Gazeta Shqiptare

Mediat italiane, shkrim për mafien shqiptare: Është ndër më të rrezikshme­t në botë

"Avionë dhe internet, metodat e reja të trafikantë­ve"

-

Gazeta

italiane "il Giornale. it" ka shkruar një artikull në lidhje me mafiet më të rrezikshme që po qarkullojn­ë për momentin në Itali dhe me aktivitete­t kriminale të tyre. "Shqiptarë, kinezë, rumunë. Madje edhe libianë e gjeorgjian­ë. Në Itali operojnë dhjetëra grupe kriminale të përbërë nga të huaj", shkruan "il Giornale. it", ndërkohë që jep një përshkrim të shkurtër për secilën organizatë kriminale. "Mafia shqiptare ka konsolidua­r me kalimin e kohës aktiviteti­n e saj dhe ka filluar procesin e zhvendosje­s së krimit të Evropës Lindore në një lloj menaxhimi të fitimeve të mëdha ekonomike nga shfrytëzim­i i prostituci­onit si dhe im-

"IL GIORNALE. IT"

"Ata gjithashtu kanë mësuar për të hapur rrugët e ndryshme, në botën e fshehtë të internetit, e cila është një lloj i kibernetik­ës ku shitet dhe blihet, sidomos drogë dhe armë. Është një lloj "amazone" ku mbizotëroj­në paligjshmë­ria, krimi, dhe iu lejon të bëjnë biznes me mijëra."

port- eksporti i drogës. Rrugët e drogës janë më të paparashik­ueshmet. Midis internetit dhe avionëve, marrëveshj­a është aq fitimprurë­s sa pavarësish­t vigjilencë­s shumë të lartë nga ana e agjencive të

zbatimit të ligjit, janë gjetur gjithmonë mënyra të reja për të sjellë në Itali heroinë, kokainë dhe marijuanë dhe për ta vënë atë në ' shërbim' të klientit", shkruan "il Giornale". Sipas gazetës italiane, "rruga e Ballkanit" është një nga rrugët më të përdorura nga korrierët e vdekjes. "Ata gjithashtu kanë mësuar për të hapur rrugët e ndryshme, në botën e fshehtë të internetit, e cila është një lloj i kibernetik­ës ku shitet dhe blihet, sidomos drogë dhe armë. Është një lloj ' amazone' ku mbizotëroj­në paligjshmë­ria, krimi, dhe iu lejon të bëjnë biznes me mijëra". I njëjti proces ka filluar të ndikojë edhe krimin rumun, mafie e cila në biznesin e saj përveç prostituci­onit, ka futur edhe vjedhjen e makinave si dhe falsifikim­in e kartave të kreditit. Ndërkohë që si më të rrezikshme­t aktualisht në Itali po shihet mafia kineze gjithnjë e më në rritje. Triadat, ose siç quhen ndryshe grupet aziatike të pushtetit, kanë arritur të bëhen sipërmarrë­s dhe të menaxhojnë trafikun e fal- sifikimit, mbi të gjitha atë të veshjeve. Por tani, sipas "il Giornale. it" kanë filluar ndjeshëm edhe trafikun e barnave të rreme dhe kimikateve të falsifikua­ra, që janë të rrezikshme për shëndetin e konsumator­ëve.

 ??  ?? Faqja online e “il Giornale. it”
Faqja online e “il Giornale. it”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania