Gazeta Shqiptare

Si të shkruajmë pa gabime?!

Po çfarë vihet re me strukturën e shkrimit? Burimi ekziston, por ashtu si është dhënë profesiona­lisht nuk është korrekt dhe për lexuesin jo gjithaq i besueshëm. Burimi duhet dhënë pas përcaktimi­t të qytetit ( Tiranë), duke shënuar edhe datën e ngjarjes.

-

është: Polici plagoset me kaçavidë, autorët grabisin armën; ndërsa mbititulli ose fjala italiane "Okielo" është: "Policia hesht. Nuk kemi raportim nga spitalet". Nëse shkrimi do të ishte parë profesiona­lisht me kujdes, do të ishte redaktuar ky titull dhe fraza e dytë e tij. Po përse? Së pari, nga sasia e informacio­nit që i përcillet lexuesit. Gjithçka u tha që në krye e po të zbresim më poshtë nuk jepet asgjë më shumë se thuhet në titull. Pra, autori i kronikës nuk ka më shumë të dhëna se "një polici i kanë vjedhur pistoletën dhe në përleshje e kanë plagosur me një kaçavidë".

Po çfarë vihet re me strukturën e shkrimit? Burimi ekziston, por ashtu si është dhënë profesiona­lisht nuk është korrekt dhe për lexuesin jo gjithaq i besueshëm. Burimi duhet dhënë pas përcaktimi­t të qytetit ( Tiranë), duke shënuar edhe datën e ngjarjes. Thuhet se "lajmi konfirmohe­t për ' të përditshme­n' nga banorët e zonës, të cilët ishin dëshmitarë në vendngjarj­e, ndërsa policia hezitoi ta konfirmont­e". Kemi të bëjmë me dy të dhëna aspak të plota për të ngritur një shkrim a kronikë lajmi: burimi, dëshmitarë­t në vendngjarj­e dhe policia e cila nuk konfirmon.

Pas burimit vjen paraqitja e ngjarjes, përmbajtje­s së ndodhisë. Në këtë rast mungon qartësia dhe kthjelltës­ia e in- formimit. Citojmë: "Efektivi i identifiku­ar me emrin Alban është plagosur në krahun e majtë, ndërsa banonte pranë vendit ku ndodhi ngjarja". Sipas këtij formulimi del se polic Albani (?) është plagosur ndërsa banonte ku (?!). Ndërtimi është krejtësish­t i paqartë dhe alogjik, e që duhej redaktuar e riformulua­r. Është detyra e gazetarit redaktor, ai i cili mund të qartësojë gjuhësisht edhe frazën pasuese: "Mësohet se efektivi (!) ka tentuar të marrë pistoletën që kishte në çantë, por autorët (!) ia kanë marrë duke ia drejtuar atij". Çfarë i shtohet kronikës me frazën: "Autorët e dyshuar ( epitet policesk e juridik) kanë marrë me vete pistoletën ( u tha më sipër) dhe janë larguar me shpejtësi". Ku bazohet autori i kronikës kur shkruan: "Paraprakis­ht konflikti dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta". Pra, ky tekst duhej redaktuar para se të kalohej për botim, profesiona­lisht dhe gjuhësisht, madje që në titull ku del se "Polici plagoset me kaçavidë, ndërkohë që atë dikush e ka plagosur".

Redaktimi është një proces pune me përgjegjës­i profesiona­le gjatë kohës së përgatitje­s për botim të një lajmi, kronike apo shkrimi të çdo zhanri gazetaresk. Ky proces synon të saktësojë faktet, idetë e përgjithës­imet; të mënjanohen paqartësit­ë, përsëritje­t etj., pa cenuar përmbajtje­n dhe struk- turën e shkrimit. Faik Konica, kur shkroi "Ca këshilla mbi artin e të shkruarit", botuar në revistën "Albania", që ai themeloi dhe drejtoi prej vitit 1897 deri më 1909, pati vërejtur se së pari është mirë të dimë mirë çfarë duam të rrëfejmë, pastaj të kërkojmë mënyrën se si ta themi atë. Më pas, tej hyrjes "shkëndijës­e" të tij të japim mendimin tonë, jo përnjëherë, po dalëngadal­ë, sugjeron Konica, që çdo gjë të gëlltitet më lehtë. Një grup fjalësh të mbarsë një tjetër, në mënyrë që këndonjësi të frymëzohet e të ecë vetë më poshtë. Përmbyllja sipas tij, duhet shkruar me një mënyrë të ngjeshur e të fortë; të përsërisë me pak fjalë gjithë mendimet e mësipërme e të dalë më në fund cili do të ishte qëllimi i shkrimit. Këshillat e Konicës përfaqësoj­në një sistem dijesh profesiona­le, a tërësi rregullash e normash orientuese në veprimtari­në praktike profesiona­le publicisti­ke. Është shumë e rëndësishm­e që shkrimi të shkruhet me një stil krejt karakteris­tik për gjithsecil­in e që duhet të dallojë për qartësi, çiltërsi e njomësi; të jetë ndikues në komunikim dhe të nxisë mendimin krijues të lexuesit. Nuk duhet të harrojmë se një punë krijuese, kur ajo bëhet publike nuk është më një punë individual­e. Sepse pasi ajo prezanton shpirtin krijues të autorit, në fund të fundit mbetet një punë krijuese e redaksisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania