Gazeta Shqiptare

Braçe: Kuvendi ka autorizuar qeverinë të shohë mundësitë për një marrëveshj­e

Deputeti socialist u përgjigjet akuzave të PD për portin e Karpenit

-

Nënkryetar­i

i Grupit Parlamenta­r të PS- së, Erjon Braçe u është përgjigjur dje sulmeve të Partisë Demokratik­e në lidhje me portin e Karpenit. “Lexova si vetëtimë një kolege deputete që nisi me vrull të flasë për koncesioni­n e rrugës Milot- Morinë dhe u fik si qiri; ajo tani flet për një marrëveshj­e për një port në Karpen. Dua të bëj me dije se Kuvendi nuk ka votuar asnjë marrëveshj­e, sepse nuk ka asnjë marrëveshj­e”, deklaroi Braçe, në një status në “Facebook”. “Kuvendi ka autorizuar qeverinë- Ministrinë e Ekonomisë, të hyjë në diskutime për të vlerësuar nëse ka kushte për të arritur në një marrëveshj­e. Pa diskutim, çështjet që ngre kolegia deputete duhet të jenë në vëmendje të Ministrisë së Ekonomisë, për të vlerësuar çdo të dhënë, të vlefshme për diskutimet në fjalë; duke nisur nga numri i punëtorëve që ka kjo kompani, e domosdoshm­e për të mos bërë gafat e privatizim­it të ‘ ARMO’ dhe ‘ Albpetrol’ - kolegia e mban mend, nuk kishin asnjë punëtor kompan- itë fituese”, u shpreh Braçe. Më tej, në komentin e tij, deputeti i PS- së tha: “Lexova një koleg deputet që ishte i trishtuar që Edi Rama i kishte vjedhur Sali Berishës projektin e rrugës së Shishtavec­it. Dua të bëj me dije, se në fillim të vitit 2013, me ishministr­in e Transporti­t të asaj kohe, kemi zhvilluar në Kuvend një interpelan­cë shumë të mirë mbi financimin e rrugëve, borxhet e krijuara. Thelbi ishte: Për nevoja elektorale, qeveria e Sali Berishës kishte hapur qindra kantiere, me vepra që financohes­hin me 1 milion lekë të reja. Kjo rruga e Shishtavec­it kishte në buxhet vetëm 5 milionë lekë. As që e vë në diskutim se rruga u prokurua nën qeverinë e Sali Berishës, tenderin ata e bënë, por në buxhet kishte për të vetëm 5 milionë lekë. Tani unë nuk kuptoj çfarë ka vjedhur Rama. Shoh që rruga ka mbaruar dhe më vjen aq mirë sa s’ka që PD- ja, më në fund po tregon se po bëhen rrugë, edhe pse thotë që po ia vjedhim Berishës”, - u shpreh Braçe.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania