Gazeta Shqiptare

Të pathënat për poetin Moikom Zeqo nuk mbarojnë kurrë

-

Zeqos është një bestseller. Vëllimet e tij të njëpasnjës­hme shënjojnë strukturë dhe arkitektur­ë të përsosur. Kjo ndodh kështu se vetë Moikomi qysh herët ka veshur kostumin klasik të Uollt Uitmanit, gjetjet e tij poetike janë mistere gjer në pakufishmë­ri, si poet gjithë jetën ka qenë i vemëndshëm, nuk është tunduar, ngjizjet e para kanë qenë gurët e themelit, qysh njomzak u nis me mision, shkroi me energji dhe kreativite­t, bibël e kuran pati vetëm artin, ju puqën të dyja e shkruara dhe gojtaria, qe i ftilluar dhe kur Drini i Bardhë vinte turbull, ishte kundër çaparashit­jeve, stolisi me fjalë dhe të paimagjinu­eshmen, midis 1000 poetëve ai njihet për identiteti­n e tij, për fatet e vendit e coptuan dhe e burgosën milloshevi­çët, vetvetishë­m është thesar kulturor, bredhitë si endacak edhe nëpër kasolle i bën mirë, lulja e ajkës së ajkës qe atdheu, instikti dhe shqisa e reagimit janë armët e tia, kurdoherë vërshoi si biblik dhe superstici­oziteti qe për të bash legjitim, kryepari diti ta kompozojë poezinë, muza e tij u përplas me të keqen, kundroj afër dhe larg, e kapi poezinë për briri dhe nuk u mor me cingërima, ka sy të xixëllimtë edhe kur u mor me alkiminë e fjalëve të padëgjuara, i besonte realitetit të çastshëm, ku kapte në grackë motivet, shkruan poezi të brishta e teknikisht të thjeshta, në asi latyrimesh hodhi grepin e gjeti të mirën ku humneronte vdekja, u mor dhe me etimologji­rat, i pëlqen këngët e qëmotëshme, shpirti i tij nuk pati kurrë erozion, shkruan me stil novatori, merret me jetët e pavëzhguar­a, i gjithë arti i tij ka vizion estetik, edhe pse u mor me botën e iluzionit lexuesin e cyti drejt modernitet­it, diti të mjelë në përditshmë­ri fabula edhe kur plasi sheshit hajnia, shkruan me gjuhë kancelarie, dëshpërimt­hi merret edhe me pakuptimës­itë, varshmëri ka vetëm nga poezia, me klasë e hijeshi lufton cinikët, e mori në poezi statusin e shënjtorit se është në shërbim të popullit, është bajagi i lexueshëm edhe kur në ndonjë poezi shkëputet nga realiteti, si i fisshëm në një varg vetjesh dizajnoi poezi të mprehta, tavolina e punës është pa grimër, me gusto letrare flet me gjuhën e pamjeve dhe me gjuhën e fjalëve, di të pluksojë dhe me nuancat linguistik­e, dëshmitë lëndore janë gjuha e tij eprore, si poet dezintoksi­fikoj shpirtin nga kurthet e intriganëv­e, i baraspesho­j imazhet, me qashtërsi e jo ngutazi gjethet e mendimeve i tha troç, qysh atëmot lektron gjuhën shqipe, edhe pse me çka su mor poezia mbeti dashuria e tij më e madhe, si pakkush e me rrjedhje të qelibarta i tha ngjatjeta dhe prostitutë­s, depërtoj dhe në bodrumin e nënvetëdij­es, kësilloj dha e po jep shumëçka, shkëlqen në gramatikën e kohës, si rrallkush merret edhe me anën tjetër të hënës, edhe kur është i painterpre­tueshëm nuk bie në balturina, asesi mbetet poet i dorës së parë, këtejpari e sidozot ka qukapitur edhe kur binin bashkë pika shiu e plumbash, mbetet fakultet më vete, në këtë dreq vend u përpoq t’i ul në tokë hyjnitë, përtej dukjes është marrë me demonët e zinj dramatikis­ht, rrokje pas rrokjesh mbeti i pandryshue­shëm, asgjësend se tuti poetin, e përtejmja është vesa e shpresës së tij, i gjithë arti i tij ka një rrjedhshmë­ri të pabesueshm­e, pandalshëm­ëria iu kthye në ves ( është në kërkim të poezive të humbura në Rrogozhinë), poezitë me nënk-

uptime vijnë nga që ai është një shpirt i pashprehur, pas çdo botimi e sheh të esëllt, legjendat dhe mitet i shikon me këmbë në tokë ( beson se në Shqipëri është një shkure që të kafshon si të jetë çakalleshë), shfleton e lëçit orë e çast, shtysë e madhe ka qenë familja, poezitë janë filozofike e me thellësi gjykimi, përpjestue­shmërisht me realitetin ka ndarë dhe imagjinatë­n, asohere dhe sot muza e tij është prirur nga e drejta, ethosi vetjak rrethohet nga enigmat, ashpërsia ndaj së keqes është proverbial­e, edhe pse ka një tis ngjashmëri­e me poet të mdhenj botëror Moikomi njihet si një rrap Libohove, vrapon pas poezive të flashkëta, as në jetë dhe as në art nuk ka qenë dredharak, poezitë i sythëzon edhe kur janë gur mali, papërcaktu­eshmëria dhe pakuptuesh­mëria janë pjesë e universit moikomian, kurrë nuk u bishtinoi dramave të tranzicion­it të pambarimtë, shquhet dhe si eseist i sprovuar, edhe pse tek - tuk nazik sidozot sikur të jetë farë e gjak hyjnish e të ketë dhunititë e muzave librat e rinj po vijnë njëpasnjës­hmërisht. Kështu ndodhi dhe me vëllimn voluminoz “Deti Kanibal” që për fat sot lexuesi e ka në duar. Vetë poeti Moikom Zeqo ( në vend të parafjalës) shkruan “Tërë poetika ime rikonstruk­ton të Shkuarën si një makinë kohe për të Ardhmen”.

SEFER PASHA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania