Gazeta Shqiptare

ISIS kërcënon në gjuhën shqipe: Përcilluan­i shigjetat armiqve

"Halal Channel", faqja e "Facebook"- ut që bën propagandë për shtetin islamik "Lutemi që imamët e arrestuar të lirohen sa më shpejt"

-

Edhe në Shqipëri janë hapur shumë faqe pro pagandisti­ke në mbështetje të organizatë­s terroriste ISIS. Disa prej tyre që kërcënonin dhe flisnin në shqip janë mbyllur nga autoritete­t e sigurisë në vend, megjithatë, një faqe e re është hapur. "Halal Channel" quhet faqja që është duke shpërndarë propagandë­n e saj në shqip nëpërmjet rrjetit social "Facebook" dhe që mbështet hapur të ashtuquajt­urin Shtet Islamik. Më shqetësues­ja është se kjo faqe e quan veten media. "Halal Channel" publikon informacio­ne të ndryshme rreth ISIS- it, duke keqpërdoru­r ajetet kuranore dhe duke shpërndarë video që nxisin urrejtje. Më tej kjo faqe jep mbështetje edhe për imamët radialë shqiptarë që janë të dënuar nga gjykatat në Kosovë, Shqipëri dhe Organizata "Halifati" ka përdorur shpeshherë rrjetet sociale për të kërcënuar edhe në gjuhën shqipe. Nëpërmjet thirrjes për t'iu bashkuar luftës së ISIS- it, ajo ka kërcënuar edhe të gjithë besimtarët e krishterë. "Hilafeti. wordpress. com" është faqja zyrtare e ISIS- it në gjuhën shqipe.

Maqedoni, duke u lutur që këta hoxhallarë të lirohen sa më shpejt. Ata nuk ndalen me kaq, por shprehin hapur se në Kosovë organizata terroriste ISIS ka mbështetës të saj. Në mesazhin e saj të fundit, kjo faqe shkruante: "Imami Shafiu Rahimehull­ah është pyetur: Si t'i njohim pasuesit e së vërtetës në kohë sprovash? Tha: Përcjellni shigjetat e armiqve kah drejtohen dhe do i njifni pasuesit e të vërtetës, sepse ata janë caku." Nuk është hera e parë që ISIS- i jep mesazhe në gju-

hën shqipe. Shpeshherë organizata "Halifati", ka përdorur rrjetet sociale për të lëshuar mesazhe kërcënuese ndaj Shqipërisë dhe Kosovës. "Avionët e tyre luftarakë nuk dallojnë mes të armatosuri­t ose të paarmatosu­rit, as mes një gruaje dhe një burri. Dhe dijeni, se operacione­t kundër të ashtuquajt­urve "civilë", janë më të dashura dhe më të dobishme për ne, pasi iu shkaktojnë atyre më shumë dhe i trembin më tepër", shkruan, shkruan "Halifati" - faqja zyrtare e ISIS- it në gju- hën shqipe. Pas sulmeve në Bruksel, në mars të këtij viti, një tjetër mesazh kërcënues u drejtua në gjuhën shqipe. "Me mirësinë e Allahut, një brigadë e sigurisë së ushtarëve të Hilafetit, Allahu i nderoftë dhe iu dhashtë fitoren, dolën dhe targetuan Belgjikën kryqtare, e cila nuk pushoi së luftuari Islamin dhe myslimanët. Allahu ndihmoi vëllezërit tanë dhe hodhi frikë e trembje në zemrat e kryqtarëve në mes të vendit të tyre. Disa nga ushtaret e hilafetit dolën duke mbajtur rripa me ek- sploziv ne mesin e jobesimtar­ëve". Por ISIS- i nuk u ndal me kaq, duke paralajmër­uar të tjera sulme terroriste. "Ne i premtojmë çdo kombi kryqtar, aleat të luftës kundër shtetit islamik ditë të zeza, si përgjigje ndaj agresionit të tyre dhe ajo që do t'ju arrijë do të jetë më shkatërrue­se dhe e hidhur me lejen e Allahut".

 ??  ?? Faqja e facebook “Halal Channel”
Faqja e facebook “Halal Channel”
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania