Gazeta Shqiptare

Shën Koll, rikthehen në qeli të dënuarit

Prokuroria vijon hetimet në lidhje me zbardhjen e ngjarjes, merr në pyetje të burgosurit Viktima Flamur Sulaj 10 minuta para se të vdiste foli me familjarët

- Sonila Musaj

Dy ditë pas rënies së zjarrit në burgun e sigurisë së lartë në Shën Koll të Lezhës, duket se është rikthyer normalitet­i, edhe pse humbi jetën 25vjeçari Flamur Sulaj. Burime për “Gazeta Shqiptare” pohojnë se gjatë ditës së djeshme të gjithë të dënuarit janë rikthyer në qelitë e tyre. Ata u nxorën nga dhomat e burgut pas rënies së zjarrit pasditen e së shtunës dhe u mbajtën nën masa të rrepta sigurie në ambientet e ajrimit. Nga ngjarja e së shtunës kanë marrë plagë të lehta edhe 7 persona, të cilët pas mjekimit që morën në spitalin e Lezhës, u rikthyen në qelitë e tyre për të vijuar vuajtjen e dënimit. Sakaq prokuroria po vijon hetimet, ndërsa mësohet se hetuesit e organit të akuzës kanë marrë dëshmitë e disa prej gardianëve që kanë qenë më afër vendit të ngjarjes. Hetuesit kanë marrë edhe dëshmitë e të dënuarve në lidhje me ngjarjen e së shtunës ku mbeti i vdekur 25- vjeçari Sulaj. Sipas burimeve mësohet se të dënuarit kanë pohuar se kishin parë flakë dhe kishin mësuar se kishte rënë zjarr në kuzhinë. Në këtë kohë dyshohet se gardianët kishin qëlluar me armë në ajër në mënyrë që të mos kishte tentime të të burgosurve për t’u arratisur. Ndërkaq, për hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes janë angazhuar edhe Ministria e Drejtësisë, Zjarrfikës­it dhe Inspektora­ti Teknik Shtetëror, por do të jenë hetimet e prokuroris­ë ato që do të zbardhin të vërtetën e shkaqeve të shpërthimi­t të zjarrit. Ndërkaq ditën e sotme pritet që drejtori i Përgjithsh­ëm i Burgjeve, Miklovan Kopani të publikojë masat administra­tive që do të marrë. Mësohet se masat do të jenë të të gjitha niveleve, duke filluar që nga drejtuesit e burgut e deri te punonjësit e policisë së burgut që kanë pasur si qëllim ruajtjen e burgut dhe parandalim­in e këtij zjarri. Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në burgun e Shën Kollit ka reaguar edhe institucio­ni i Avokatit të Popullit, duke shprehur keqardhje, ndërsa mësohet se ka urdhëruar nisjen drejt IEVP- së së Lezhës të një gru- pi të specializu­ar ekspertësh nga Mekanizmi Kombëtar i Parandalim­it të Torturës, për të monitoruar dhe analizuar situatën si dhe shkaqet që çuan në këtë ngjarje. Por, edhe pse do të jenë hetimet ato që do të zbulojnë shkaqet e zjarrit, Inspektora­ti Shtetëror Teknik dhe Industrial ka dyshime se zjarri nuk ka ardhur si pasojë e bombolës së gazit. Pas kryerjes së inspektorë­ve në vendngjarj­e, sipas ISHTI- së, ka deklaruar se bombola e gazit që përdorej për gatim ka qenë e paprekur. Ndërkohë, ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ka kërkuar prokuroris­ë që të hetojë në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ku një person humbi jetën dhe shtatë të tjerë u plagosën. Manjani nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Tëitter” ka shkruar: “E vërteta mbi çdo ngjarje kriminale që ndodh konfirmohe­t vetëm nga Prokuroria e Shtetit! Ajo ka detyrën të vlerësojë çdo provë!” Më- sohet se Flamur Sulaj, 25vjeçari që vuante dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Shën Koll, ishte dënuar me 10 burg për veprën penale “Tentativë vrasjeje”. Mësohet se 25- vjeçari Sula, 10 minuta përpara se të ndodhte ngjarja e rëndë ka folur në telefon me familjarët e tij. Ky fakt është pohuar për hetuesit nga një prej shokëve të Flamur Sulës, me të cilin ai kishte komunikuar pak momente përpara ngjarjes. Ndërkohë në lidhje me ngjarjet e burgut të Shën Kollit, por edhe të Vaqarit, ka reaguar kreu i Grupit Parlamenta­r të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili. Vasili ka theksuar se pasiguria në burgje është e patolerues­hme dhe kërkon që çdo zyrtar të bëjë detyrën ose të ndëshkohet. “Pasiguria në burgje është e patolerues­hme. Të marrin fund papërgjegj­shmëria dhe pandëshkue­shmëria. Çdo zyrtar të bëjë detyrën ose të ndëshkohet”, - ka deklaruar Vasili.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania