mistershëm, tribun i fjalës, burim legjendash, ka një çelës për çdo fjalë, e di ku është tharmi i librit, shquhet për instiktin e vetëruajtj­es dhe veten nuk e lë kurrë në mëshirën e fatit dhe të intrigantë­ve. “Lumturia është e dobishme, por është vuajtja që zhvillon mendjen” thoshteMar­sel Prusti.

U bën disa ditë që këto shënime për “Deti Kanibal” po i sistemoj me kujdes sikur ato të jenë dorëza gruri. Dhe tek mbledh sythat e petalet e poezisë së Moikomit në vite dridhem kur kujtoj vargjet e Pablo Nerudës: / Nuk dua më të gaboj / është e rrezikshme të ecësh/ / praptazi, sepse befasisht/ / e kaluara qenka një burg/. Pushkini shton se më duhet “të lexoj me neveri jetën time”. Ndaloi një çast dhe prapë vazhdoj. Jo, i them vetes. E kaluara e Moikomit megjithë dhimbjet është e artë. Në të gjithë udhën e tij Moikom Zeqo ka jetuar e punuar si poet. Nuk kuptohet i veçuar Moikomi njeri nga ai i artit. Si redaktor, mësues, arkeolog, studjues, përkthyes, drejtor muzeu, por dhe në kafene, në dasma, morte apo edhe qoftë duke notuar ai është i njëjti. Është poeti Moikom Zeqo. Edhe kur e kam parë me çekiç në dorë, apo edhe duke pirë cigare “D S.”, por ndonjëherë dhe cigare “Vullneti”, që duhanin e kishte prej gjethesh dushku, unë gjithnji kam pasur të bëj me poetin. Nuk kuptohet ndryshe. Edhe kur është larg syve të botës brenda tij lëviz poeti, i magjishmi, i papërsërit­shmi. Kurrë nuk mendoi të arratisej nga Shqipëria. Ai mund të delte në Itali edhe me not. Por jo. Edhe në ditët më të zeza u ka thënë atyre tek të cilët ka besuar se “guri i rëndë peshon në vend të vet”. Pikërisht për këtë arsye ai po e plotëson “Iliadën” e tij vëllim pas vëllimi siç ndërtohesh­in ato kalatë gur pas guri. Një shkëmb në këtë kala të madhe të poezisë së Moikom Zeqos është dhe vëllimi i ditëve të fundit “Deti Kanibal” me 300 e ca faqe e me një lidhje për ta admiruar. Ja dy vargje të poetit Moikom Zeqo për dashurinë mes qindra të tjerave. / Prej flladi unë i fryj/ Fyejve të gërshetave të tua/. Natyrisht që në socializëm gjithçka kalonte në sitë. Po kishte poet të in operuar në spitalin e Traumës në Tiranë. Dhe ishin kthyer sërish në Koshare. Unë pashë në trupat e aheve të gdhendur emrat e kirurgëve Panajot Boga, Pëllumb Karagjozi e të tjerë. Luftëtarët mbi lëkurën e aheve, që ishin të gjera si kapakët e letrave që mbajnë shtëpitë botuese, kishin shkruar vjersha të shkurtëra kushtuar atyre kirurgëve të cilët u kishin shpëtuar jetën. Por kishte dhe poezi me motive poezi të tjera. Ato që patën për të thënë i shkruan në shtërngatë. Dhe lanë në mal një bibliotekë shumë të madhe. Do ta gjej kohën me poetin Moikom Zeqo e ish luftëtarin Dilaver Goxhaj e do të ngjitemi në Koshare për të gjetur qoftë dhe një poezi në fletët e lëkurës së aheve e të bredhave. Kafe “Çajupi” ku shkruan Moikom Zeqo në një farë mënyre është kthyer në një odë të madhe arti. Poeti Sulejman Mato lexon vargjet e Moikom Zeqos: / Ç’puro rrufesh ende thith në pasvdekje Çe Guevara?/ / Dhe deti, deti më ndjek i nemitur/ / Si kortesh mbretëror/. Kolonel Dilaver Goxhaj reciton vargjet: - / Prilli veshi kostumin/ / E poetit Lasgush/ / Për të dal shëtitje/. Kurse studjuesi Muhamet Bela ndalet tek poezia “Në Emër”: / Ne emër të dhimbjes mbijeton/ Gëzimi! Farëmbjell­ësi i David Selenicës”. Ugari i motiveve të poezisë së Moikom Zeqos është

 ??  ?? Moikom Zeqo
Moikom Zeqo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania