Gazeta Shqiptare

IN MEMORIAM/ LAMTUMIRË, SKËNDER MALINDI!

Skënder Malindi, intelektua­li që diti të përballojë me vendosmëri sfidat e jetës

-

pasur urrejtje për okupatorin italian, së bashku me moshatarë të tij i godasin italianët, por ata hakmerren ndaj fshatarëve duke bombarduar fshatin. Me pushtimin e fshatit, komandanti, një gjeneral grek, i informuar se Skënderi kish mbaruar studimet ushtarake dhe kishte ndjenja patriotike, i thotë: "Ti që veprove sot kundër italianëve, nesër mund të veprosh kundër nesh!", pasi grekët si shovinistë, kishin qëllime pushtuese ndaj vendit tonë, që do t'i shprehnin po të fitonin luftën. Prandaj e arrestojnë Skënderin dhe e internojnë në ishullin Metilin ( Lesho), në afërsi të Turqisë. Me pushtimin gjerman të Greqisë, gjithë robërit shqiptarë u liruan, bashkë me ta edhe Skënderi. Pasi kthehet në atdhe, me fillimin e lëvizjes antifashis­te merr kontakt me udhëheqësi­t e luftës, si me Mestan Ujanikun, Gjin Markun, Kahreman Yllin e të tjerë, duke u aktivizuar në organizimi­n e luftës në rrethin e Skraparit.

Në fillim të vitit 1943, komanda e qarkut Berat e cakton komandant çete në komunën e Çepanit. Çeta nën drejtimin e tij merr pjesë aktive në të gjitha veprimet luftarake në qarkun e Beratit kundër fashistëve italianë. Më 20 shtator 1943 emërohet komandant i batalionit "Rinia" ( Margarita Tutulani). Në krye të këtij batalioni ka marrë pjesë në të gjitha luftimet kryesore të zhvilluara, si në Tendën e Qypit, Qafën e Kiçokut, Bubës, Qafë- Shkozë, Paraspuar, luftime të ashpra këto që përballuan Operacioni­n armik të Dimrit 1943- 1944. Në një luftim në Paraspuar të Beratit, Skënderi plagoset rëndë. I mjekuar në spitalet partizane nuk gjeti shërim.

Me krijimin e Brigadës së 7- të Sulmuese, ashtu siç ishte i plagosur caktohet komandant i Batalionit të Parë të kësaj brigade, por në gjendjen që ishte nuk mund ta ndiqte e drejtonte batalionin. Në shtator 1944 dërgohet për mjekim në Itali, në spitalet aleate. Aty u nënshtrohe­t dy operacione­ve që i shpëtuan krahun, por mbeti invalid i Luftës. Plagosja ia ndërpreu karrierën ushtarake në luftë, por Skënderi me aftësitë e tij, i arriti shokët.

Pas çlirimit të vendit, ai u dërgua me grupin e parë të komandantë­ve të brigadave e divizionev­e për studime në Akademinë "Frunze", në ishBashkim­in Sovjetik. Aty u dallua duke i mbaruar studimet me rezultate të sh- këlqyera.

Me kthimin në atdhe, Skënderi emërohet në Drejtorinë Operative të Shtabit të Përgjithsh­ëm dhe merr pjesë në grupin operativ që drejtoi luftimet kundër provokacio­neve greke në gusht 1949.

Skënderi ka shërbyer në detyra të larta në ushtri: komandant i Shkollës së Bashkuar të Oficerëve, komandant brigade në Shkodër e komandant divizioni në Korçë. Më pastaj zëvendësdr­ejtor i Përgatitje­s Luftarake të ushtrisë. Ai drejtoi edhe stërvitjen ushtarake para marshallit Zhukov.

Ka shërbyer shef shtabi i dy komandave më të mëdha të ushtrisë, atë të forcave ushtarako- detare dhe të Mbrojtjes kundërajro­re të shtetit.

.... Ishte mbledhja famëkeqe e dhjetorit 1974 e KQ të PPSH që goditi kolo- nelin Skënder Malindi. Kjo goditje do t'i ndryshonte rrjedhën e jetës, duke mos iu dhënë grada "gjeneral", që i takonte qysh kur ishte komandant divizioni në Korçë.

Me ndryshimin e sistemeve Skënderi përshëndet­i këto procese dhe mbështeti plotësisht demokracin­ë. Është nismëtar i formimit të OBVL. Qysh në fillim duke qenë nënkryetar i saj, ka dhënë një kontribut të madh në organizimi­n, zbatimin e programit dhe statutit të saj, në edukimin patriotik të rinisë dhe popullit. Njëkohësis­ht ai ka dhënë një kontribut të çmuar në lidhjen dhe bashkëpuni­min me organizata­t e veteranëve të LANÇ të Kosovës, Maqedonisë, Kroacisë etj.

Ai gëzon respektin e merituar të ushtarakëv­e e të shoqërisë. Është "Qytetar Nderi" i Skraparit.

Kolonel Skënder Malindi, një nga figurat e rëndësishm­e të LANÇ e të Ushtrisë Shqiptare është "Qytetar Nderi" i Bashkisë së Skraparit. Me propozimin e Komitetit të Veteranëve të Luftës së Skraparit, një strukturë e kundërt dhe oponente me atë ku aderonte Skënderi, Organizatë­n e Bashkuar të Veteranëve të Luftës, Këshilli Bashkiak i Çorovodës i ka dhënë Skënder Malindit titullin "Qytetar Nderi" i Çorovodës, një shembull unikal që politika jonë nuk e ka bërë as edhe me një rast të vetëm.

Vdekja e parakohshm­e na ndau sot nga Ti, miku dhe shoku ynë i ngushtë.

Lamtumirë, Skënder Malindi!

Të qoftë i lehtë dheu i tokës mëmë!

Parajsa qoftë vendbanimi yt i përjetshëm!

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania