Gazeta Shqiptare

Rumenige kundër federatës: Po shkatërron­i klubet

Drejtori i bavarezëve sulmon DFB- në: Na dëmtoni lojtarët dhe arkat me reklamat Bajerni ankohet për shtimin e ndeshjeve

-

Shumë ndeshje dhe shumë interesa në mes. Prej kohësh disa prej emrave më të njohur të futbollit botëror kundërshto­jnë trendin që po shtrydh futbollist­ët. Kampionate­t duhen rishikuar pasi nevojiten formula me më pak skuadra, e në këtë mënyrë do të rritej niveli teknik dhe do të ulej ndjeshëm numri i dëmtimeve. Kjo është rruga që propozojnë njerëzit kundër numrit të madh të ndeshjeve, mes të cilëve është edhe drejtuesi i lartë i Bajernit të Mynihut, Karl Heinz Rumenige, sipas të cilit, vendimi për ta zgjeruar në 24 numrin e skuadrave në Europian, nuk ishte i menduar mirë. Sipas administra­torit të deleguar të skuadrës bavareze, prej kohësh nuk po respektohe­n mendimet e lojtarëve. "Zgjedhjet e bëra kanë rritur ndjeshëm numrin e ndeshjeve, çka do të thotë më shumë impenjime për lojtarët. Ne si klub nuk do ta pranojmë më që turnetë të fryhen edhe më shumë, sepse kjo nuk është e mirë për atletët. Ndeshjet e kombëtarev­e janë rritur në mënyrë dramatike, dhe kjo duhet të korrigjohe­t". Rumenige shkon edhe më tej, duke sqaruar se protesta e tij nuk do të ndalet thjesht te fjalët. "Pas pak ditësh do të takohem me Federatën Ndërkombët­are të Futbollist­ëve Profesioni­stë dhe do të hartojmë një plan proteste. Do të ndërmarrim një iniciativë që nuk do t'u pëlqejë aspak FIFA- s dhe UEFA- s. Gjithashtu në mes është edhe problemi i sponsorizi­meve. Rivai ynë më i madh nuk është Borussia Dortmund, por Kombëtarja e Gjermanisë, dhe po ju jap një shembull. Ne kemi një kontratë me kompaninë "Zgjedhjet e bëra kanë rritur ndjeshëm numrin e ndeshjeve, çka do të thotë më shumë impenjime për lojtarët. Ne si klub nuk do ta pranojmë më që turnetë të fryhen edhe më shumë, sepse kjo nuk është e mirë për atletët. Ndeshjet e kombëtarev­e janë rritur në mënyrë dramatike, dhe kjo duhet të korrigjohe­t." ' Audi', por gjatë Europianit, federata i detyroi lojtarët tanë të reklamonin markën ' Mercedes'. Gjëra të tilla nuk janë të pranueshme". Gjithsesi, pavarësish­t problemeve, Bajerni i Mynihut nuk do t'i pengojë asnjëherë lojtarët për të përfaqësua­r Kombëtaren. "Do të ishte e gabuar. Unë personalis­ht kam luajtur 95 ndeshje me Gjermaninë dhe e di shumë mirë vlerën që kanë kombëtaret. Kjo vlerë nuk duhet të ridimensio­nohet nga askush, por federatat nuk kontribuoj­në asnjëherë në pagesat e lojtarëve".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania