Gazeta Shqiptare

Basha: Rama nuk rrit asnjë pagë, po tall pensionist­ët

Kreu i opozitës akuzon kryeminist­rin se ndryshoi fshehtas buxhetin e shtetit "U shtuan 68 punonjës në aparatin e Kryeminist­risë"

-

Kryetari i PD- së, Lulzim Basha akuzoi dje kryem inistrin Edi Rama se ka ndryshuar fshehtas buxhetin e shtetit, pa e kaluar në Kuvend. Në një deklaratë për mediat, Basha u shpreh dje: "Në mënyrë tinëzare, kryeminist­ri në ikje ka ndryshuar me akt normativ buxhetin pa e dërguar në komisione, në parlament. Pse? Pse kështu hajdutçe, fshehtazi, duke shmangur debatin, oponencën, kritikën?" Basha shprehet se "me ndryshimin e buxhetit Edi Rama nuk rrit asnjë pagë, tall dhe poshtëron 635 mijë pensionist­ët me indeksimin 1.6 për qind, pra një bukë e 100 gramë djathë në muaj, kur çmimet janë rritur e nuk kanë të ndalur". "Kryeminist­ri në ikje nuk rrit asnjë qindarkë fondet për ndihmën ekonomike për familjet në nevojë. Kur papunësia rritet çdo ditë, ai nuk shton, por e ul me 10% fondin për pagesën e papunësisë. Asnjë qindarkë për kompensimi­n e ish- të përndjekur­ve politikë.

Kryeminist­ri në ikje ul fondet për arsimin, shëndetësi­në dhe burgjet, ul fondet për investimet me financim të huaj. Rrit borxhin publik për vitin 2016", - analizoi dje, kreu i opozitës. "Por, - shtoi më tej, Basha, - Edi Rama nuk ka harruar të shtojë 68 punonjës në aparatin e Kryeminist­risë. 68 sharës të rinj në pallatin e tij që do të paguhen me paratë e shqiptarëv­e për t'u shërbyer propagandë­s e llafeve, e aspak punës". "Kjo është qeverisja e degraduar dhe korruptive e kryeminist­rit në ikje. Taksa të larta, gjoba të larta, çmime të larta. Shto luksin e shërbëtorë­t për vete, ul fondet dhe rrit mjerimin për shqiptarët", - theksoi kreu i opozitës. "Partia Demokratik­e ka një plan shpëtimi për vendin. Në programin e saj, buxheti do të jetë pronë e shqiptarëv­e, jo plaçkë për t'u ndarë sipas tekave. Ne do të ulim taksat dhe shpenzimet qeveritare. Çdo fond do të shkojë për investime, për vende të reja pune, për paga e pensione më të larta, për zbutjen e varfërisë në vend dhe për një ekonomi të fortë e një të nesërme të sigurt për të gjithë shqiptarët", - nënvizoi kreu i PD- së. Sipas opozitës, buxheti i rishikuar i vitit 2016 parashikon "zero rritje për pa- gat. Ato vazhdojnë të jenë të ngrira, duke dobësuar edhe më shumë fuqinë blerëse. Nuk rrit pensionet. Indeksimi është poshtë detyrimit ligjor, sepse inflacioni 2015 rezultoi në masën 1.9%, ndërsa indeksimi vetëm në masën 1.6%, duke dobësuar edhe më tej fuqinë blerëse". Në një tabelë, me të cilën ka ilustruar deklaratat e tij, Basha rendit mungesat e këtij buxheti të rish- ikuar: "Zero rritje fondet për ndihmën ekonomike, me zero përfitim për familjet nevojtare. Ul me 10% fondet për pagesën e papunësisë, ndonëse papunësia është më e lartë sesa ajo e para 2- 3 viteve. Zero rritje fondet për kompensimi­n e ish- të përndjekur­ve politike. Ul me 34 milionë lekë investimet në ' arsimin bazë' (- 2.5%). Ul me 199 milionë lekë investimet në ' arsimin e lartë' (- 28%)". Po ashtu, sipas kreut të PD- së, ky buxhet "ul me 108 milionë lekë investimet në ' kujdesin parësor' (- 35%). Ul me 140 milionë lekë investimet në ' shërbimin kombëtar të urgjencës' (- 47%). Ul me 62 milionë lekë investimet në ' arsimin profesiona­l' (- 11.7%). Ul me 88 milionë lekë investimet në ' sistemin e burgjeve'".

"Kur papunësia rritet çdo ditë, ai nuk shton, por e ul me 10% fondin për pagesën e papunësisë. Asnjë qindarkë për kompensimi­n e ish- të përndjekur­ve politikë", - tha dje, Basha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania