Gazeta Shqiptare

Plagosja me armë në burgun e Vaqarit, policia: Shënjestër ishte Gazmir Daci

Atentati/ Arrestohen Ergys Kolaveri dhe Enea Ceka

-

Dy

ditë pas plagosjes së të burgosurit Lili Dulaj në burgun e Vaqarit, Specialist­ët e Sektorit për Krimet e Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Rrethit Tiranë, bënë të mundur identifiki­min dhe kapjen e personave të dyshuar për plagosjen e Dulajt. Nga hetimet e policisë rezulton se dy personat, Ergys Kolaveri 25 vjeç dhe Enea Ceka 24 vjeç, kanë qëlluar me armë zjarri dje, ku mbeti i plagosur Lili Dulaj nga Kosova, por objektiv nuk ishte ky i fundit. Sipas policisë, objektiv i dy autorëve ishte Gazmir Daci, i cili ndodhet në masën “arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje me dashje”, “Vrasje e ngelur në tentativë” dhe

TE ARRESTUARI­T

Autorët Ergys Kolaveri dhe Enea Ceka kishin konflikte të hershme me Gazmir Dacin ose ndryshe Elson Dacin. Dyshohet se shkak është prishja e pazareve, pasi këta shtetas bashkëpuno­nin me njëri- tjetrin duke ndihmuar persona të ndryshëm që kishin shkelur afatet e vizës Shengen, për t’i kaluar drejt Francës.

“Armëmbajtj­e pa leje”, pasi ky shtetas më datë 04.11.2015, pas një konflikti të mëparshëm, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Valmir Kolaveri dhe plagosur rëndë vëllanë e tij, Robert Kolaveri, i cili aktualisht ësh-

të i paralizuar. Nga verifikime­t e kryera, ka rezultuar se nga vendi i ngjarjes është larguar me shpejtësi një automjet tip “Mercedes- Benz Vito”, ku nga verifikime­t rezulton posedues shtetasi Ergys Kolaveri, vëllai i Valmir dhe Robert Kolaverit. Në momentin e kapjes së tij, ai ka qenë së bashku me shtetasin Enea Caka, kushëri i tij. Gjatë kontrollit të mjetit në pjesën e poshtme të sediljes së automjetit janë gjetur një palë dylbi për pamje në largësi, të cilat janë sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale. Materialet procedural­e iu kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasje për gjakmarrje në tentativë” dhe “Armëmbajtj­e pa leje”, në ngarkim të shtetasit Ergys Kolaveri dhe “Moskallëzi­m i krimit”. Gazmir Daci ose ndryshe Elson Daci dyshohet se është konfliktua­r me vëllezërit Kolaveri për prishjen e pazareve, pasi të tre personat e përfshirë në këtë ngjarje kanë bashkëpunu­ar për disa muaj me njëri- tjetrin duke ndihmuar persona të ndryshëm që kishin shkelur afatet e vizës Shengen, për t’i kaluar drejt Francës. Më herët Elson Daci ka pranuar krimin në polici dhe ka treguar se si ka nisur konflikti në Francë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania