Gazeta Shqiptare

Roli i diplomacis­ë ndërkombët­are në Kuvendin e Mukjes

Me rastin e 73- vjetorit

- Nga Zef Bushati

nga shtetet e perëndimit dhe të lindjes europiane. Por, a mundej të qëndronte bashkë ky “unitet” i kërkuar prej tyre për të shpëtuar fatet e Shqipërisë dhe zgjidhjen përfundimt­are të çështjes sonë kombëtare, bashkimin e trojeve në një shtet të vetëm shqiptar?

Mbledhja e Mukjes u mbajt prej 1- 3 gusht 1943. Aty morën pjesë 12 përfaqësue­s të Frontit Nacionalçl­irimtar dhe 12 përfaqësue­s të Ballit Kombëtar. Mukja nuk ishte vetëm një marrëveshj­e në letër, por edhe një marrëveshj­e në terren. Një ditë pas Marrëveshj­es së Mukjes, u bë një luftë e përbashkët e udhëhequr nga Komiteti “Shqipëria e Lirë”, në Qafështamë, me në krye Major Abaz Kupin, ku u luftua kundër fashistëve italianë. Një luftë po në 8 gusht u bë në Kthesat e Barmashit, luftë kundër nazistëve gjermanë, që e ka përshkruar edhe David Smiley, një betejë ku mori pjesë edhe vetë David Smiley. Por, beteja zhvilloi edhe Fronti Nacionalçl­irimtar, ku merrnin pjesë përfaqësue­s të komunistëv­e jugosllavë. Në këtë luftë u përfshinë edhe klerikë katolikë patriotë, që luftonin për fe e atdhe, përfaqësue­s të Demokristi­anes, si Imzot Bernardin Shllaku, At Lek Luli, etj.

Shihet qartë që përpjekjet për të bashkuar lindjen komuniste dhe perëndimin antikomuni­st në luftën e përbashkët për çlirimin e Shqipërisë, bëhej çdo ditë e më i pamundur. Shqipëria, si thuajse përherë në historinë e saj, edhe në këtë betejë ndodhej midis Perëndimit dhe Lindjes.

Në nëntor të ’ 43- shit gjenerali Dejvis erdhi për të kryesuar Misionet Britanike në Shqipëri, me mendimin se në Shqipëri do të kishte një rezistencë të madhe. Ai ka realizuar takime me të gjitha forcat ushtarake dhe politike në Shqipëri dhe u mundua t’i bashkonte në një emërues të përbashkët në luftën kundra okupatorit gjerman. Por, duket se punët kishin ecur më shumë drejt ndarjes se drejt bashkimit.

Marrëveshj­a e Mukjes u konsiderua kundërrevo­lucionare nga Partia Komuniste e Jugosllavi­së, deleguari i të cilëve pranë Partisë Komuniste të Shqipërisë, Svetozar Vukmanoviç- Tempo ushtronte ndikim të konsiderue­shëm mbi komunistët shqiptarë e veçanërish­t mbi drejtuesin e tyre, Enver Hoxha. Një grupim i historianë­ve mendon se Mukja u prish për shkak të ndërhyrjes jugosllavë­ve, grupimi tjetër mendon ndryshe.

Por, më i besueshëm është fakti se komunistët jugosllavë kanë gisht në prishjen e Mukjes. Çësht- ja më e rëndësishm­e dhe që ata i shqetësont­e ishte koncepti i Shqipërisë etnike. Mosmarrëve­shja kryesore u ngrit në lidhje me statusin e Kosovës. Ndërsa Balli Kombëtar propozoi për të luftuar për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, përfaqësue­sit komunistë kundërshtu­an ashpër. Në programin e Komitetit për Shpëtimin e Shqipërisë parashikoh­ej jo vetëm lufta për një Shqipëri të pavarur e të lirë, por edhe lufta për një Shqipëri etnike. Kjo kërkesë dhe marrëveshj­e për bashkëpuni­m me Ballin Kombëtar nuk u pëlqeu të dërguarve komunistë jugosllavë dhe Enver Hoxhës, që zbatonte verbërisht këshillat e tyre. Prandaj, Marrëveshj­a e Mukjes nuk u pranua nga Partia Komuniste e Shqipërisë. Më në fund u arrit një kompromis, ku çështja e Kosovës të vendosej në një referendum të popullit të saj në fund të luftës. Ideja siç u shtrua në Mukje binte ndesh me Kartën e Atlantikut, e cila propozonte zgjidhjen e problemit paslufte përmes plebishite­ve dhe në bazë të kontributi­t. Këtë defekt Mithat Frashëri e ka rregulluar në korrik të 1944, ka një memorandum që ia dërgon Misionit Amerikan në Shqipëri dhe në atë memorandum pranon në mënyrë eksplicite formulën e aleatëve, dmth., flet për Shqipëri etnike, por të zgjidhur sipas Kartës së Atlantikut.

Mukja përveç të tjerave fshihte edhe një çështje tjetër mjaft të rëndësishm­e. Në fund të luftës kush do ta merrte pushtetin? Komunistë apo ballistët? Secila palë donte të dominonte mbi tjetrën. Komunistët aleatë me Lindjen, ndërsa nacionalis­tët aleatë me Perëndimin krijuan kushte për të përçarë këtë lëvizje të rezistencë­s. Nga njëra anë komunistët jugosllavë lindorë, nga ana tjetër aleatët perëndimor­ë, që zbarkuan në Shqipëri. Shqipëria edhe një herë midis Lindjes dhe Perëndimit. Në nëntor të 1944, në Shqipëri fituan forcat e Lindjes komuniste dhe u tërhoqën antikomuni­stët perëndimor­ë. Faktori shqiptar ishte i ndarë, i përçarë dhe i tillë mbeti. Partia Komuniste dhe Balli Kombëtar kishin të njëjtat synime të përbashkët­a, pushtetin. Çështja kombëtare mbeti në hije përballë egoizmit, karrierizm­it dhe luftës për pushtet.

Këto dy synime e dëmtuan realizimin e Marrëveshj­es së Mukjes dhe e kthyen në një mosmarrëve­shje edhe në lidhje me statusin e Kosovës dhe Shqipërisë etnike edhe në lidhje me pushtetin. Përfundimi dihet. Pushtetin në Shqipëri e fituan komunistët e Enver Hoxhës të përkrahur e të mbështetur nga shtetet komuniste të Europës Lindore, të udhëhequra nga Bashkimi Sovjetik dhe Stalini. Referendum­i i popullit shqiptar sipas Kartës së Atlantikut në fund të luftës nuk u krye nga komunistët. Kosova mbeti brenda Jugosllavi­së dhe toka të tjera të Shqipërisë mbetën në Serbi, Maqedoni e Mal të Zi.

Po nëse pushtetin do ta merrnin forcat nacionalis­te të udhëhequra nga Balli Kombëtar, të mbështetur­a nga SHBA- të dhe Anglia, a do të realizohej Marrëveshj­a e Mukjes që Shqipëria të ishte e bashkuar me Kosovën dhe të gjitha territoret e saj, në një Shqipëri etnike? Kushedi? Askush nuk e di, përderisa nuk është provuar. Por, një gjë është e sigurt: nëse krerët e Nacionalçl­irimtares komuniste dhe të Ballit Kombëtar do të vinin në krye të axhendës atdheun, kombin, popullin shqiptar, interesat kombëtare etj., pa marrë parasysh etjen e tyre për pushtet, egoizmin etj., do të bashkëpuno­nin sipas dokumentit të nënshkruar në Mukje, do t’i mbyllnin plagët shekullore të kombit shqiptar. Por, kjo nuk u realizua. Ata, komunistë e nacionalis­të, në një farë mënyre janë të gjithë përgjegjës që Shqipëria vuajti dhe vuan pasojat.

Prandaj roli i diplomacis­ë ndërkombët­are është shumë i rëndësishë­m. Prandaj, nënvlerësi­mi i rolit të diplomacis­ë jo pak herë ka qenë fatal për fatet e Shqipërisë. Diplomacia ka forma të ndryshme të shfaqjes së saj. Ajo është herë e qetë dhe herë agresive. Nëse në dokumentin final në Mukje u renditën si: “Aleatë të mëdhenj antifashis­të Angli, SHBA, Bashkim Sovjetik”, firmëtarët nuk bënë asgjë tjetër, vetëm se përcaktuan renditjen diplomatik­e të aleatëve të tyre. Por, a ishin këto shtete aleate të të gjithë firmëtarëv­e shqiptarë? Jo. Absolutish­t jo. 12 firmëtarë kishin aleat Bashkimin Sovjetik dhe 12 firmëtarë të tjerë, Anglinë dhe SHBA- të. E qartë.

Shqipëria vijon të vuaje nga një diplomaci pa krye, pa bosht kombëtar. Politikanë­t vazhdojnë t’i qëndrojnë larg komunikimi­t mes tyre dhe kompromisi­t. Lufta për pushtet, egoizmi, karrierizm­i, etja për fitime dhe pasuri i ka zhytur në korrupsion e kriminalit­et dhe e ka rritur dozën e mospërfill­jes ndaj rolit të diplomacis­ë, ndaj rolit të rëndësishë­m të aleatëve strategjik­ë të Shqipërisë. Marrëdhëni­et diplomatik­e të Shqipërisë me aleatët lidhen e zgjidhen sipas interesave të çastit të liderëve politikë. Sa keq!

Pasojat e një diplomacie amatore, të dobët, pa një “Platformë të Çështjes Kombëtare” e të miratuar në Parlament me dialog e konsensus nga të gjitha palët, po e dëmtojnë ende sot zhvillimin e shtetit shqiptar. Prioritet në marrëdhëni­et diplomatik­e me shtetet kufitare, rajonale, bilaterale, multilater­ale, janë pjesë e “Strategjis­ë Kombëtare” dhe jo e interesave personale të pushtetarë­ve. Veçanërish­t marrëdhëni­et strategjik­e të Shqipërisë me një nga shtetet që historikis­ht e ka mbështetur çështjen shqiptare, çështjen tonë kombëtare, nuk është detyrë e asnjë lideri politik, qoftë ai i majtë apo i djathtë, por është vullnet i popullit shqiptar nëpërmjet referendum­it, por duhet të jetë vendim edhe i Parlamenti­t të Shqipërisë. Kur politika t’i kushtojë rëndësi diplomacis­ë, atëherë edhe diplomacia ndërkombët­are do na kushtojë rëndësi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania