Gazeta Shqiptare

“Vettingu”, Kuvendi afat deri më 25 gusht për ta miratuar

Komisioni i posaçëm mblidhet të martën. PD bën gati oponencën për projektlig­jin Opozita, kritika për standardet e kontrollit të gjyqtarëve

-

Data 25 gusht është afati i fundit kur parlamen ti shqiptar ka mundësi të miratojë në mos 7 ligjet që shoqërojnë reformën në drejtësi, të paktën ligjin e ashtuquajt­ur për “vettingun”. BE- ja dhe SHBA- të e kanë vënë gushtin si muajin e fundit kur parlamenti, edhe pse është me pushime, duhet të mblidhet për ta kaluar këtë projektlig­j. Burimet nga mazhoranca bëjnë me dije se e gjitha kjo ngjeshje afatesh e ka një arsye. BE- ja e SHBA kanë vendosur të financojnë të gjithë projektin për ngritjen e institucio­neve të reja që do të ngrihen për të bërë procesin e vettingut. Ashtu siç sqaroi edhe kreu i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, ndërkohë BE- ja e SHBA- të e kanë filluar projektin dhe janë duke bërë përzgjedhj­en e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e evropianë dhe amerikanë që do të vijnë të asistojnë, po përgatisin infrastruk­turën. Ndërkombët­arët do të financojnë edhe trajnimet që do të marrin, Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria e posaçme Kundër Korrupsion­it, Gjykata e Posaçme. Pikërisht për këto arsye, Shqipëria fillimisht duhet të ketë dhënë provën që ka nisur zbatimin e reformës. Nga ana tjetër janë edhe afatet që Shqipëria duhet të përmbushë si vend që aspiron të çelë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në shtator Shqipëria do të raportojë për ecurinë pranë Komisionit Europian. Ndërsa në tetor, Komisioni Europian pritet të publikojë raportin e progresit të Shqipërisë dhe që të reko-

mandojë hapjen e negociatav­e të anëtarësim­it, ndaj vendi duhet të ketë dhënë prova se po e zbaton reformën në drejtësi, në mënyrë që në dhjetor vendet anëtare të BE- së të marrin një vendim pozitiv.

KOMISIONI

Ndërkohë, edhe pse de- thanë mediave se ekspertët e opozitës kanë përgatitur edhe opinionin e tyre. Ky opinion do paraqitet në mbledhjen e komisionit, ndërsa opozita ka kërkuar që seanca të zhvillohet e hapur për mediat. Neni 34 i projektlig­jit që lidhet me standardet e kontrollit të figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëv­e pritet të jetë me i debatueshm­i për shkak të kufizimeve të tij. Ky nen në procesin e rivlerësim­it cilëson si rrethanë ndaluese edhe kur subjekti është fotografua­r, ose kur një dëshmitar përshkruan një takim me një person të përfshirë në krimin e organizuar; gjithashtu, kur subjekti i rivlerësim­it ose personi i lidhur me të ka pasur një komunikim me një person të përfshirë në krimin e organizuar, apo ku subjekti i rivlerësim­it merr pjesë në takime, aktivitete, ose raste të tjera, me një ose më shumë persona të përfshirë në krimin e organizuar. E pikërisht ky kufizim, krahas kufizimeve të tjera në draftin përfundimt­ar të ekspertëve të OPDAT dhe EURALIUS, mund të jenë mosmarrëve­shja e radhës mes opozitës dhe mazhorancë­s, pas tejkalimit të debatit për procedurën e miratimit të ligjit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania